Gjërat që nuk duhet ti ndani me njerëzit.

Postuar në 12 Nëntor, 2014 09:37

Ne jemi duke jetuar në një botë të mrekullueshme, por të pasinqertë dhe delikate. Ndonjëherë është më mirë të kafshoni gjuhën tuaj dhe vetëm të buzëqeshni. Këto ajnë disa gjëra që nuk duhet t’i ndani me të tjerët:

Sekretet tuaja

Sekretet janë disa gjëra personale që nuk duhet të ndahen me të tjerët. Ju duhet t’i rezistoni tundimit për të ndarë informacione interesante me të tjerët dhe t’i qëndroni besnike vetës. Jo të gjithë do ju mirëkuptojnë, andaj disa gjëra duhet t’i mbani vetëm për vete

Jetën private

Lidhjet tuaja emocionale me partnerin, familjen, miqtë nuk duhet t’i diskutoni me të gjithë. Mendimet e tyre mund të ju bëjnë të devijoni nga rruga e zemrës dhe të bëni gabime të mëdha.

Të ardhurat tuaja

A ju pëlqen kur dikush ju pyet për të ardhurat tuaja? Besoj që jo. Kjo pyetje bëhet nga ata njerëz që vlerësojnë njeriun nga shuma e parave që ata marrin, andaj mos ndaj këtë informacion me ta

Qëllimet për të ardhmen

Më mirë se të kërkosh mendime të ndryshme për të arritur qëllimet tuaja, mendime të cilat mund të jenë të gabueshme, mos flisni për qëllimet tuaj dhe punoni që t’i arrini ato sipas mënyrës tuaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.