hipokrizia

Hipokrizia jonë po bëhet më e rrezikshme se çdo lloj dhune

Postuar në 08 Janar, 2022 17:14

Ka mjaftuar një jë episod dhune në selinë e e Partisë Demokratike që të shpallet me vrik shpellari i përhershëm që kërcënoka demokracinë tonë. Një demokraci e shkreta që përthyhet përditë në dhunën,  si element kohezioni në shoqërinë tonë që udhëhiqet nga hipokrizia. Sot, shumëkush pa dhunën e Berishës, anakronikut permanent. Askush nuk pa potencialin dhunues të Lulzim Bashës dhe  të vetëve që pajisën me paramilitarë një seli partie.

Hipokrizia e përgjithshme ndaj një dhune të rreme

Postuar në 11 Maj, 2019 21:58

 

Në vend se të diskutohet perspektiva e opozitës në këtë përballje ku është futur dhe me këtë rast e vendit mbarë, një pjesë e madhe e diskutimit medatik përqendrohet te aktet e dhunës që shoqërojnë protestën e saj.  Meraku i madh se po hidhen ca shishe molotov, se po nxihet me pak tym dera e kryeministrisë, apo se u dëgjuan ca kapsolla, vijnë si një vajtim fisnikësh dhe të përkorësh në një shoqëri që ditë përditë ka si lajm kryesor vrasjen, drogën, dhunën, akuzën, përbaltjen, vjedhjen, në televizor, jashtë tij, në kryeqytet dhe në periferi, në emigracion, në Europë e në botë.

Kundër protestës, meqenëse “kjo është hera e parë”

Postuar në 28 Mars, 2016 17:36

Botuesi i gazetës “shqiptarja.com” dhe pronar i “Tv Report”, Carlo Bollino, shkruan sot për protestën që po zhvillohet te Parku i Liqenit Artificial. Bollino vlerëson se reagimi i tanishëm i shoqërisë civile, për të cilën përdor thonjëzat, është atipik dhe i pazakontë po të shohësh historikun e Shqipërisë. “Mobilizimi politik kundër ndërtimit të këndit të lodrave në parkun e liqenit artificial fsheh një hipokrizi që në fund të fundit të lodh.

Subscribe to RSS - hipokrizia