Jeleku antiplumb i së ardhmes, me ujë

Shkencetarët polakë, nga Instituti Moratex i Teknologjisë së Sigurisë janë duke zhvilluar një jelek mburoje likuid që forcohet në goditje, duke mbrojtur në këtë mënyrë trupin nga plumbat.
Një nga koordinatorët e projektit, Karolina Olszewska, shpjegon se si funksionon. "Ky likuid është ndryshe nga të tjerët në faktin që viskoziteti i tij ndryshon me rritjen e forcës së aplikuar. Ky viskozitet rritet falë grimcave në strukturën likuide, rrjedhimisht ato formojnë një barrierë kundër çdo faktori të jashtëm penetrues".
Për momentin, sipas testeve laboratorike, mburoja e trupit mund të rezistojnë ndaj predhave që udhëtojnë me shpejtësi rreth 900 metra në sekond.
Sipas kërkuesve, kjo teknologji ka shumë aplikime, përtej asaj që përdoret për mbrojtjen e trupit.
Ajo mund të përdoret për shtesa mbrojtëse në veshjet sportive ose edhe për të ndërtuar veshje të tëra. Një përdorim tjetër mund të jetë edhe në parakolpet e makinave ose barrierat e rrugëve.
"Ora-News"
Add new comment