A të thashë që do të kap?
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5980_fatos_baxhaku_0.jpg?itok=2jLHjWnU)
Matanë Shkumbinit, me gjasë edhe andej nga Divjaka apo Karavastaja, të vjetrit rrëfejnë një histori të vjetër. Thonë se, qëmoti një grua qejfleshë ia dridhte burrit. Të shkretit bashkëshort të urtë ashtu ia donte puna, që të udhëtonte shpesh lart e poshtë për të mbajtur familjen me bukë. Më kot rrekeshin miqtë e tij që t’i hidhnin ndonjë fjalë si larg e larg teksa rrëkëllenin ndonjë kupë raki: More, po shiko se jot shoqe nuk po na duket fort në rregull… More po mblidhja frerët njëherë se nuk ka lezet kështu, more po kështu e ashtu. Burri kishte besim tek e shoqja që e kishte marrë me një okë dashuri, porse ja që jeta bënte të vetën. Ai vetë e këshilloi shumë gjatë të shoqen që të mos bënte gabime të tilla të rënda, që binin në sy të bashkëfshatarëve, por ajo, me sa duket, vazhdonte rrugën që kishte zgjedhur vetë. Më në fund, si rrethi i fjalëve mbytëse erdhi e u bë gjithnjë e më i ngushtë, burri i ngratë, që besonte te gruaja deri në atë kohë, vendosi më shumë të provonte veten sesa gruan. Atëherë vendosi të nisej gjoja si në një udhëtim të gjatë dhe befas u kthye bashkë me karvanin e tij në gardhin e shtëpisë. Çfarë i panë sytë?! Gruaja, që ai e donte aq shumë, ishte shtrirë bash e në shtratin e tij martesor me jaranin e mallkuar. Fjalët na paskëshin qenë të vërteta! Atëherë, si mblodhi të gjitha fuqitë e shpirtit, ai më në fund u inatos dhe ulëriti: Grua, a të pata thënë që do të të zë? “Po im shoq”, thuhet të jetë përgjigjur gruaja tradhtare. “E po ja që më doli fjala moj grua”, tha burri teksa dashnori ia mbathte me të katra me mbathje ndër këmbë. Kaq ishte, ishte puna që të kishte të drejtë. Nuk ishte aspak halli te tradhtia bashkëshortore e te dënimi i saj.
Që rasti i avionit që ra në Divjakë të mos bëhet objekt barsoletash që do t’i rrëfejnë njësoj nipërit tanë, është puna që të mos merremi shumë me rrotat, me kapacitetin, me llojin e avionit, me makinat rreth e rrotull, sesa ta vrasim mendjen të gjithë, politikanë, drejtues policie, analistë, reporterë, bashkiakë, mësues, mjekë, të rinj, të tërë, se çfarë po ndodh me ne, me vendin tonë, me të ardhmen e fëmijëve tanë.
Fjalimi i djeshëm i Kryeministrit Rama, para shtypit, ishte më shumë një shkrim i hartuar fort bukur, i ndier, i rebeluar, por edhe një mënyrë për të thënë se dikush i kishte hartuar një lloj komploti pas shpine për ta dëmtuar atë dhe qeverinë e tij. Një koincidencë e pabesueshme për të dëmtuar atë dhe imazhin e Shqipërisë në këtë prag bisedimesh finale për statusin e asociimit me Europën. Me një fjalë, një komplot i lig. Mbase xhanëm, tani nuk duhet thënë jo për asgjë.
Në krahun tjetër, nga ana e opozitës, vazhduan deklaratat e ashpra që kërkonin dorëheqjen jo vetëm të ministrit Tahiri, por edhe të vetë qeverisë Rama. Në këtë pikë duhet të kuptojmë se politika ka armët e veta dhe ta lëmë ca kohë të bëjë atë që ka bërë më mirë në këto kohë, polemikën deri në betejë pa fund. Ne, si qytetarë të thjeshtë, vetëm mund të nxjerrim disa mësime nga e tërë kjo mesele e ngatërruar. Ose më mirë, më e pakta që mund të kemi në dorë, është të shprehim disa gjëra që na vrasin sytë.
Më e para nga të gjitha është se një lloj vetëbesimi i tepruar, një lloj arrogance karshi opozitës, pakicës, mendimit ndryshe, kritikave, është ajo që çoi në shndërrimin e një mushkonje në një avion. I dyti gabim, sipas mendimit tonë modest, është fort i vjetër. Ai është identifikimi i opozitës së sotme vetëm me një person të vetëm, me Sali Berishën. Ky ka thënë plot të pavërteta, ka sharë e ka ofenduar. Këtë e di edhe ai vetë. Porse ja që vetëm Berisha nuk është PD-ja. Kohët paskan ndryshuar dhe opozita duhet marrë si pjesë e rëndësishme e këtij vendi, po aq sa edhe vetë qeveria. Ndryshe ndodhin shakara të pakëndshme mbi rërë.
Një eufemizëm, që po përdoret gjithnjë e më shumë këto kohët e fundit është togfjalëshi “imazhi i Shqipërisë”. Ne, qoftë mediat, qoftë politika, kemi pasur kujdes që të krijojmë dy Shqipëri, një që e njohim të gjithë, pra një për vete, dhe një tjetër për të huajt. Çdo kritikë, çdo imazh që të vret sytë, çdo idiotësi e fiksuar, çdo marrëzi shqiptare akuzohet si tentativë për të nxirë imazhin “e papërlyer” të Shqipërisë. Ky qëndrim ndaj kritikave ka ekzistuar si në kohën e Saliut, edhe në kohën e Nanos, më pak në kohën e Majkos dhe Metës e tash edhe në kohën e Ramës. Ne vetë duhet të jemi të parët që jo vetëm të pranojmë anët tona të nxirosura, por edhe t’i gëlltisim ato me dinjitet. Kritikat që i bëjnë Tahirit nuk kanë të bëjnë aspak me Policinë e aq më pak me policët e thjeshtë e të lodhur, sikurse thuhet. Pastaj, besojmë se shumica e shqiptarëve e dinë se nga vjen hashashi që kapet me tonelata brenda e jashtë vendit. Dihet se ç’është Lazarati për Ballkanin e për Europën. Por për shefat e policisë nuk është aspak kështu. Ata pinë kafe atje, bëjnë shëtitje turistike dhe nuk e ndiejnë aspak erën e hashashit. Mbase nuk kanë faj, se nuk e kanë provuar asnjëherë. Pastaj policët luajnë me lazaratasit në një minikalçeto asnjanëse dhe munden paq prej tyre. Kujt i duhen këto shfaqje patetike që ofendojnë edhe logjikën e shqiptarit më të lodhur? Dhe këtu dalim në një pikë tjetër. Propaganda është arma më e vjetër e politikës, kjo dihet dhe nuk ka nevojë për mend. Por që nga kjo të kalojmë në shou të përmasave alogjike dhe ofenduese kjo është dritëshkurtër për çdo politikan apo qeveritar. Tendenca për të dalë në çdo minutë në tv, mania për të justifikuar gjithçka, për të monopolizuar të vërtetën dhe të drejtën, entuziazmi djaloshar përmbi të peshuarit e fjalës, marrja përsipër e sukseseve, por edhe e gabimeve të të tjerëve të gjitha këto padyshim që do e sillnin një avion në Divjakë, njësoj si dikur pat ardhur gomonia e Xhevdet Mustafës më 1982-shin. Detajet e tjera, si erdhën, kush i solli, përse në mes të ditës, si u filmuan, të gjitha këto janë pjesë të një skenari fort të bukur policesk, por ne këtë film tashmë e kemi parë.
Në këtë betejë të fundit, që lindi nga avioni dhe droga, është përdorur edhe një atu tjetër. Qeveria sot thotë që droga është mbjellë në periudhën kur qeveriste PD-ja dhe paraqet shifrat e suksesit njësoj si përpara kur bëhej krahasimi me Shqipërinë e 1938-s. Mbase ka të drejtë e mbase jo, sepse njerëzit, qofshin këta edhe socialistë të përbetuar, në kohët e internetit nuk kanë më nge të dëgjojnë për “zullumet” e Berishës, por kanë mendjen ta kenë të prekshëm përmirësimin e jetës së tyre. Më shumë se kurrë është koha të shohim përpara dhe jo pas. Se ç’ka ndodhur në vitet që kaluam do të na e thonë historianët pas ca dekadash.
Nga ana tjetër, opozita nuk ka asnjë shkak të ngazëllehet. Shqipëria e sotme është bërë nga të dy krahët, nga demokratë e socialistë, në të mirë e në të keq. Zoti Basha, e di fort mirë se ç’ka qenë e se ç’është Lazarati, ai vetë ka qenë ministër i Brendshëm për do kohë. Ai vetë mund ta ndihte me këshilla njeriun të cilit sot po i kërkon dorëheqjen. Zakonisht është më fisnike që kundërshtarit të plagosur t’i jepet ndihmë e pastaj të ftohet në duel. Nëse e mbani mend, Rama e pat bërë me Berishën atëherë kur ndodhi Gërdeci. Të gjithë e mbajmë mend atë rrahjen ngushëlluese mbi shpatullat e varura të Kryeministrit të atëhershëm. Që krimi të mos na pllakosë të gjithëve, duhet të jemi të gjithë bashkë në një front të bashkuar, demokratë, socialistë, zogistë, ballistë, ekologjistë. Kjo çështje tashmë nuk është më vetëm punë e politikës, por e të gjithëve, absolutisht e të gjithëve. Sa më shumë që ky front çahet, aq më shumë fërkojnë barkun bosët e panginjur të drogës.
"Shqip"
Comments
Kush është gruaja e

Kush është gruaja e lehtë?

Versioni 1: Saimir Tahiri, të cilin Rama e kapi me brekë nëpër këmbë kur u kthye nga Austria, dhe i tha: Të kam thënë, Saimir, që edhe ti bën gabime!

Versioni 2. Edi Rama, të cilin Berisha e kapi me brekë nëpër këmbë e të bërë shosh nga mushkonjat.

Sa për gjykimin e Baxhakut për fjalimin e mbrëmshëm të Ramës, që paska qenë një fjalë e ndjerë etj., më vjen keq thjesht për Baxhakun, të cilin e vlerësoj si penë. Rama thjesht sa përmbushi atë që e prisnin të gjithë, tifozët dhe armiqtë e tij.

...Rama e ngushlloj Salen

...Rama e ngushlloj Salen se kishte kumbur kunatin . :) o Toso eshte i kuptueshem meraku yt por ky eshte nje vend ku fatkeqesisht e keqja e ka mbytur te miren, ku injoranca c'do dite e perdhunon dijen, ku bythlepiresit e quaj amoral dinjtetin, ku asgjeja eshte gjithcka, ku nuk ka dalt ta gdhendi zhulin, ku alabaklliku eshte vlere dhe qytetaria antivler, ku zotin e kane per hobi dhe nuk duan t'ja din per te, ku jeta nuk ka vler dhe c'do cast eshte e shitshme, ku femijet nuk kane femini por vetem plaken.....me pak fjal ky vend e ka humbur rrugen ne xhuglen e asgjekundit dhe nuk di nese do e gjej ndonjehere

Or zotni gazetar qe don e

Or zotni gazetar qe don e shkruan me t’futme! “A të thashë që do të kap?“ Nuk eshte puna me spjegu dinjitetin njerzor, po nuk mund te rri pa thon dy llafe. Njeriu lind me njeqin dreqna: perparsi e fatkeqesi; po me dinjitet nuk lind. Dinjiteti eshte rrespekt, dhe fitohet ndaj mardhenjeve me rrespekt. Dinjiteti eshte turp e ne turp nuk kemi e ne vijme nga nje shoqeri pa dinjitet dhe pa rrespekt: vijme nga diktatura, nga dhuna dhe vertikalja e njeshit. Dinjitetin nuk e kane ne rradhe te pare deputetet qe duhet te ishin modeli i dinjitetit. Jane te perdhosur, te cdo lloj partie qofshin. Shikojeni si sillet Sali Berisha ne parlament duke i poshteruar te gjithe deputetet e pd. Vetem ai dhe paranoja e tij flet e jargezon. Po te njejtin model dhe Edi rama nje karikatore emocionale dhe jo racionale. Njeshi nuk respekton asnje dhe efekti i cunamit e zgjyres vjen dhunshem deri poshte ne popull sigurisht duke u amplifikuar nga gazetaret. Dinjitetin njerzor e bejne njerzit dhe dinjiteti njerzor ne shoqerine tone duhet te fshihet nga fjalori se eshte nje iluzion. Po ta falim Ty, fjaline qe Edi Rama i ka rene ne shpatulla Sales. “Ti je gazetari i ri dhe nuk mban mend“ tabulatet e telefonit te Edi Ramaes qe, nuk ka bir kurve e bir none ti provoj. Ha ha hahah qesh me sarkazem se nuk di ce tboj. Por amo mu ky citim te shkrimi i jot me lendon dinjitetin. A e mer vesh te ulerinj, me lendon dinjitetin. Ashtu sic me poshteron fjala e kryeministrit shqiptar. Po ka dhe shkrime te tjera te gazetareve qe me vjen per te vjelle e beshtyj monitorin se vertete njeriu ne kete jete ka pengje dhe konstelacioni i jetes ne shqiperi eshte i tille me detyrim percaktim, po keto nuk jane gazetare, po shkerdhata qe duan e shkruajne me ndergjegje e shtrydhin perdhosin eposhterojne zanatin e tyre duke humbur njerzoren: besueshmerine dhe dinjitetin. Ne historine politike te gjithe psikopatet udhehiqen nga ndjenjat dhe emocionet ne plan te pare, dhe udheheqesit e mencur kane rracinalitetin. Nuk eshte nevoja te permend Hitler, Enver, Sali, po dhe Rama skllav i emocioneve eshte. Puna eshte se emocionet e kryeministrit duhen marre seriozisht Ai ka te beje dhe eshte pergjegjes per te gjithe shqiptaret. Emocionet e politikes jane dhune dhe agresion qe ndajne shqiptaret ne polaritet te frikshem. Per kete ka shembuj plot nga historia dhe le te miremi me historine tone perpara se te marrim shembull Sirine apo ukrainen. Ne ’97 mbi uren e rrogozhines patrullohej me kunderajror per te hapur zjarr kunder jugoreve. Ashtu si jugoret dogjen e poqen verioret. Cekeni historine o politikane perpara se te dilni e te injektonie trimeroni me grushtin lart e me fotot e diktatorit e behuni me te pergjegjshem. Edi Rama duhet te distancohet nga komunizmi me fakte: me hapjen e dosjeve e plot sifate e lishone te tjera te kohes. Na cau kryt me nje miljon shuplakat qe i perdor vend e pa vend. I rafshin kaptine.
Ruju prej madheshtise se nenakull te saj ke me rreshqite thote poeti. Fjalim i pacipe dhe i papergjegjshem i kryeministrit Rama me poshteron.

"Fjalimi", ne se mund te

"Fjalimi", ne se mund te quhet keshtu, i kryeministrit ishte nje fiasko e madhe. Ty gazetar , te paska bere pershtypje. Ai nuk i perngjante as nje hartimi nxenesi filloreje. Ai ishte thjesht nje tregues deshperimi,duke na u perbetuar se jemi te mire , duam ti bejme mire ketij vendi, nuk duam te bejme para etj.

Per mua kryesore ketu eshte qe Kryeministri duhet te mbaje pergjegjesine plote per keto qe po ndodhin. Jo vetem se ishte ai qe bente ironi me mushkonjat, por edhe se akoma pa ditur gje per rrjedhen e ngjarjeve e cilesoi "sukses" dhe " superaksion" qe nga kafenete e Europes nje nga ngjarjet me te turpshme te policise Shqiptare. Eshte e vertete qe droge ka pasur e do te kete, edhe qe kjo droge mund te jete mbjellur e korrur ne kohen e Saliut,por ne te kemi vene KETE kryeminister e jo Saliun. Ne se ky mendon se duhet te presim sa te shitet gjithe droga e prodhuar ne kohen e Saliut e pastaj te veproje, ne nuk kemi kohe te presim. Saimir Tahirin qe po e mbron me aq pathos e vuri ky kryeminister ne postin e ministrit te rendit. Mund te jete shok i mire per te , mund te jete vertet djale i mire (nuk e njoh personalisht) por ne rastin me te mire te mundshem eshte totalisht i paafte per ate post. Ti thuash te bardhes , te zeze e ta besh deshtimin skandaloz si sukses mua me duket e pakonceptueshme. E kam degjuar Ministrin Tahiri per rastin e Lazaratit, kur u shpreh se duhet ti ndihmojme e tu gjejme nje mundesi jetese atyre njerezve e jo ti godasim. Vetem per kete mendim ky njeri nuk duhet te ishte me ne qarkullim.Po ne qe nuk kemi me se te jetojme cfare po na jep Qeveria?

Kush vjedh token e tjetrit, qeveria mendon per te dhe e ndihmon (legalizon) , kush prodhon e trafikon droge, qeveria mendon si ta ndihmoje, luan ndeshje futbolli miqesore me ta etj. kush ka mare tendera shteterore me te drejte apo me korrupsion , dhe ka bere ato vepra me cilesi mizerabel qe i shohim cdo dite, qeveria merr para borxh nga FMN (te cilat do ti lajem ne e femijet tane) dhe u a jep .

Kete tendence , qe sa me shume ta shkelesh ligjin aq me ne qender te vemendjes je per pushtetaret tane (te te gjitha koherave) duhet te kishte pikasur gazetari.Kjo eshte ajo qe nuk e le Shqiperine e shqiptaret te jene si vendet e tjera. Kriza jone eshte ne radhe te pare morale.

Logjikes i duhet shkuar deri

Logjikes i duhet shkuar deri ne fund Fatos, ndryshe nuk ka vlere. Kete pilotin italian, Refomaton apo Xhevdetin e droges na e solli Saliu, prandaj nuk kemi pse te presim ngushellime nga djali i vogel i Saliut, Luli, qe gjithashtu ferkon duart se aksioni doli me sukses.

Imagjino sikur te ishte Saliu ne krahun tjeter! Ate Saimirin qe ka blere drogen do ta kishte nxjerre kusheri te pare te Edi Rames ose Saimir Tahirit. Por keta socialistet akoma nuk e kane kuptuar se ku eshte gishti!

po more zoti analisr, rrahja

po more zoti analisr, rrahja e shpatulles vinte njeri nga ata te implikuarit ne gerdec ishte miku i vet qe ka ndertuar pa fund ne tirane ne kohen e edit. zoti deliorgji...

prandaj mos na trego ndihem e edit per salen se te ishte per edin do e hante me dhembe salen, plus mori ndryshimin e kushtetutes si shperblim nga mbrapa per te hequr qafe ilirin qe sot e ka me vete. sala me gerdecin duhej te hidhej posht ne cast jo ti jepej frymarje

Fatos Baxhaku, per ne qe

Fatos Baxhaku,

per ne qe ndodhi te kemi ikur nga ai truall

eshte identikiti i gazetarit qe do duhej ndjekur si shembull nga koleget e tij...

Baxhaku nuk iku nga atdheu, por iku prej politikes ditore.

Por, ikja duke qene aty qenka bere po aq e pamundur sa morali duke qene ne politike.

Baxhaku ben tiranasin, kerkon te sugjeroj mirekuptim, pra rreket per nje sjellje qe,

edhe ai vete e di se ka per te deshtuar: Keta Dy Birbot e Medhenj i zgjodhen tere ata qe sot

ushqehen ne Parlament, dhe ka ardhur puna qe shqiptaret vetem paqetimin midis tyre nuk

duhet te lypin! Vetem kur grinden mes veti (per tonet e droges me shume apo me pak), vec

ne keto momente shqiptaret mbase ndjehen relativisht te pashfrytezuar prej shtreses politike te Tiranes

se tiranive te pafundme...

Fatos i dashur, si mund te presim mbaresi e njerzillek, prej atyre qe edhe Zotit ia kane

me hile?!

Add new comment