E fton për t’a njohur me prindërit, ai e vret ne sy të tyre.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 15:22

Kelly Turner, stjuardesë e Southwest Airlines, është vrarë nga i dashuri i saj në sy të prindërve.
Prej pak kohësh ajo ishte njohur me Joseph Frederick Karr, 53 vjeç dhe çifti duket se po kalonte moment të mira, aq sa kishin planifikuar një fundjavë me familjen e Turner.

Pas një darke të kaluar me familjen dhe miqtë e saj, Kelly nisi një diskutim me të dashurin e saj i cili pasoi me sharje.

Familjarët që ishin në dhomën tjetër u ngritën për të parë çfarë ndodhte por ishte tepër vonë.

43 vjeçarja Kelly Turner ishte në dysheme pa jetë ndërsa i dashuri i saj qendronte në këmbë me një thikë në dorë.

Menjëherë pas ngjarjes ai ka rrëmbyer një Toyota dhe ja ka mbathur deri sa është kapur nga policia mëngjesin e ditës së nesërme.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Texas dy ditë më parë ndërkohë që Joseph Karr po mbahet në burg deri në seancën e gjykimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.