iPhone i pajisur me një software që vetëaktivizohet dhe mbledh të dhënat personale të poseduesit

Postuar në 23 Janar, 2015 12:16

iPhone është i pajisur me një softëare që vetëaktivizohet dhe që mbledh të dhëna personale për poseduesin. Kjo deklarohet nga ish-kontraktori i CIA-s, Edward Snowden, që për këtë arsye e shmang përdorimin e një iPhone. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ruse “Sputnik”’që citon avokatin e tij, Anatoly Kucherena. Të dhënat e publikuara nga Snowden duket se janë tejkaluar tanimë si debat i i nxehtë në Perëndim, përderisa edhe përfaqësuesi i “Google”, Eric Schmidt, ka deklaruar në Forumin e Davosit se interneti do të bëhet kaq prezent në jetën e njerëzve, saqë ai praktikisht “do të zhduket”. Në këtë kuptim koncepti i privatësisë po tjetërsohet dhe po në këtë kuadër, në Davos, është diskutuar për botën e survejimit të të plotë dhe permanent që po vjen. Ka edhe që e përkrahin këtë ide, pasi “nën mbikëqyrje njerëzit sillen më mirë”(http://sputniknews.com/science/20150123/1017263652.html).
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.