Mësuesja tradhton partnerin me nxënësin, zbulohet nga selfie.
Hoqi dorë nga detyra e saj dhe tashmë po përballet me një proces gjyqësor pasi kryeu marrëdhënie seksuale me një nxënësin e saj. Protagoniste e kësaj ngjarje është një mësuese amerikane biologjie, e cila jeton në Pasadena, një qendër e vogël pranë Houston, në Texas. 24 vjeçarja Ashley Zehnder, prej disa kohësh ishte lidhur me Gane Whitney, por e tradhëtonte atë me një nxënës 17 vjeçar, pikërisht në zyrën e saj. Ky fakt u zbulua nga një fotografi e nxehtë “selfie” të cilën ia kishte dërguar nxënësit të saj, por kjo gjë u zbulua nga i dashuri i saj dhe më tej u prezantua tek autoritetet e shkollës. Gruaja u denoncua për ngjarjen dhe u shkarkua menjëherë nga puna. E arrestuar, ajo mori përgjegjësitë e saj si dhe pagoi një gjobë prej 10 mijë euro. Por pikërisht për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit seksual me nxënësin, rrezikon burgun.
Add new comment