Hakerohet edhe sistemi kompjuterik i centralëve atomikë të Koresë së Jugut
Lufta kibernetike mes Koresë së Veriut, SHBA-së dhe Koresë së Veriut ka mbërritur deri në thyerjen e kompjuterëve të centralëve bërthamorë në Korenë e Jugut. Sulmi nuk ka arritur gjithsesi të depërtojë në të dhënat kryesore dhe sipas agjencive shtetërore koreanojugore, nuk ka asnjë rrezik për të 23 reaktorët bërthamorë të instaluar në vend. Dyshimet për sulmin shkojnë tek Peniani zyrtar, i përfshirë edhe ai së fundmi në përballje me ShBA-të, pas sulmeve rë kryera ndaj Sony Pictures që çoi në pezullimin e filmit “Intervista”. Pas këtij akti, linjat e internetit të Koresë së Veriut dolën jashtë funksionimi dhe me këtë rast, ngjarja u pa si një kundërpërgjigje e SHBA-ve. Për t’u rikthyer te lajmi i hakerimit të sistemit kompjuterik të Centrallit nuklear të Koresë së Jugut, zyrtarë të këtij vendi janë shprehur 100% të sigurtë se “asnjë haker nuk mund të arrijë ndërprerjen e punës së centraleve pasi sipas tyre sistemi i monitorimit dhe kontrollit është tërëisht i pavarur.
Add new comment