Tahiri flet për vrasjen e turistëve, krimin ia faturon sistemit të drejtësisë: Nuk duhet të kujtohemi për atë që ndodh, kur ka krisma
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur te “Të paekspozuarit” drejtuar nga Ylli Rakipit në “Ora News”, për vrasjen e dy turistëve çekë në veri të Shqipërisë. Ministri Tahiri ka akuzuar sistemin gjyqësor për vendime të gabuara, që sipas tij, në shumë raste u ka dhënë liri kriminelëve. “Kam shqetësim së pari si qytetar dhe më pas si deputet dhe ministër, për mosfunksionimin e sistemit gjyqësor. Unë besoj se nuk duhet të kujtohemi për atë që ndodh, kur ka krisma. Duhet të kujtohemi kur krisma të heshtura të gjyqësorit shkaktojnë këto situata. Ka shumë raste kur kriminaliteti kthehet, për shkak të vendimeve të gabuara të gjyqësorit. Rasti konkret është filmi tragjik për jetën e turistëve çekë, për autorin dhe familjen e tij dhe na tregon, për punën e madhe që duhet të bëjmë. Ai është filmi i një djali të mitur që sipas meje, nuk ka kryer të gjithë dënimin, por është ledhatuar nga drejtësia dhe i mori jetën dy turistëve të huaj”, është shprehur ministri.
Ndërkohë, ministri ka sqaruar se policia po mbulon territorin aq sa është e mundur, dhe nuk mund të jetë në çdo destinacion turistik, pasi kjo nuk ndodh as në botë. Ndërsa, ka shtuar se zona ku u vranë 2 turistët çekë nuk është zonë me risk të lartë.
Comments
Shume e vertete qe ngjarja e
<p> Shume e vertete qe ngjarja e ndodhur nuk fillon aty ku ndihen krismat , por as aty ku thote z. Minister, tek drejtesia ! Po te thellohesh me shume dote gjesh nje morri faktoresh qe nga standarti i jeteses ne zonat e thella, niveli i kultures se banoreve te zones , niveli edukimit arsimor , nivlei i varferise zones ku po ti shtosh dhe e " edukimin " e marre ne institucionet e vuajtjes se denimit ku me siguri ka pasur " instruktore te certifikuar " ne fushen e krimit e deri tek drejtesia , qe nje " kuader aq te pergatitur " nga shoqeria Shqiptare kete produkt do te sjelli. Sa per ate individ te braktisur deri dhe nga familja eshte lehtesisht e kuptueshme se cfare niveli ka , mjafton te analizosh ato cka ai ka deklaruar ! Ky eshte nje problem i mprehte qe duhet kurruar sa me shpejt s pa degjuar ndonje tjeter thagme !</p>
O Arben, sipas teje i bie qe
O Arben, sipas teje i bie qe Gjermania mos ti Füße fare Shqiptaret ne kufi sepse po te llogarisesh faktoret qe permend ti do vrasim te gjithe ne Evrope dhe cdo lirilevizje do quhej neglizhence qe cenon sigurine. Idiot!
Add new comment