Hawking mendon se Inteligjenca Artificiale rrezikon rracën njerëzore

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 17:40

Fizikani i njohur britanik, Stephen Hawking, ka tërhequr vëmendjen e opinionit me pohimin se zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, mund të parathotë fundin e rracës njerëzore. Deklarata e tij lidhet jo me zhvillimin e formave elementare të IA-së, por me ato projekte që synojnë të inxhinerojnë makina të afta të kalojnë edhe njeriun. “Njerëzit, që janë të kufizuar me një evolucion biologjik të ngadaltë, nuk do të mund të konkuronin dhe do të zëvendësoheshin”, thotë Hawking. Ka nga ata që nuk mendojnë kështu. Rolo Carpenter, krijues i Cleverbot mendon se teknologjia dhe zhvillimi i saj do të japë zgjidhje për shumë probleme. 

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

<p>këtu ka të drejtë!!</p><p>IA e shkëputur nga njeriu do ta njohë si kundërshtar ose të panevojshëm atë,kështu që do ta eleminojë,por një ndërthurje e të dyjave do të bënte që as njëra e as tjetra të mos kenë frikë!ndërthurja e të dyjave do të shuante çdo armiqësi!!çdo rrezik!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.