Regin, një softuer i ri i përgjimit në masë. Është përdorur në Rusi dhe në Arabinë Saudite
Symantec njofton se një tjetër softuer përgjues, “jashtëzakonisht i sofistikuar” është zbuluar dhe se ai ishte aplikuar në kompjuterët në Rusi dhe në Arabinë Saudite. Softueri, që quhet Regin, është për nga kompleksiteti i ngjashëm me Stuxnet, një virus kompjuterik që u krijua nga SHBA dhe Izraeli, me synim goditjen e mjediseve ku bëhej pasurimi i uraniumit në Iran. Symantec sqaron se ai u gjurmua në vitet 2008-2011, për t’u tërhequr dhe rishfaqur i përmirësuar në vitin 2013. Sipas kësaj kompanie, krijimi i Regin është bërë nga një shtet, jo nga individë apo subjekte private, pasi pasqyron një shkallë të njohurive teknologjike që rrallë mund të haset. Regin thuhet se u siguron survejuesve mundësinë e kontrollit masiv.
Add new comment