Shkëputet dera e avionit, shpëton mrekullisht ylli i rrokut, Bono

Avioni privat me të cilin lideri i grupit U2, Bono, po udhëtonte për në Berlin, i shpëtoi të mërkurën, një aksidenti që mund të kishte qenë tragjik.
Avionit iu shkëput dera e pasme teksa ishte ende në fluturim, por piloti arriti ta ulte pa probleme, ndërsa autoritetet thanë se ylli irlandez i rrokut nuk ishte në rrezik.
Dera, e përmasave 80 me 100 centimetra, u shkëput nga avioni teksa ishte ende në fluturim pranë aeroportit Shënefeld, në juglindje në kryeqytetit gjerman.
Ende nuk është e qartë pse ndodhi kjo dhe autoritetet gjermane po hetojnë. Në avion, përveç Bonos, gjendeshin edhe katër pasagjerë të tjerë dhe dy pjestarë të ekuipazhit, të cilët ishin nisur nga Dublini.
54-vjeçari ishte i pranishëm në një ceremoni në Berlin dhe u takua edhe me Ministrin gjerman të Zhvillimit, Gerd Myler.
Add new comment