Rikthehen netët e errësirës, nga veriu në jug pa energji elektrike. Dëmtohet sezoni turistik
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/08/02/8802_tirananan.jpg?itok=t0T5gUOF)
Rikthehen netët e errësirës, por dhe ditët ku njerëzve u duhet të durojnë temperaturat e larta të këtij fundkorriku.Kjo nuk është ndonjë gjë e pazakontë për shqiptarët por gjithsesi vitet e fundit ishin mësuar me një sistem më të rregullt të furnizimit me energji dhe mungesa e saj tanimë shkakton alarm. Zona e Kinostudios në Tiranë ka qenë pa energji elektrike. “Lapsi.al” shkruan se ka mësuar që ndërpreja ka zgjatur për më shumë se 9 orë. Por kjo nuk ka qenë zona e vetme pa energji. Kufizime me orë të tëra ka pasur edhe në disa zona në veri të vendit. Situatë e njëjtë ka qenë edhe në jug, ku energjia mungonte që prej orëve të para të ditës. Zyrtarisht nuk dihet përse është krijuar kjo gjendje, ndërsa OSHEE mburret për rritjen e treguesve të performancës. Mungesa e energjisë elektrike në pikun e sezonit turistik rrit kostot për bizneset, pasi duhet të përdorin gjenerator, por njëkohësisht largon edhe pushuesit. Ditë më parë edhe zona e Dhërmiut, një nga më të frekuentuarat në verë, ishte pa energji elektrike.
Add new comment