Një tjetër kriminel seksi!

Postuar në 05 Nëntor, 2014 15:24

A e mbani mend të burgosurin Jeremy Meeks, që u cilësua si krimineli më seksi në botë!! Ndoshta do t’iu duket e çuditshme kur të mësoni se një tjetër i burgosur, ka një ngjashmëri të paparë me të parin dhe është cilësuar po aq i bukur.

Sean Kory ka rrica, sytë i ka të gjelbër dhe u arrestua natën e Halloween-it për sulm ndaj një djali, i cili ishte maskuar si një reporter për “Fox News”.

Fotografia e tij ka bërë xhiron e botës, për vetë bukurinë që ka, por edhe për krahasimin që atij i bëjnë me kriminelin Meeks, i cili ka marrë oferta të shumta për t’u bërë model.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.