I paralizohet krahu 21 vjeçares, pas pickimit nga merimanga

Postuar në 01 Nëntor, 2014 11:40

Një 21 vjeçare është shtruar për katër ditë në spital, pasi një merimangë e kishte pickuar në krah. Ndonëse ajo nuk i kishte dhënë rëndësi të madhe pasi kishte qënë duke fjetur gjum, teksa ishte çuar në mëngjes kishte vënë re se krahun nuk e lëvizte dot.
E reja ka treguar të gjitha dhimbjet që ndiente e ndërsa si kujtim tashmë ajo ka një njollë të madhe. Lauren Reid nga Birmingham, pasi është pickuarështë paralizuar në pjesën e krahut dhe është dërguar me urgjencë në spital.
“Isha në shtrat dhe po flija gjumë, kur ndjeva se diçka më pickoi në krahun e majtë. Kur hapa sytë dhe pashe një top me qime të zeza, por nuk i dhashë rëndësi dhe vazhdova të flija.
Kur u zgjova në mëngjes, dhimbja ishte e papërshkrueshme dhe krahu më ishteparalizuar aq keq, saqë nuk mund ta lëvizja dot fare”, ka thënë e reja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.