Vetmia aleati i vdekjes.

Postuar në 11 Dhjetor, 2014 08:56

Të moshuarit që kanë më tepër lidhje sociale mund të jetojnë më tepër se sa njerëzit që janë më të izoluar. Por sipas studiuesve, problemi nuk është vetmia si koncept.

Një studim i ri tregon se izolimi social do të thotë kontakte të kufizuara, ose mungesë kontaktesh me miqtë, apo familjarë, si dhe të pjesëmarrjes në klube, sporte dhe organizime të kësaj natyre.
Nuk është ende plotësisht e qartë, përse njerëzit me më tepër kontakte sociale mund të jetojnë më gjatë, por studiuesit sugjerojnë disa ide, veç faktit të dukshëm se në se të ndodh një infarkt psh, ke më tepër shanse për të mbijetuar, në se ke dikë afër për ndihmë.

Studimi është bërë në Britani, e ndërsa studime të ngjashme janë duke u kryer edhe në pjesë të tjera të botës, ku modelet sociale tradicionale janë duke ndryshuar.
Studimi nga Andreë Steptoe dhe kolegët e tij mbi rolin që luan izolimi social tek rreziku i vdekjes mes të moshuarve është publikuar në internet nga Akademia Kombëtare e Shkencave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.