U kritikua pse nuk ishte zhveshur

Postuar në 18 Nëntor, 2014 14:25

Festivali Ndërkombëtar i Filmit që është mbajtur në Santa Barbara ka mbledhur shumë aktorë të cilët kishin ardhur të shohin se kush çfarë çmimi ka fituar. Në mesin e tyre ishte edhe bukuroshja Demi Lovato, e cila është kritikuar për veshjen e saj, që sipas kritikuesve ishte e tepruar, pasi që nuk ka zbuluar pjesët më seksi të trupit të aktores

Jessica Lange është ylli holliwoodian e cila ka fituar çmimin ‘Kirk Douglas’, një çmim shumë i rëndësishëm ky të cilin e dhuron Festivali Ndërkombëtar i Filmit që këtë herë është mbajtur në Santa Barabara. Në këtë mbrëmje për ta përkrahur Jessican kishte ardhur edhe shoqja e saj Demi More.

Ndonëse Jessica ishte më e rëndësishmja e këtij evenimenti për shkak të triumfit të saj të radhës, vëmendja shkoi tek aktorja Demi More e cila shkëlqeu gjatë parakalimit në tapetin e kuq. E veshur një fustan të gjatë me ngjyrë të zi dhe me disa pika të argjendit dhe të kuqe rrezatoi para fotografëve të cilët nuk ndalonin së fotografuari për asnjë moment.

Por jo gjithë kush lavdëroi veshjen dhe pamjen e saj. Kjo pasi që aktorja është kritikuar për faktin se ishte ‘veshur shumë’ dhe nuk i ka treguar linjat e saj trupore. Këto komente e kanë çuditur shumë Demin e cila në një intervistë ka cituar se zhveshja jo domosdoshmëritë ta shton shkëlqimin dhe ka thënë se nuk pendohet për mënyrën se si është paraqitur në këtë festival.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.