Ministria e Kulturës njeh zyrtarisht Monarkinë...
Thagmat që dalin nga zyrat e shtypit të administratës shqiptare janë për t’u shënuar për nivelin e amatorizmit dhe injorancës që reflektojnë, ndonëse kryeministri I tanishëm ka stigmatizuar jo pak qeverinë e mëparshme për gafa të këtij lloji. Nëse do t’i referohemi një njoftimi të sotëm të Ministrisë së Kulturës, Shqipëria është Monarki dhe jo Republikë Parlamentare. Teksa njofton prishjen e një ndërtimi të paautorizuar pranë Kinema Millenium-it në Tiranë Ministria e Kulturës thotë se “Në ankesën e dt 20.07.2015 paraqitur nga Familja Mbretërore e Princ Leka II Zogu shprehet shqetësimi për ndërtime pa leje nga shoqëria “Ida” shpk në ambientet e Lulishtes Mbretërore pranë Kinema Millenium, pronë e Familjes Mbretërore”. Pra në një shkresë zyrtare të shtetit shqiptar citohet nominalisht “Familja Mbretërore e Princ Leka II Zogu”, çka në fakt nuk është statusi ligjor i ish-familjes Mbretërore. Këtë status ajo e ka fituar në vitin 2003 pas propozimit të një grupi deputetësh, çka bëri të mundur edhe kthimin e Leka Zogut në Shqipëri dhe familjes së tij. Në këtë ligj përcaktohet se me ish-Familje Mbretërore kuptohet familja e trashëgimtarëve të ish-Mbretit Zog I dhe ish-Mbretëreshës Geraldinë, duke përfshirë edhe pasardhësit e tyre. http://www.qbz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Ligj%20Nr%209063%20Dat%C3%AB%2008-05-2003.htm
l.m
Comments
fjala greke monarki nuk ishte
Me siguri, semundje
Me siguri, semundje profesionale e ministres - perkthyese.
PS: Lol
Ne castin qe njeh dike per
Ne castin qe njeh dike per princ dmth qe njeh babane per mbret. Monarkia nuk eshte me greke por nderkombetare.
Pse beni sikur
Pse beni sikur nuk e kuptoni ...
Ministrja e di mire qe stema e Kryeministrit, pra dhe e Kryeministrise, ne cdo dokument zyrtar eshte ajo e Mbreterise e vitit 1928, cka tregon shume....... dhe jo ajo e Kushtetutes dhe as origjinalja e Gjergj Kastriotit qe duhet te ishte stema e jone. Nje turp qe per 1,5% te votave te Legalisteve Shoku Sali hesht.....
Persa i perket titullit te trashgimtareve te Ahmet Zogut zyrtarisht nuk mund te jete ky qe perdoret nga qeveria. Ata jane thjesht pretendent te fronit qe nuk ja u a njeh Kushtetuta. Shikoni shembullin e Italise e Greqise. Ne Itali ata u lejuan te kthehen pasi publikisht u shprehen se njohin Italine Republike dhe nuk kane pretndime, ne Greqi me keq akoma.
Persa i takon ndertimit pa leje gjeni kush eshte pronari, kush e lejon dhe pastaj flisni
Stafi i Respublica-s duhet të
Stafi i Respublica-s duhet të informohet.
Në vitin 2003 [PS në qeverisje], Kuveni i Shqipërisë me 73 vota pro, 3 kundër dhe 6 abstenim Ligjin Nr. 9063. Ky ligj i njeh familjen ish mbrettit Zog I dhe mbretëreshës Geraldina si "ish-familja mbretërore shqiptare" [http://www.ikub.al/LIGJE/305080004/Article-Per-statusin-e-trashegimtarev...Çdo institucion shtetëror duhet ti drejtohet kësaj familje si "ish-familja mbretërore" në dokumentet zyrtare.
Nuk ka asnjë lajthitje të Ministrisë së Kulturës, po respektojnë vetëm ligjin, vetëm se duhet të shtojnë parashtesën "ish" ashtu siç e dikton ligji, që është ende në fuqi.
Ka lajthitje qe cke me te.
Ka lajthitje qe cke me te. Nuk ka Familje Mbreterore ne Shqiperi. Ate (ISH) e percakton ligji dhe jo humori i nje ministreje. Ndaj ne jemi shume te informuar. Ministria me sa duket Jo.
Eshte ky ish- qe ben
Eshte ky ish- qe ben diferencen. Zonja ministre e ka pa ish-.
Add new comment