Gary Oldman “kapet mat” në deklarata me përmbajtje antisemite. Por kërkon falje, madje pranon me zë të lartë se “hebrejtë janë populli i zgjedhur”

Postuar në 25 Qershor, 2014 16:22

Aktori i mirënjohur britanik Gary Oldman është përfshirë së fundmi në një situatë jo pak të sikletshme për shkak të disa komenteve në një intervistë dhënë për “Play Boy”. Ai është pyetur për gjendjen e Mel Gibson, aktorit tjetër, që kohët e fundit po kalon një periudhë të vështirë. Komentet e Oldman janë kuptuar pak a shumë kështu: kjo e Gibson është pasojë e kontrollit të Hollywood nga hebrejtë, meqë mbrojtja e tij nënkupton edhe mbrojtjen e sharjes që Gibson ka bërë për hebrejtë në gjendje të dehur. Por Lidhja Kundër Shpifjes ka reaguar. Madje kreu i saj, Abraham H Foxman ka korrigjuar se: “Përjashtimi i Mel Gibson nga Hollywood është si pasojë e shfaqjes prej tij të përçmimit dhe urrejtjes”. Dhe Oldman ka nxituar të lëshojë një deklaratë përmes së cilës kërkon ndjesë për rrjedhojat e komenteve të tij. Madje Oldman ka shkuar më tej duke theksuar vuajtjet e hebrejve dhe duke pranuar se “natyrisht ata janë populli i zgjedhur dhe të parët që dëgjuan zërin e Zotit”. Dhe ky reagim kur ai në intervistë deklaroi se “të qenit politikisht korrekt është një broçkull”. Por me sa duket fjalët kanë shumë vlerë në Perëndim.

http://www.theguardian.com/film/2014/jun/25/gary-oldman-apologises-in-an...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.