Nevila Xhindi këshilla për kryebashkiakun e ri: Veliaj të mos veprojë si qeveria Rama në 2013, në Bashki do gjejë dy pasuri; asetet njerëzore dhe 110 projekte
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/08/02/4453_xhindi-655x356.jpg?itok=-DaNbPCF)
Erion Veliaj do të marrë detyrën ditën e enjte me 30 korrik gjatë një ceremonie ku të pranishëm do të jenë edhe drejtuesit aktualë të Bashkisë. Ai do të gjejë në tryezën e tij të punës si Kryebashkiak projekte të lëna gati nga paraardhësi i tij Lulzim Basha. Në një intervistë për “Ora News”, nënkryetarja e Bashkisë Nevila Xhindi thotë se Veliaj do të gjejë dy pasuri në Bashkinë e Tiranës, njëra është asetet njerëzore, Drejtorët e Bashkisë së Tiranës do të jenë aty dhe thesari i dytë janë 110 projekte. Për projektet që tashmë Erion Veliaj duket se i ka gati, nga studio e “Ora News” nënkryetarja Nevila Xhindi e paralajmëroi që ti mendojë mirë, siç është ai i Parkut Kombëtar të Liqenit. “Besoj se ajo është një gjë që duhet rikonsideruar, është kundrejt çdo premtimim që ai ka bërë, është mirë të mbajë premtimet. Duket sikur e ka benediksionin e kryeministrit Rama, por dua të them që Tirana duhet të qeveriset me vizion dhe strategji të qarta”, tha Xhindi. Ndryshimi i Kryebashkiakut gjithmonë shoqërohet e largime të punonjësve, por Xhindi këshillon Veliaj të mos veprojë si qeveria Rama në 2013. “Do doja të besoja që trashëgiminë institucionale të atij institucioni që unë e quaj pasuri të mos e lëvizte asnjë. Duke pasur parasysh atë që ka ndodhur në administrratën pyublike të 2013, e dyshoj këtë gjë”.
Add new comment