Noizy rrëfen se si ndodhi aksidenti.

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka rrëfyer se pse i ka ndodhur atij aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë – Durrës, duke thënë se ai e fajëson veten pse tentoi t'i përgjigjej një telefonate.
Noiy shkatërroi totalisht veturën e tij Mercedes S-Class gjatë kthimit në shtëpi, dhe ai tregon gjithë kronologjinë e ngjarjes që e la atë në spital.
“Isha duke u kthyer nga Kosova, ku isha për të marrë një vizë pune për në Zvicër. Udhëtimin e kthimit nga Kosova e bëra bashkë me kolegen Enca Haxhia, të cilën e lashë në Vlorë”
“Ishte ora rreth 19:15, kur vazhdova udhëtimin i vetëm drejt Durrësit dhe diku rreth 3-4 km larg shtëpisë sime, pikërisht afër vendit të quajtur Ura e Dajlanit, mbaj mend që po më binte telefoni. Tentova t’i përgjigjesha dhe s’kujtoj më asgjë se çfarë ka ndodhur, derisa më kanë shpjeguar më vonë se më kishte prerë rrugën një maune në momentin e përplasjes së rrezikshme”.
“Personat prezentë në vendngjarje kanë qenë dëshmitarë të një aksidenti të frikshëm, ku unë jam nxjerrë nga makina totalisht e shkatërruar poshtë maunes. Me sa më treguan, kam dalë vetë me këmbët e mia, derisa kam mbërritur në urgjencën e Spitalit të Durrësit, ku dhe kam nisur të nxjerrë nga goja fjalët e para. Atë natë humba përqendrimin nga telefonata, ndërkohë që kam qenë pa gjumë dhe i lodhur”, theksoi Noizy për Panorama.
Sipas mjekëve Noizy është paraqitur me dëmtime të shumta në kokë e këmbë, duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Pasi ka kaluar çdo rrezik, 28-vjeçari është transportuar në pavijon, ku i është nënshtruar terapisë së post-traumës.
Add new comment