Brazili i thotë STOP! ndërhyrjes së shtetit në tregun e internetit.

Postuar në 09 Maj, 2014 07:53

Në Brazil u mbajt  konferenca  mbi industrinë e internetit në tërë globin. Në thelb të kësaj konference ishte kontrolli i WWW-it në të ardhmen. Shumica e pjesëmarrësve ishin dakord se ka ardhur koha që kontrolli i qeverive mbi Internetin të reduktohet. Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, u angazhua për mbajtjen e kësaj konference, qëllimi i të cilës është të trajtojë temat e rëndësishme të muajve të fundit, midis të cilave edhe kontrollin e NSA-se mbi trafikun global të internetit. Sic është bërë e ditur prej Snowden, NSA ka pasur kontroll të gjerë në trafikun blogal të internetit, duke prekur të dhënat personale të qytetarëve jo vetëm amerikanë. Konferenca arriti në përfundimin se kompanitë, akademikët, teknikët dhe përdoruesit duhet kenë të gjithë një rol te rëndësishem në mbikqyrjen e internetit me qëllim mbarëvajtjen e Internetit në të mirën e publikut. Kompani si Google apo Facebook thonë se kjo është thelbësore për të nxitur risi, për të zgjeruar kufijtë e internetit dhe "për të mbajtur bizneset e tyre në rritje" .  

"Fokusi ynë është për sigurimin, të qënit të lirë dhe të hapur" tha Ross Lajeunesse , kreu i Google-it për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Kompanitë e internetit kanë frikë se ndërhyrja e qeverisë mund të dëmtojë biznesin e tyre në tregun  botëror. Pas zbulimeve se Shtetet e Bashkuara kishin vëzhguar të dhënat personale, Rousseff u përpoq për të detyruar ata për të ruajtur të dhënat mbi përdoruesit brazilian në vend. Kjo ishte një shtysë e madhe që Rousseff të merrte vendimin për organizimin e kësaj conference që ishte në interes të madh të tërë shteteve. Pjesëmarrësit e NETMundial do të takohen përsëri më vonë këtë vit në konferencat e organizuara nga Forumi për Qeverisjen e Internetit dhe të ITU-së. Kjo konferencë është parë gjerësisht si një hap i vonuar drejt një administrimi të globalizuar të web-it por që arriti merrte një sërë nismash. Për momentin kjo konference nuk ka patur asnjë reflektim në Shqipëri. Nuk dihet nëse Shqipëria ishte prezente apo jo...

Në Shqipëri roli i entit rregullator (AKEP) nuk është ndjerë për këto tema kaq të rëndësishme. Në muajt e fundit është trajtuar në media tema e bllokimit të aksesit të publikut të gjerë ndaj disa faqeve të quajtura "të jashtëligjshme". Ashtu sic kemi raste të qarta të indiferencës së AKEP për kostot e abonimeve apo mashtrimet që u bëhen publikut në paketat e ndryshme të ofruara. Në vecanti mund të përmendim edhe rritjen e kostos së abonimit të numrit fiks të Albtelecom në 840 Lek në muaj pavarësisht konsumit mujor të qytetarit. Kjo rritje duket qartasi kundra interesit të qytetarit sidomos në një kohë kur ka vende si Franca ku thirrjet telefonike ndaj numrave shqiptarë janë totalisht falas (jo në cdo operator francez për të qënë të saktë!). Ku është AKEP-i në këtë rast?

 

M.C

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Eshte shume e vertet sepse me thane te shpis dhe vendosem familjarisht ta heqim fare numrin fiks. Nuk e di ca ben ky shteti yne qe lejon keta turqit te na vjedhin kaq haptazi. Ne vend qe te ulen tarifat keta plehrat i rrisin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.