Express: “Koha Ditore është në shitje”. Por Flaka Surroi e denoncon ‘Express-in si pseudo gazetë

Postuar në 24 Shkurt, 2014 12:40

Dje, gazeta Express e Kosovës doli me lajmin se ‘Koha Ditore” do të kalojë në duar të tjera. “Do ta blejë biznesmeni shqiptar nga Maqedonia, Lazim Destani”, u tha në lajmin e Express-it. Por nuk ka vonuar të reagojë Flaka Surroi e Kohës Ditore. Madje, reagimi ka qenë me tone shumë polemike.

 “E mahnitur me serinë humoristike e cila gatuhet në kuzhinën e një të ashtuquajture gazetë, që është kapluar nga paniku sepse regjimi po i humb, veç mundem të komentoj për mjerimin dhe mungesën e etikës së një kuazimediumi që e mban vetën duke i vjedhur informatat që i punojnë dhe i hulumtojnë redaksi të tëra, si dhe duke botuar një sërë rrenash sensacionaliste që udhëheqësit e saj me gjasë i shohin ëndërr”, ka thënë Flaka Surroi. Dhe ka garantuar se “’KOHA’, përkundër dëshirës së këtij shtypi të verdhë dhe shefave të vet politikë, NUK është në shitje”. Gërmat kapitale në frazën e fundit janë të raportimit të bërë nga gazetarët e Kohës Ditore, gjë që don të thotë se kanë dashur t’i nënvizojnë fort me synimin për ta bërë mesazhin të prerë e të qartë.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.