Google do të njoftoj përdoruesit për informacionet e larguara nga rezultatet e kërkimit

Individët duhet të kenë të drejtë për të larguar informacionet personale të vjetruara nga makina e kërkimit ishte ky vendim i marr muajin e kaluar nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian (GjDBE). Kjo gjë do t'iu bëhej e mundur individëve nga një plotësim i formularit online nga Google që kërkonte nga përdoruesit paraqitjen e kërkesës për largimin e informacioneve të vjetruara dhe të dëmtuara.
Mbas këtij vendimi të marr Google është duke marrë hapa për t’u siguruar që përdoruesit në Evropë e dinë që disa rezultate të caktuara të kërkimit janë larguar.
Sipas The Guardian, Google është duke planifikuar që të përfshijë një indikacion në faqet e rezultateve të kërkimit që t’ua bëjë me dije përdoruesve që disa lidhje janë larguar, ngjashëm sikur që i trajton rezultatet e kërkimit që mund të çojnë në përmbajtje të kopjuar pa autorizimin e autorit origjinal.
Më parë e kuptuam që lidhjet e larguara me sukses do të largohen vetëm nga rezultatet e kërkimit që shfaqen në versionet specifike të Google për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, por këto rezultate ende do të jenë të dukshme në Google.com.
i.h
Add new comment