Kourtney Kardashian zbulon foton e kopertinës së ‘DuJour’

Fillimin e kësaj jave kemi parë setin fotografik të Kourtney Kardashian për revistën ‘DuJour’, ndërsa tani në Instagram , 35-vjecarja zbuloi foton e kopertinës, ku shfaqet tërësisht e zhveshur, teksa tregon format e saj. Ylli I reality showt ‘Keeping Up With Kardashians’ e cila është në pritje të fëmijës së tretë, ka thënë në intervistë :”Është dicka e mrekullueshmë që në të ardhmën t`I tregoj fëmijës tim këto foto, dhe të këtë mundësinë të shoh si ka qenë brenda mejë.”
Aspak e turpëruar për fotot nudo që ka realizuar Kourtney, e ka mbrojtur veten duke pohuar:”Për mua qëndrimi zhveshur përpara aparatit fotografik nuk është dicka nga e cila duhet të ndjesh turp. Jam në formën time më të mirë kur jam shtatëzanë , transformimi i trupit është një ndjenjë kaq e mrekullueshme.” Kujtojmë se Kourtney është nëna e 4-vjecarit Mason, si dhe e Penelope.
Add new comment