Femrat VIP dhe sekretet për të qenë gjithmonë të bukura.

Si ja dalin femrat VIP te jene gjithmonë te bukura dhe ne forme? Edhe ato kane sekretet e tyre te veçante e shpesh te çuditshme.
Zbuloni disa gjeste te çuditshme te femrave VIP për te qene te parresitueshme.
Sekreti i Blake Lively-se për flokë te mahnitshëm
Sot ajo përdor produktet e L’Oreal Paris duke qene se është edhe imazh për këtë marke, por kur ka qene e vogël tregon se e ëma e mësoi te aplikonte majonezë tek majat e flokëve para se t’i lante me shampo. Ne këtë mënyrë ajo i mbronte ata nga agresionet e jashtme te shkaktuara nga uji apo sapuni.
Mënyra e heqjes se makijazhit sipas Lady Gaga-s
Mund t’iu duket e çuditshme, por Lady Gaga për te hequr makijazhin ka përdorur ngjitës shirit.
Sekreti i fytyrës plot shkëlqim te Scarlett Johansson-it
Për një fytyre plot shkëlqim, Scarlett Johansson-i e lante fytyrën me uthull molle. Ajo e përdorte si locion pasi e shpëlante njëherë fytyrën me ujë. Gjithsesi duhet pasur kujdes sepse ky produkt është mjaft gërryes.
Metoda anti-celulit e Halle Berry-t
Për te larguar celulitin ajo përzien xhel dushi me kafe te shtypur ne mënyrë artizanale dhe ju bën masazh zonave te prekura.
Sekreti i flokëve te Gwyneth Paltrow-t
Për flokë te drejte dhe te bukur ajo ka treguar se për t’i krehur përdor gjithmonë “loofah”, një lloj dorashke me qime kali e cila shërben zakonisht për te larguar qelizat e vdekura nga lëkura.
Sekreti anti-strija e Angelina Jolie-se
Pas lindjes se binjakeve Angelina Jolie ka pasur shume strija. Për t’i larguar ato ajo ka fërkuar vendet e prekura me kaviar të vërtetë.
Sekreti i Jennifer Love Hewitt kundër lëkurës se yndyrshme
Për te larguar yndyrën e tepërt nga fytyra ajo aplikon pak paste dhembesh si maske.
Sekreti i lëkurës se bute te Eva Longoria-s
Për te ruajtur një lëkurë te bute dhe te re ajo përdor kremra me baze placente super te shtrenjte.
Sekreti i Nicole Kidman-it për te ruajtur ngjyrën e kuqe te flokëve
Nicole nuk është nga ato qe shpenzon shume. Për te ruajtur ngjyrën e kuqërremte te flokëve ajo, pas shampos dhe kremit, i shpëlan flokët me lëng xinxifeje.
Sekreti i dhëmbëve te bardhe te Catherine Zeta-Jones
Për një buzëqeshje të mrekullueshme ajo përdor fuqinë e frutave të kuqe. Për dhembe më të bardh Catherine-a i fërkon ata me tulin e luleshtrydheve. Këto te fundit përmbajnë acid malik i cili largon njollat nga dhëmbët.
Add new comment