“Qeverisja globale dështoi me pandeminë”

Postuar në 08 Prill, 2021 15:50

Vendet më të pasura po dështuan në provën e solidaritetit global, në të cilën i vuri pandemia Covid-19. Ky është konkluzioni i Amnesty International në raportin e saj vjetor, në të cilin akuzon Kinën dhe vende të tjera se kanë shfrytëzuar pandeminë për të minuar të drejtat e njeriut.

Në krye të organizatës është rishtas francezja Agnès Callamard.

“Në këtë pikë të pandemisë Covid-19, edhe udhëheqësit më të zhgënjyer do të përpiqeshin të mohonin që sistemet tona shoqërore, ekonomike dhe politike kanë dështuar", tha ajo për France 24.

Callamard u zgjodh sekretare e Përgjithshme e Amnesty International në fund të marsit.

Eksperte e të drejtave të njeriut, Callamard thotë se gjatë pandemisë, shumica e qeverive kanë "dështuan në raport me kategoritë më vulnerabël si të varfrit dhe gratë".

Raporti vjetor i Amnisty International konkludon se kriza shëndetësore nxori në pah politikat jofunksionale dhe se bashkëpunimi ishte e vetmja mënyrë për të ecur përpara.

Që kur rasti i parë i Covid-19 u shfaq në Kinë, pandemia u ka marrë jetën gati 2.9 milionë njerëzve dhe ka infektuar të paktën 130 milionë të tjerë në të gjithë botën.

Pavarësisht apelit të përsëritur për solidaritet global nga organizatat ndërkombëtare, shifrat tregojnë për rritjen e pabarazisë në aksesin ndaj vaksinave.

Comments

Submitted by mos! (not verified) on

nuk na the ndonje gje qe nuk e dinim o shefe.
skemi pritur e presim ne fakth ndonje gje nga globalizmat qe udheheq EU SHBA e ku e di une ... nje qere me organizata qe kane bere se keto vetem kane deshtuar historikisht.
pyesni bosnjen po qe se keni dyshime.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.