22 vjeçarja ekstraktoi spermën e të fejuarit pas vdekjes së tij për të lindur fëmijën e tyre.

Postuar në 08 Nëntor, 2014 05:52

Një grua, i fejuari i së cilës humbi jetën në një aksident me motor ka ekstraktuar spermën e tij, për të realizuar ëndrrën e tyre për ta pasur fëmijë.
Cameron Robinett, nga Tucson, Arizona, kishte shumë dëshirë për të pasur fëmijë. Por të premten e kaluar, ai u aksidentua dhe tre ditë më vonë vdiq në spital.
E shkatërruar, 22 vjeçarja Stephanie Lucas, e ka një mundësi për të realizuar ëndrrën e tyre për fëmijë, pasi ekstraktoi spermën e tij.
Menjëherë, ajo nëpërmjet internetit kërkoi të mblidhte paratë për procedurën.
Të prekur nga apeli i saj, të huajt mblodhën më shumë se 11.000 dollarë për vetëm një ditë me disa donacione anonime prej 1000 dhe 2000 euro.
“Ai donte të bëhej baba dhe unë do t’i realizoj ëndrrën”, tha ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.