Roland Lekaj, modeli që sfilon në Beijing të Kinës

I lindur në qytetin e Lezhës në vitin 1991, Rolandi mbaron studimet për ekonomik në Universitetin e Shkodrës e më pas punësohet në qendrën për gjuhë të huaja në pozitën e menaxherit të marketingut. Eksperienca e tij si model daton që në vitin 2003, ndërsa ai tashmë përvec gjuhës angleze dhe italiane flet shumë mirë edhe kinezishten. Eksperienca e tij si model fillon kështu, në vitin 2008 fiton vendin e parë në Miss & Mister Lezha, e më pas mer pjesë në shumë evente të bukurisë në Tiranë e Durrës, ndërsa më pas fiton edhe titullin si Mister Cinematography në Miss&Mister Turizmi. Në vitin 2010 ai mer pjesë në Miss&Mister Albania e një vit më vonë i vijnë ofertat për punë nga kompanitë e njohura si Hermes në Paris, K-Boxing nga Shangai, me cka vendos që të jetojë në qytetin Beijing të Kinës ku reklamon si imazh i këtyre kompanive. Krahas modelizmit Rolandi ka marë pjesë në një projekt filmik kinez i trasmetuar vetëm në Kinë, ndërsa së shpejti thekson ai se do jetë në një tjetër projekt që do trasmetohet në mbarë botën.
Add new comment