Nuriu i Bagdadit dhe ata të Tiranës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/4546_how-iraq-pm-nuri-al-maliki-defined-limits-of-us-power.jpg?itok=ACx6VBTS)
Nëse lufta për Bagdadin do të ishte mes dy fraksioneve islame, atëherë kjo është diçka që Lindja e Mesme ka shekuj që e ofron. Por së fundmi amerikanët bënë një investim për të sjellë ndryshim në hapësirën që dikur quhej Gjysëm Hëna pjellore, për shkak të tokave të begata, e sot ofron vetëm shkretëtirë dhe revolta. Mijëra amerikanë dhe aleatë të tyre të vrarë, mijëra miliarda të shpenzuara, për të bërë të mundur një Irak demokratik si shembull në rajon. Ndodhi më e keqja. Nuri Al Maliki, përfaqësues i shiitëve që bëjnë shumicën e Irakut dhe vëllezër shpirtërorë me iranianët, kërkoi të marrë revanshin mbi sunitët nga vinte Sadam Huseini. Nuriu i Bagdadit, në vend të krijonte kohezionin mes fraksioneve të popullsisë, zgjodhi rrugën që kanë një mijë e shtatëqind vjet që bëjnë nga ato anë: sundimin me dorë të hekurt, nëpërmjet qehallarëve. Në vend të bashkëpunimit, iu ofroi sunive luftën edhe atëherë kur protestonin paqësisht; kufizoi kurdët, kur këta pranuan për hir të gjeopolitikës të mos kërkonin pavarësinë. Rezultati, është që një grusht fanatikësh, kanë grumbulluar rreth vetes sunitët, dhe nën vështrimin indiferent të kurdëve, po u qasen dyerve të Bagdadit. Nuriu i Bagdadit, i vënë shah-mat, iu kërkon amerikanëve ndihmën ajrore, a thua se këta janë aviacioni i tribuve shiite. Dhe kur këshilla e Kerrit ishte bashkëpunimi mes etnive, Nuriu bëri karshillëk dhe iu kërkoi rusëve avionë dhe iranianëve trupa, duke zgjedhur përplasjen. Nuri Al Maliki e shpërbleu me mosmirënjohje investimin perëndimor, dhe çka do arrijë është shumë pak. Me një popullsi sunite të mirëmotivuar, më shumë se nënshtrim të tyre, ka mundësi të krijojë situatën stacionare si në Siri, që do të thotë në praktikë, mosekzistencë e Irakut. Ndërkohë, dëmi që i sjell SHBA-ve është minimal. Një superfuqi, është gjithmonë në gjendje të sjellë erën në favor të saj dhe ku të jetë ajo, është kreu i tavolinës. Për ata që janë të vëmendshëm ndaj teatrit lindor, duhet të kenë kapur deklaratën e kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu, i cili sillte në vëmendje kohën që ka ardhur për pavarësinë e kurdëve. Bëhet fjalë për një popullsi prej 35-40 milionë frymësh, e besimit islam, kristian dhe jude, të vendosur në territor homogjen shtrirjeje, që iu është premtuar pavarësia një shekull përpara, e për arsye gjeopolitike nuk e kanë marrë. Ndryshe nga ç’ndodh në atë hapësirë, kanë qasje tolerante ndaj femrave, janë luftëtarë të klasit të parë, dhe qeliza e shtetit të tyre embrional në veriun irakian, ka treguar se janë funksionalë dhe vuajnë më pak nga sëmundja e korrupsionit, aq e përhapur në lindje. Një përkrahje amerikane ndaj tyre, do të hidhte në erë Irakun, duke e lënë Nuriun të qeveriste një principatë shiite nën zjarrin e sunitëve; Siria e Asadit do të pushonte së ekzistuari si entitet ndërkombëtar; Iranit i shkonte lufta brenda shtëpisë. Dhe të gjithë këtë, SHBA-të e arrijnë vetëm me një të shkelur të syrit, kurdëve. A mund të jetë ky një opsion i së ardhmes? Asgjë nuk është e përjashtuar, aq më shumë kur kemi të bëjmë me korrigjimin e një padrejtësie historike ndaj kurdëve. Vetëm 25 vjet më parë ekzistonin Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia, që ngjanin se do të jetonin në shekuj. Cili është mësimi që vlen për shqiptarët nga turlia irakiane? Është bërë e modës që të përsëritet në mënyrë papagalleske se jemi populli më proamerikan, se jemi aleatë të tyre, e të tjera folklorizma. E vërteta është se deri më sot, SHBA ka qenë mentori e bamirësi ynë dhe i Kosovës. Në shkëmbim ne kemi ofruar sherre me prapavijë të dyshimtë kur bëhej fjalë që privatizimet t’u shkonin shoqërive amerikane. Së fundmi, protesta ndaj armëve kimike siriane, ku gjimnazistë pa diplomë pjekurie, të kryesuar nga ekologjisti Sazan Guri që ka argumentuar dobinë e prishjes së Kopshtit Botanik, shtrënguan qeverinë e sapoinstaluar të mos i pranonte. Ajo që erdhi, nuk ishte gjë tjetër veçse dobësim i pozitave të Shqipërisë në planet e Uashingtonit. Armët kimike siriane po shkatërrohen. Ata që humbëm jemi ne. Dashuria e SHBA për ne, ka nevojë për prova, që është e ndërsjellë. Në të kundërt, e vetmja superfuqi e planetit, ka gurin dhe arrën në dorë, t’i zhvendosë favoret e saj ndaj një shteti tjetër fqinj. Ku të humburit e mëdhenj do të jemi ne. Ndaj, nga gafat e Nuriut të Bagdadit, duhet të vënë mend edhe nurinjtë e opozitës në Tiranë, që me mendjelehtësi trurabecke për hir të një politike dritëshkurtër tiranase, bënë në fakt që aksionet e vendit tonë në sytë e SHBA të binin në mënyrë drastike.
"Gazeta Shqiptare"
Comments
ky mr guriçka e ka mendjen

ky mr guriçka e ka mendjen akoma merret me opoziten,,shif me mir bej ndonje pune atje ku je o parazit i administrates

I lutem redaksise se

I lutem redaksise se Respublica online qe te ruaje nivelin e shkrimeve.

Shkrime te ketij niveli kaq te dobet besoj se nuk duhet tu lihet hapesira e nje site-i qe ne kemi lexuar me shume kenaqesi.

Ky shkrim kerkon naivitet feminor qe te meret seriozisht. Dritan Hila, nese do te beje ekspertin, ka nevoje qe te lexoje me shume per situaten e vertete ne ate rajon.

Me kto shkrime qe boton

Me kto shkrime qe boton respublica na ben te mos e vizitojme me.

z. Hila, Mesa duket nuk

z. Hila, Mesa duket nuk paskeni marrë vesh ende nga diskutimi që është bërë për ato që i quan “armë kimike” dhe që paskemi bërë “mëkatarin” që nuk i pranuam por i kundërshtuam.Si specialist ekspert i fushës, me përvojë rreth 50 vjeçare,në institucionet e larta arsimore e shkencore brënda dhe jasht vëndit,do tju sygjeroja të rrini i qetë se ai problem u zgjidh më së miri,e kundërta do të kishtë qënë katastrofike për vëndin tonë në kushtet e këtij “shteti”.Madje ato nuk u pranuan edhe nga asnjë shtet tjetër ku e ku me Shqipërinë.Për tju bindur katërcipërisht dhe shkencërisht se LHL nuk duheshin sjellur në Shqipëri do të duhej ndofta një diskutim më i gjatë që nuk mund të realizohet në këtë koment.

z.Hila,së pari duhet theksuar se nuk është diskutuar ndonjëherë për sjelljen në Shqipëri të “armëve kimike” të Sirisë,por për sjelljen për asgjësim të fuçive,bidonave,bombolave dhe të predhave me lëndë helmuse luftarake(LHL),jo të “armëve kimike”.Armët kimike janë gjë tjetër,ato janë mjetet dhe instalimet e hedhjes në distancë të LHL-ve.Ato janë shumë komplekse,voluminoze dhe pa LHL mbeten jashtë përdorimit ose për skrap.Ato nuk është dashur të largoheshin nga Siria dhe kanë mbetur atje.Pushkët,mitralozët apo topat janë armët që nuk shtien dot pa predha.Ju shkruani për armët kimike si të ishit specialist ekspert i përkryer,bëni rolin e “kompetentit” si edhe shumë të tjerë si puna juaj.

Pas fjalimit të kryeministrit Rama për asgjësimin në Shqipëri të Lëndëve Helmuese Luftarake(LHL) dhe vendimit të tij të detyruar për ti thënë jo këtij angazhimi,shumë gazetarë si puna juaj bënë një fushatë reflektimi dhe dileme kundër jo-së të kryeministrit,madje diskutohej fati i humbur i Shqipërisë,prishja me Amerikën,flitej për ish-turmat e protestuesëve të painformuara,skicoheshin në faqet e para të gazetave imazhe protestuesish me kokë të zhytur në rërë dhe me këmbët përpjetë,panele gazetarësh në mediat televizive që bënin kompetentin për parrezikëshmërinë e asgjësimit të “armëve kimike” etj.Të tjerë bënin thirrje që të shihej mundësia për ti thënë PO asgjësimit të “armëve kimike” të Sirisë në Shqipëri.Në këtë fushatë nuk munguan as politikanë, deputet,ideologë partishë etj.Kjo katrahurë,fliste më së miri se kush e bën informimin mediatik,politik dhe shtetëror në Shqipëri.Fliste për faktin se disa gazetarë “kompetent” i dinin të gjitha dhe bënin edhe ekspertin në kimi,fizikë,për centralet bërthamore,për armët atomike,kimike e gjithshka tjetër në rruzullin tokësor.Ata janë të gatshëm të bredhin nga njeri panel tek tjetri,të shkruajnë pamflete si protagonistë dhe të lëshojnë broçkulla të papërgjegjëshme në informimin e publikut.Në të gjithë këtë informim vetëm zëri i specialistëve nuk kërkohej,nuk ndigjohej apo nuk amplifikohej.Mjafton që dikush të thotë se do ta bëjnë specialistët e huaj dhe kjo është e mjaftueshme për ata. Atëhere pse të mos kemi edhe kryeministër të huaj,ministra të huaj,deputetë të huaj,gjyqëtarë të huaj,gazetarë të huaj,polici të huaj e kështu me radhë.Atëhere ku qëndron sovraniteti i një shteti,kontrolli i sigurisë kombëtare dhe i popullatës në tërësi nga vet bashkëkombësit e tij të aftë dhe të përgjegjshëm, të cilët nuk i mungojnë Shqipërisë,në qoftë se vëndin e tyre nuk e zënë këshilltarët militantë partiakë,siç e kanë zënë deri më sot.

Kesaj here Dritan Hila na ben

Kesaj here Dritan Hila na ben gjeostrategji politike per te perfunduar tek Sazan Guri e armet kimike. Ne petkat e speciliastit te armeve kimike ky po ndjek gjurmet e Erjon Braces.

Nuk i mjaftoi Hiles figura qesharake qe beri me aerodromin e Gjadrit, sic duket deshiron te pasuroje koleksionin e budallalleqeve!

Jo mer jo, ju komentuesit

Jo mer jo, ju komentuesit ketu e keni gabim. Ky eshte shkrimi i pare qe une bie 100% dakord me Dritan Hilen. Kjo nuk ka te beje me krahun politik po me strategjine e politikes se jashtme te nje shteti. Ti thuash jo teknologjise qe na u ofrua per asgjesimin e armeve kimike (lere pastaj te gjitha ofertat e tjera ekonomike dhe ndihme per integrim me te shpejte) ishte me kuptimin e plote te fjales MARREZI. Turmat histerike qe i turreshin sheshit vetem vertetuan edhe nje here qe si popull eksitohemi shpejt dhe vendimet i marrim gjithmone turbull. Ka te drejte Dritan Hila qe permend Sazan Gurin. Si mund te merren si eksperte njerez qe kane qene te skartuar qe ne ate sistem lere me tani. Edhe une jam ekspert qe jetoj ne USA dhe e di edhe me ne hollesi deal qe i ishte ofruar qeverise shqiptare. Edi Rama vertetoi qe ishte nje politikan diletant sepse la turmen me ne krye Sazan Gurin te vendose dhe nuk beri ate qe populli ne menyre plebishitare i dha ne 23 Qershor 2013. Te jesh politikan i mirfillte do te thote qe ndonjehere te marresh vendime qe jane komplet ndryshe nga cfare do turma, kjo eshte edhe idea e demokracise me perfaqesi zgjedhore. Me duket ky eshte sistemi qe praktikohet ne Shqiperi, por demonstratat e vazhdueshme gjate cdo qeverisje me te vertete ne fund e hedhin ne ere kete nocion. I hoqem vetes nje mundesi per nje te ardhme me te mire, por pastaj them me vete, se me mos eshte hera e pare............

dhe autori eshte qeveritar e

dhe autori eshte qeveritar e opinionberes? Dmth, shteti shqiptar drejtohet nga intelektuale te tille te paskrupullt, qe luajne rolin e gaztorit te oborrit? Dhe kete sharlatan e paguajme ne, nga taksat tona? Mire na e bejne!

Shkrimi eshte i sakte dhe

Shkrimi eshte i sakte dhe konkret ... anonimet apo andonimet kane te drejten e tyre te bejne komente ... Une bashkohem me ta, kur eshte fjala per dallimin qe duhet te ekzistoj ndermjet analistit dhe politikberesit ... Autori mund te thote " ... edhe E.Rama , ben shkrime neper gazeta ..." por ka shume ndryshim , sidomos kur eshte fjala per ceshtje te gjeopolitikes ...!

Ne mos gaboj, zoti Dritan

Ne mos gaboj, zoti Dritan Hila eshte zevendes minister i mbrojtjes, ne qeverine e sotme.

Dhe serish, ne mos gaboj, ai vjen ne kete qeveri nga nje pervoje e meparshme ne fushen e diplomacise, qe nenkupton nje njohje profesionale te problemeve nderkombetare dhe nderlidhjen e tyre me problematikat shqiptare.

Duke shtuar ne cv-ne e zotit Hila edhe figuren e tij si publicist apo opinionist, pritja e lexuesit pas titullit intrigues te shkrimit te tij per Nurinjte e Bagdadit dhe ata te Tiranes eshte goxha e madhe.

Per fat te keq, zhgenjimi eshte therres, ku e ku me i madh se pritja.

Nese edhe ne detyren e tij aktuale si zevendesminister i mbrojtjes, do te jete po kaq diletant, po kaq i ceket, po kaq i njeanshem dhe po kaq i papergjegjshem sa eshte treguar ne kete artikull-parabole, per qeverine do te ishte me e dobishme te mos kishte fare zevendesminister mbrojtjeje se sa te kishte aty zotin Hila.

Dhe, ne paranteze, kete e them si nje nga simpatizantet e ish opinionistit opozitar Dritan Hila.

Nuk duhet shume vemendje dhe analize e shkrimit ne fjale per te arritur ne kete perfundim.

Te konkludosh se -perifrazoj- pas mijra amerikanesh dhe aleatesh te vrare dhe mijera miliardash dollaresh te shpenzuauar per nje Irak Demokratik(!), nje Nuri ne Bagdat eshte pergjegjes per dezintegrimin e Irakut, eshte jo vetem nje naivitet llogjik e diplomatik, por eshte edhe nje cinizem i pashpirt, per betejat tragjike dhe per qindra mijerat e te vrareve, te te zhdukurve, te te arratisurve dhe te te gjymtuarve fizikisht e menderisht, te nje Iraku te shkaterruar ne themel nga nje lufte e promovuar nga shkaqe qe, me se paku, kurre nuk u provuan, pa hyre ne hipoteza te tjera per arsyet e verteta te kesaj lufte.

Dhe te profetizosh se mjafton qe USA ti shkele syrin kurdeve dhe kjo mund te rikonfiguroje te gjithe rajonin, eshte si te tregosh perrallat e Aljonushkes per femijet shqiptare te viteve 50-te.

Kjo edhe mund te pranohet nga nje opinionist diletant i ardhur nga periferite e publicistikes, por jo nga nje publicist i ardhur nga diplomacia dhe qe eshte vene zevendesminister mbrojtjeje per te sjelle ne vemendje te qeverise problematikat gjeorajonale qe afektojne Shqiperine.

Dhe, mjerisht per ju zoti Hila, ju nuk mund ta justifikoni postin tuaj dhe as te rrisni kredencialet politike ne maxhorancen e sotme, me nje poze fallco pro amerikane.

Dhe kjo poze eshte fallco, edhe kur filloni dhe qani per LHL siriane te pa ardhura per demontim ne Shqiperi dhe te pergojoni protestusit kundra te kesaj marrveshjeje te parealizuar.

Proamerikanizmi ne Shqiperi, eshte natyror, sa kohe qe interesat e dy vendeve perputhen dhe emisaret fallco te tij, vetem e demtojne ate.

Lobizmi juaj publik per investimet amerikane ne Shqiperi eshte ne kundershtim me poziten tuaj zyrtare dhe dikush duhet tua sjelle zyrtarisht ne vemendje kete lloj sjelljeje prej plebeu qe te kujton servilizmin e zyrtareve shqiptare ndaj sovjetikeve ne kohen kur lulezonin mardhenjet shqiptaro-sovjetike.

Dhe ne fund, nje keshille miqsore per ju zoti Hila.

Sa kohe jeni ne detyre qeveritare, perpiquni te frenoni pasionin e publicistit, sa kohe qe kete trill nuk do ta perdorni ne dobi te promovimit dhe informimit te publikut per politikat e ministrise ku jeni punesuar.

z. Hila,nga komentuesi

z. Hila,nga komentuesi Marvixhan nëse është e sakt,ju qënkeni në funksionin e zv.ministrit të mbrojtjes.Sipas funksionit që paskeni gjykoj se shkrimi juaj i mësipërm nuk e justifikon pozicionin dhe intelektin tuaj.

Shqipëria ka mbetur në gjëndjen e sotme veç të tjerave edhe nga servilizmi politik i qeveritarëve të saj ndaj “Viktor Emanuelit”,ndaj “Enver-Titos”,”Stalin-Enverit”, ”Enver-Mao Ce Dunit” dhe tani ndaj konkljuzioneve politike të shkrimit tuaj dhe jo vetëm.

More zotëri,shikoni dhe shqetësojuni për interesat e vëndit tuaj,të mëmës tonë Shqipëri,mos “hani bukën e turkut dhe bëni duvanë e kaurit”, siç thot një shprehje metaforike popullore.

Siç mund ta dini,një president apo një qeveri e një shteti demokratik,përfshi këtu edhe SHBA-të,nga rezultatet e zgjedhjeve të përgjithëshme elektrorale,ata nuk përfaqësojnë në rastin më të mirë për ta,as 30% të popullit të tyre,sepse kështu i kanë bërë ligjet kushtetuese. Rrjedhimisht,kërkesave dhe pretendimeve të tyre nuk mund tju vihet shënja e barazimit me ato të popullit të tyre që i ka votuar.Ata janë një administratë kalimtare me pretendimet dhe interesat për vehten dhe vëndin e tyre dhe kaq.Por edhe sikur të përfaqësonin 100% vullnetin e popullit të tyre.Këtu nuk ka vënd për servilizëm,për shkeljen e interesave tona,për rrezikimin e vëndit tonë se kështu e kërkon ”Bashkimi Sovjetik”,”Kina e Mao Ce Dunit”,”Tempulli i Demokracisë”,”Bashkimi Europian” etj. etj. A e ndigjove qeverinë Çeke për CEZ-in,a po e ndigjon qeverinë Greke për detin tonë,nuk na japin votën pa ju falur copa të trupit tonë,sado që na kanë bërë copa-copa.Ndërkohë që edhe hyrja në “Perandorinë e Bashkimit Europian” ku pu futet edhe një shtet aziatik siç është Gjeorgjia,gjykoj se nuk është shpëtimi ynë.Shtetet e vogëla do të katandisen siç ishte katandisur Shqipëria në Perandoritë e kaluara ku ajo bënte pjesë,pavarësisht “biblës” demokratike të sotme.

Kush e katandisi Irakun në katastrofën e sotme dhe pse?!!!., Kush e katandisi Afganistanin në katastrofën e sotme dhe pse?!!!,Pse nuk i jepet e drejta shtet-formues popullit Palestines që lufton prej mbi 60 vjetësh për vëndin e tij?, Pse u fut në luftë vëlla-vrasëse populli Ukrainas së fundi ?.Pse kërkohet zgjerimi i NATO-s edhe në vëndët aziatike ? Pse nuk bëhet referendum popullor me vendim-marrje jo më pak se 60% të votuesëve me të drejtë vote, për tju bashkuar BE,nga çdo vënd europian ?. Demokracia presupozon vullnetin apo pushtetin e shumicës së popullit,a e kanë shumicën e votuesëve me të drejt vote sot qeveritë e botës demokratike,jo as 25-30% të popullit me të drejt vote.Po a mund të quhet kjo shumicë demokratike për të qeverisur ?.

Njikshtu ndodh kur merret

Njikshtu ndodh kur merret gjytrymat e bahen diplomat.....dritani ka jetue ne Shkoder e merr vesht fjalen "gjytrym" ose "kur i del per zot si magjypi dinit"......shperblimet politike po skatrrojne Shqipnine tash 23 vjet.....dritani asht nji prej tyne....turp ResPublika qe merreni me te

Add new comment