Bashkëshortja e Will Smith rrëfen të vërtetën: Tani do të isha në burg!
Jada Pinkett Smith, aktorja këngëtarja dhe njëkohësisht mikja më e mirë e rreperit të ndjerë 2Pac, ka dhënë një intervistë ku rrëfen të kaluarën.
Ajo është rritur në Baltimore, një vend jo i sigurtë sidomos për te rinjtë. Jada pohon:Kam humbur shumë njerëz në rrugë, vetëm kur mendoj për të kaluarën kuptoj se cfarë kam arritur. Kam bërë zgjedhje të gabuara, dhe jam përfshirë me shumë gjëra qe në moshën 13-vjecare, sepse këtë të ofronte jetesa në Baltimore. Tani do të isha në burg! ’
Ndërsa përsa i përketë martesës prej dy dekadash me Will Smith, ajo siguron se nuk ka marr fund dhe janë shumë të lumtur./E.B
Add new comment