Anisa, e dyta në Miss Globe.

Ditët e zhurmshme dhe turneu nëpër Shqipëri me bukuroshet e botës, gjatë dy javëve të fundit, kanë marrë fundjavën që lamë pas me zgjedhjen “Miss Globe”.
Bukuroshja kanadeze, Jacqueline Wojciechowski, 22 vjeçe, ka marrë shumicën e votave të jurisë dhe ka fituar kurorën e më të bukurës së Globit në këtë edicion të 41-të të spektaklit, i 11 i organizuar në Shqipëri.
Përfaqësuesja shqiptare, Anisa Petrela, ka marrë kurorën e shoqërueses së parë të Miss Globe për këtë vit.
Shoqëruesja e dytë u shpall bukuroshja kolumbiane, Maria Cristina Vergara Navarro.
Zania Linton nga Trinidad Tobago ishte shoqëruesja e tretë, derisa shoqëruesja e katërt u shpall kinezja Wu Zhen.
Add new comment