Kundër protestës, meqenëse “kjo është hera e parë”

Postuar në 28 Mars, 2016 17:36

Botuesi i gazetës “shqiptarja.com” dhe pronar i “Tv Report”, Carlo Bollino, shkruan sot për protestën që po zhvillohet te Parku i Liqenit Artificial. Bollino vlerëson se reagimi i tanishëm i shoqërisë civile, për të cilën përdor thonjëzat, është atipik dhe i pazakontë po të shohësh historikun e Shqipërisë. “Mobilizimi politik kundër ndërtimit të këndit të lodrave në parkun e liqenit artificial fsheh një hipokrizi që në fund të fundit të lodh. Shqipëria është e dërrmuar prej vitesh nga ndotja mjedisore e shkaktuar nga fabrika që prodhojnë pa filtra, nga puset e naftës (duke filluar që nga ata shtetërorët) që nxjerrin pa asnjë masë mbrojtje, që nga punishtet e lëkurëve që hedhin në mjedis solucione helmuese vdekjeprurëse, që nga importi i makinave dhe autobusëve aq ndotës sa janë deklaruar të jashtëligjshëm në çdo vend të Europës, që nga menaxhimi inekzistent i mbetjeve urbane, që nga derdhja në lumenj i ujrave të zeza të institucioneve publike dhe vilave private, deri te një shtrirje e pamatë e ndërtimeve pa leje (dhe lista mund të vazhdonte gjatë). E megjithatë nuk mbahet mend asnjë veprim i vetëm social kundër këtyre fenomeneve korrupsioni mjedisor që vazhdojnë të pashqetësuar prej dy dekadash. Nuk kujtohet as ndonjë protestë kundër masakrës së pyjeve shqiptare, të zhvilluar qetë qetë në pyjet e veriut të Shqipërisë dhe as mbahet mend një projektligj i propozuar nga PD për t’i shpëtuar. Papritur “shoqëria civile” rizbulohet ambjentaliste dhe sulet kundër parkut të lodrave dhe proteston prej disa ditësh kundër rripit të çimentos të gjërë rreth 70 centimetra, që shërben si bazë në këndin e lodrave. Sapo përfundon protesta, të gjithë shkojnë e ulen në lokalet (ndërtime me tulla e çimento) të ngritura po brenda parkut, të ndjekur nga deputetë e këshilltarë të PD-së. Kjo hipokrizi duket se ka bërë të lindë betoni i djathtë (i lejuar) dhe betoni i majtë (i ndaluar)”, shkruan Bollino.

Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Protesta kundër TEC-it të Vlorës nuk ishte e vogël(http://www.balcanicaucaso.org/aree/Albania/Valona-insorge-contro-l-itali...), pa folur për protestën e armëve kimike, e cila shkonte përtej konsideratave për mjedisin.
Sado instruemntale të jetë loja e PD-së në këtë çështje, ajo është e dobishme sa kohë i thotë “jo” betonizimit. Këtë gjuhë përdorën edhe përfaqësues të pushtetit para disa ditësh, por ja që protesta vazhdon. Madje sikur po zgjerohet.

Comments

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Po ky kadosh italioni ka i di kaq mir kto punt e Tirones?

Submitted by tomi (not verified) on

Respublica, c'keni qe merreni me te ziun Carlo; ai thjesht po kerkon ''kocken" e rradhes. Na doli edhe italiani pro pushtetit tani. Ku mund ti gjeje opozita kauzat pervec se tek veprimet e qeverise o Carlo ziu??? Nuk kam ndonje simpati per kete opozite qe deri dje ishte pozite, por edhe te shfrenohet propaganda ne kete menyre sa qe te thirret ne kauze edhe Carlo kunder opozites; kesaj i thone o kasolle ku na mblodhe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.