Reagon bashkëshorti i Mel B : ‘Nuk kam keqtrajtuar gruan time’

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 11:21

Pas akuzave që i janë bërë jo vetëm nga fansat në rrjetet sociale por edhe nga mediat, Stefan Belafonte, bashkëshorti i Mel B ka dhëne një përgjigje të shkurtër por të qartë për të gjithë . Ai pohon se asnjëherë nuk ka ushtruar dhunë fizike mbi Mel B, duke justifikuar shenjat që gjendeshin në trupin e këngëtares.

 

Stefan shkruan :”Këto janë akuza pa baza. Mel ka qenë shumë e sëmurë keto ditë dhe na janë dashur një grup mjekësh për ta shëruar. Asnjëherë nuk do të ushtroja dhunë mbi të. Është një e pavërtetë e neveritshme. ” Ndërsa kujtojmë se shenjat në trupin e këngëtares janë parë në natën finale të konkursit të talenteve të reja ‘X-Factor’, ku Mel B është parë pa unazën e martesës në gisht.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.