Detekt, softueri kundër përgjimit

Amnesty International ka hedhur në qarkullim një program që mund të gjurmojë softuerët përgjues që përdoren nga qeveri të ndryshme, sidomos për qëllime të mbikëqyrjes së kundërshtarëve politikë. BBC-ja raporton se për krijimin e këtij softueri ka bashkëpunuar me Electronic Frontier Foundation, Privacy International dhe Digitale Gesellschaft. Softueri do të shpërndahet falas dhe versioni i parë i Detekt është programuar për t’u përdorur në kompjuterët bazuar në Windows, meqë është numri më i madh.
Add new comment