Vendim si nën efektin e drogës

Postuar në 13 Maj, 2014 05:28
Arjan Vasjari

Lulzim Basha po nxiton që skandalin e trafikut të drogës të denoncuar prej partisë së tij të mos e shndërrojë në fitore politike. Të paktën,vendimi i djeshëm, i frymëzuar prej këtij skandali, për të protestuar deri në rrëzimin e qeverisë, shkon qartazi në këtë linjë. Vendimi nuk duket se përputhet me stilin e Lulzim Bashës të të bërit politikë, por kjo tashmë ka pak vlerë. Ajo çfarë realisht ka rëndësi është se, nëse protesta nuk do të prodhojë bilancin që pretendohet, përgjegjësia do të jetë vetëm e tij. Por kostot mund të jenë mjaft serioze për gjithë aksionin opozitar.

Ajo çfarë ndodhi në Divjakë është një skandal që, në rastin më të vogël, dëshmon jo thjesht dështimin e qeverisë në çështjet e rendit publik, por mbi gjithçka, dështimin e saj moral. Nëse droga arrin të trafikohet nga deti, i cili survejohet pothuajse në çdo kilometër katror nga një strukturë e superspecializuar dhe eficiente si Guardia di Finanza, nuk ka pse të mos trafikohej edhe nga ajri, që në tërësinë e tij është një hapësirë informale në mëshirën e autoriteteve modeste, ushtarake apo civile shqiptare. Pra, skandali nuk qëndron tek korridori “origjinal” i transportit të drogës. Absolutisht jo! Skandali qëndron tek mungesa e sinqeritetit deri në neveri e autoriteteve shtetërore në shpjegimin e skandalit. Kontradiktë pas kontradikte, përgënjeshtrim pas përgënjeshtrimi, blof pas blofi, gjithë zinxhiri përgjegjës i strukturave është vendosur nën akuzë jo për paaftësi, por për mashtrim publik. Është pikërisht gënjeshtra institucionale që e bën këtë një skandal të ekzagjeruar. Kaq për pjesën politike të skandalit. Për të tjerat do flasin organet e hetimit.

Pas kësaj lind logjikshëm pyetja: a e përligj ky skandal formën më ekstreme që një opozitë ka në dorë, pra protestën për rrëzimin e qeverisë? Në një kontekst tjetër, me një ferment social tjetër dhe mbi të gjitha me një  opozitë tjetër, sigurisht që po. Por nuk kemi asnjërën prej këtyre.

Së pari, jemi jo më shumë se shtatë-tetë muaj nga viti i parë i mandatit dhe ende në subkonshin e shoqërisë, qeveria është shumë e re dhe nuk e ka konsumuar periudhën e provës. Ajo vijon të jetë një qeveri brenda kohës së saj, madje brenda të “drejtës së saj për të bërë skandale”. Skandali i drogës është vërtet i madh, por kjo është një shoqëri e familjarizuar me skandalet. Mos të harrojmë se, për skandale po kaq të ndyra, shoqëria shqiptare është treguar indiferente, madje i ka votuar autorët e skandaleve. Shtatë apo tetë muaj janë shumë pak për të shpresuar në përsosjen e ndjesive morale të kësaj shoqërie.

Nga ana tjetër, me gjithë krizën ekonomike, mosmbajtjen e premtimeve etj., skandali i trafikut të drogës nuk është se shton diçka cilësore në fermentin social kundër qeverisë. Qeveria, në rastin më të skajshëm, perceptohet si pjesërisht fajtore për gjendjen. Mund të jetë e vërtetë se në tetë muaj ajo nuk ka bërë ndonjë gjë kundër krizës, por në të gjitha rastet ajo nuk është nën akuzë si shkaktarja e vetme e saj. Kjo do të thotë se qeveria është brenda ciklit të saj fiziologjik, i cili pas këtij skandali ka pësuar padyshim një frenim serioz, por nuk mund të imagjinohet se ka ndaluar. Skandali i drogës, në ndryshim nga kriza ekonomike, është skandal autentik i kësaj qeverie, por nuk përmbush gjithsesi kushtin e të qenit fatal për fatin e ekzekutivit. Ai ngelet një skandal cilësor në vetvete, por i pamjaftueshëm për t’u konsideruar si detonator i revoltës sociale.

Së fundi, me skandalin e drogës denoncuar prej saj, opozita është e “dënuar” të jetë thjesht një përfituese, por jo fitimtare politike prej këtij skandali. Statusi i saj aktual ia pengon këtë. Me gjithë vërtetësinë e admirueshme të denoncimit të saj, ajo ngelet një opozitë e paragjykuar jo vetëm pse në qeverisje ka pasur skandalet e saj, por edhe se ka vetëm tetë muaj në opozitë. Tetë muaj janë një periudhë e përshtatshme që opozita (e kam fjalën kjo opozitë) të zgjedhë një kryetar të ri, që të rindërtojë strukturat e saj, që të ketë protagonizëm parlamentar, që të denoncojë skandalet, por janë pak për të inspiruar protesta për rrëzimin e qeverisë. Si çdo opozitë normale, ajo duhet të përshtatet me idenë demokratike të të qëndruarit aty ku të cakton shoqëria dhe më kryesorja, ajo nuk mund t’i shmanget purgatorit, kohës logjike që ai kërkon. Koha opozitës mund t’i vijë shpejt, por kjo kohë ende nuk ka ardhur. Ndaj ky padurim dhe vendim i saj për të protestuar duket më shumë si i provokuar prej dëshpërimit sesa prej kredos. Një vendim që, gati-gati (për paradoks) duket si i marrë nën efektin e drogës.

Gazeta Mapo

Comments

Submitted by Stefan H (not verified) on

"Me gjithë vërtetësinë e admirueshme të denoncimit të saj"-ketu nuk ka asnje lloj vertetesie, fare mire mund te themi se Berisha dhe kompania e tij i kane ditur keto korridore, i kane shfrytezuar ato dhe tani po i riperdorin per hesapet e tyre politike. 90 fluturime ne periudhen janar shtator nuk e implikon fare kliken e Berishes ne trafik droge? Shteti sot nuk mund te ndaloje keqberesit te planifikojne trafiqe te tilla, por mund ti kape ata ne flagrance sic i kapi. Prandaj mund te themi nje brafo per policine qe ju shkeput kthetrave te nje politikani aventurier

Submitted by Danoçi (not verified) on

Ke raste kur policia e Berishes edhe ka tentuar te hyje ne Lazarat! Ka dale kokeulur dhe e dime, por nuk nderrmori fantazira per tu dukur puntore! Ne momentet qe avioni ra ne Divjake numri 2 i policise luante futboll ne Lazarat. Kane ngaterruar rolet dhe po behen te gjithe politikane. Vasjari ben nje gabim pasi "mashtrimi" behet per te mbuluar pa-aftesine
Lexoni dhe pacavurret me cicerima te Endri Fuges qe dy gazeta anti qeveritare i ndan: nje e Berishes e tjetra e Bashes. Kjo ishte Rilindja me vetem dy gazeta antiqeveritare??? Te digjen dhe ato dy gazeta me mire nese e thote nje 30-vjecar qe as Gramoz Rucit nuk do ja nxinte goja
Vetem nga kjo qe thote, Berisha do vije me shpejt sec hiku pasi nuk ka ikur si ne 97  por me status gati per ne dhjetor qe Rama sot po e shikon si mundesine me te mire qe na iku

Submitted by AnonimAleksandri (not verified) on

Sakte analiza. Opozita eshte shume e paduruar. Them se per proteste duhet te prese dhe mos te shkoj pas atyre qe u mesuan me pushtetin dhe nuk rrine dot.

Submitted by Billy (not verified) on

E çuditeshmja ketu qendron ne ate qe gazetaret dhe analistet njohin vetem kater muret e zyrave te tyre dhe sallat e konferencave te shtypit te partive politike. Skandal i droges, thote autori. Po dil dhe pyet popullin, ate qe voton cfare thote! As qe do t'ja dije fare. Pse qenka skandal? Cfare ka ngjare? U demtua populli? U vra njeri nga populli?

Populli, por edhe ju si analist e dini fare mire se ne Shqiperi gjate vitit te kaluar eshte mbjelle aq droge, sa duhen kater vjet qe, pa prodhuar fare, te shitet. Ata qe e prodhuan do te kerkojne me çdo forme qe ta shesin. Ne kete kuptim, ngjarja e ketyre diteve eshte vetem nje kuriozitet dhe asgje me shume. Nuk eshte skandal, eshte kuriozitet.

Tashe me siper, a keni dale ndonjehere te pyetni popullin? Ngjarje ne fjale, sipas bisedave qe ne bejme shpesh dhe perdite me popullin, i ka rritur kuotat e te majtes dhe sidomos te Edi Rames. Jeni gazetar, levizni pak me tej dritares se zyres dhe do te bindeni, se kuotat e PS, ne krahasim me nje apo dy muaj me pare, sot jane me lart.  Degjenerimi i fjalorit te opozites e ka mobilizuar elektoratin e majte dhe ai eshte rreshtuar fort kunder Berishes, Bashes dhe ca Nokarve apo Ristankave.

Submitted by alban (not verified) on

Opozita eshte e prirur per te mare revanshi,.ketu nuk eshte pa gje.

Por pyetja qendron do ti mblidhen shqiptaret deri ne diten qe thote se do rrezoje Ramen?

Submitted by aron (not verified) on

Une sinqerisht nuk e kuptoj, se ku qendron ndryshimi, kur kapen 200kg kanabis qe transportohen ne rruge toksore, po ky 200kg ne rruge detare, apo e njejta sasi ne rruge ajrore. Te tre rastet tregojne vetem, qe i njejti mall mund te transportohet ne tre menyrat e mundeshme. Ajo qe ka ndodhur nuk eshte asgje me shume se nje dte e zakonshme pune. Ashtu si dhe ne rastin e Gerdecit, u desh nje aksident teknologjik qe te evidentohej rasti. Ketu nuk mund te besh fjale per sukses te policise, apo indnjate te jshtezakonshme te opozites. Te dy qendrimet jane ekzagjerime te panevojshme. Ajo qe mua me shqeteson eshte premtimi i Rames per te pastruar gjithe territorin nga mbetjet inerte apo makinat e shkaterruara, ndalimi i duhanit ne vendet publike dhe moszbatimi i ligjit, e plot e plot gjera per te cilat ligji ekziston dhe moszbatimi i tij eshte bere norme. Ne kete vend moszbatimi i ligjit eshte nje akt kaq i rendomte, sa te kerkosh te ngresh popullin per shkaqe te tilla eshte thjesht shaka. Stuhite ne gote, qe si rregull zoti Berisha ngre nuk sugjestionojne me askend. Eshte nje forme e lene pas.

Submitted by siena (not verified) on

Z Vasjari shkrimi eshte shume i mire. Shpresoj te dije ta lexoje si Rama ashtu dhe Basha.

Submitted by pashallaret e m... (not verified) on

E KEQJA me e madhe e gjykatave shqiptare dhe e gjithe sistemit te drejtesise ne shqiperi eshte se sistemi i drejtesise shqiptare punon me anen e urdherit politik pra eshte totalisht i varur nga politika dhe punon mbi bazen e seleksionimit te te akuzuarve seleksionim qe kryhet nga te PADUKSHMIT E POLITIKES

KUSH MI NXIRRTE MUA NE QYTETIN TIM BANORET E QYTETIT ANTARKTIDE NE RRUGE NE SHESHE E NE ATE PALO ZYRE MADJE EDHE NE DEREN E SHTEPISE DUKE ME PREMTUAR IRONIKISHT SE NUK DO TE ME VRISNIN KU UNE JO VETEM ISHA VIKTIME E RACIZMIT TE RACAVE SUPERIORE EUROPIANE  KUR AKUZOHESHA PER RACIZEM POR EDHE ATO PALO LETRA TE GRISURA BOJE NERENXE QE NUK JU DOREZUAN ASKUJT KANE SHKAKTUAR  QE PREJ 1997  E DERI SOT DHJETERA NGJARJE TRONDITESE VETEM NGA REAGIMI IM NDERSA KETU SHIKON NE SHTYPIN SHQIPTAR ME MIJERA AKUZA ME EMRA E ADRESA DHE CFARE KANE BERE DHE NUK REAGON ASNJE .PRA REAGIM ME SELEKSION DHE HAKMARRJE E HAPUR PER NJE PRISHJE KONTRATE PUNE ORDINERE..............KUR DIJET ME TE MEDHA NE JETE I KISHIM MARRE NGA LIBRAT E ENVER HOXHES DHE DIJENITE E TJERA PARA DIJEVE TE ENVER HOXHES ISHIN NJE ZERO ME XHUFKE PERSA I PERKET SIDOMOS SE KU SHKOJME.

e pse duhet sot te demonstrohet ne divjake apo ne vlore ne parlament apo gjetiu per te kuptuar se sa njerez jane te pleksura ne keto lojra nga te cilat shumica e shqiptareve skane asnje lloj fitimi apo duan te na bejne te ditur se ata anonimet e dikurshem te xhaxhi policit qe shpifte sot jane forcuar dhe jane bere te paatakueshem.

edhe pse vjen era gjak e diktature do  te kembengul te shpreh pozicionin tim te paperlyer e te ndershem une nuk do te nguroj kurre.

agresioni i njerezve tuaj(TUAJ) ne rruget e qytetit tim nga te gjithe te toleruarit e drejtesise se ketij vendi si dhe sharjet e panumerta  akuzat fallse nga keta DUARGJAKOSUR  e KRIMINELE TE PANDESHKUAR E ME KORRACE POLITIKE jane aresyet minimale te mija per te reaguar ne cdo menyre.para se te akuzoni te tjeret SEPSE JU KANE KATEGORIZUAR hidhini nje te veshtruar RRUGEVE ME GJAK TE PATHARE ME VIKTIMA TE PAFAJSHME QE KANE SHKAKTUAR KETE KATEGORIZIM.

NE VEND QE TE JEPNI LLOGARI TE LIDHUR ME ZINXHIRE JENI KTHYER NE AKUZATORE PER ATA QE NUK JU KANE ASNJE BORXH.

KUR JENI TE PERLYER TE PAKTEN HESHTNI .MOS REAGONI SE DO TJU DALIN TE TJERA GJYNAHE O PLEHRA TE ADMINISTRATES SE RAMIZ ALISE  QE SEBASHKU ME GRUPET TUAJA KRIMINALE USHTRONI TERROR MBI ATA QE NUK KANE ME  JU ASNJE LLOJ LIDHJE E AFEKSIONI APO BIZNESI SEPSE JU JENI NEN MBROJTJEN E ATYRE QE E SHPALLIN KRIMINELIN TE PAFAJSHEM.

KUR TE MBAROJNE LODRAT TUAJA DO TE MBAROJE REAGIMI IM.

Submitted by Algon (not verified) on

Ambasadori Arvizu ndante te njejtin mendim se protesta e opozites eshte e fryre dhe nuk ka ardhur momenti per betejen finale.

Arvizu eshte akoma ambasador i Amerikes ne Shqiperi ,dhe jo nje perfaqesues OJQ.

Submitted by era (not verified) on

Protesta e djeshme e pozites. saktesoi plotesisht te drejta tezat e hedhura nga Vasjari ne kete shkrim.

Submitted by PROTESTE TEPER ... (not verified) on

arvizu vertet thoshte se demonstrata e opozites eshte e fryre o mister NGKON

por nuk na duhen njerez  rrugesh te peshtyjne ne komentet e cdo gazete qofte kur faktet jane te kunderta. e fryre ishte protesta dhe KERCENIMI ME VDEKJE  e armiqve te pushtetit te ENVER HOXHES

qe me 1982,1984,1987 e KUROREZUAR ME TRIUMFIN E POSHTERSISE ne 1990 kur  ata shpetuan nga akuzat mbi poshtersite qe i kishin bere shtetit anonim te enver hoxhes por edhe njerezve qe zbatonin rregullat e shtetit jo vetem si pjese e edukates se tyre fisnore por edhe si reagim i sakte ndaj akuzave te bythlepiresve te enver hoxhes per aktivitet armiqesor ne te cilin te ngaterronin njerezit e PPSH  e ky aktivitet amplifikohej nese vije nga RRADHA E TE SHPRONESUARVE dhe shkoje si fis e familje tek gropat kolektive me kufoma e mbuloheshe me dhe.ne kete aktivitet poshtersise njerezit E PPSH angazhuan nje gjenerate te tere GANGSTERESH qe nuk jane denuar akoma edhe sot e kesaj dite sepse me anen e tyre ata drejtohen prandaj poshtersite tek ne nuk ndeshkohen dhe te poshterit kane imunitet.pyetjes qe mu be nga ambasadori i nje shteti racist se

A JENI JU ZOTNI JEVGJIT?-i dhashe pergjigje ashtu sic isha i viktimizuar e i kategorizuar.por RENTJERAXHINJTE

e shqiperise nuk duhet te perserisin gabimin e ketij ambasadori duke perforcuar pa aresye pergjigjen qe ky ambasador u ka dorezuar RENTJERAXHINJVE dhe duke spekulluar me vleresime te kapura nga pergjimet e sigurimit lidhur me perkatesine racore te cdo njeriu.KUR JE ARIXHI JE ARIXHI DHE NUK ESHE MEKAT POR KUR BEN POSHTERSIRA TE CDO LLOJ KATEGORIE NDAJ TE TJEREVE KATEGORIZIMI ARIXHI ESHTE I THARTE E SHKAKTO REAKSION ZINXHIR duke listuar 2222arixhinjte e vendit me kryq e pa kryq e duke mi nxjerre perpara ne cdo ambjent sikur une kisha bere hatane e kisha bere zbulime te medha KISHA ZBULUAR PERANDORINE E ARIXHINJVE tecilen une nuk e paskam dashur.DASHURIA PER NJEREZIT O RENTJERAXHINJ DHE JU QE VINI PAS TYRE eshte nje atribut personal.nuk eshte mekat ta shfaqesh si opinion por eshte gabim personal por TE DEMTON TY SI ARIXHI KUR UNE JAM ANETAR I NDONJE PARTIE RACISTE KUR UNE BEJ PROPAGANDE KUNDER TEJE(JAM RACIST) KUR UNE TE VRAS TE PRES TE DENIGROJ TE PERDHUNOJ TE VJEDH  QOFTE INDIVIDUALISHT QOFTE KOLEKTIVISHT QOFTE DUKE PATUR OSE DUKE MOS PATUR PUSHTET.

TE VJEN HIDHUR TY KUR KATEGORIZOHESH HARIXHI?

PO MUA SI ME ERDJI EMBEL KUR ME KATEGORIZUAN TE TJERET?PSE ME KATEGORIZUAN?

SEPSE ISHTE FAZA E PARE E HETIMEVE.NE FAZEN E DYTE U AVANCUA EDHE ME SHUME U SHPALL AKUZA SIPAS SE CILES UNE KISHA SPIUNUAR NE HETUESI DHE KISHA BURGOSUR BRIGADJERIN TIM-HARIXHI .KUR U NDAME THASHE ME VETE TI TREGOJ ARESYET E NDARJES >I SHKRUAJTA NE LETRAT BOJE NERENXE.PASTAJ THASHE PO I GRIS.NUK PUNON SQARIMI ME ARMIQTE E DREJTESISE DHE TE ARESYES NJEREZORE.BILE UNE SKAM THENE ASGJE NE ATO LETRA PO TE SHIKOSH SHTYPIN NE INTERNET APO TE SHKRUAR PO TE BESH BISEDA KUDO NEPER SHQIPERI E JASHTE SAJ PO TE VIZITOSH VARREZAT E QYTETEVE  DO TE NXJERRESH MJAFTE PERFUNDIME SE KU I CUAN NJE PJESE TE GANGSTEREVE TE TYRE KRERET E PPSH TE KTHYER NE DEMOKRATE APO QOFTE EDHE TE MAJTE.I BEN COPA JO VETEM PER MERITE TE VETE KREREVE SE SA PER PREDISPOZICIONIN E VETE GANGSTEREVE.NE FAKT PAVARESISHT SE KRERET DUAN TA INTEGROJNE SHQIPERINE NE EUROPE EUROPA I KA SUGJERUAR KREREVE QE PER KRIME TE RENDA TE NDESHKOHEN PA VDEKJE MAKSIMUMI POR KRERET JANE ME TE AVANCUAR NUK I DENOJNE FARE DHE GANGSTERET PASI SHPETOJNE NGA GIJOTINA eMERITUAR PER HERE TE PARE VAZHDOJNE AVAZIN E VJETER DUKE JU SHMANGUR SHUME HERE GIJOTINES DUKE SHTUAR PRODHIMET NE VARREZAT PUBLIKE DHE NE XHEPAT E krereve DHE GJENDJA KA TE PAKTEN 30 VJET QE NUK NDRYSHON.DENOHEN ATA QE ZHVASIN NJE COPE BUKE PER FAMILJET E TYRE PA BUKE DHE boset DEMONSTROJNE TERROR NEPER RRUGE PER LETRA E BARDHA DHE BOJE NERENXE.O derdimener akuzat qe ju ben shtypi i shkruar shqiptar si dhe komentet e shumta neper cdo ambient ju ngarkojne aq shume sa nuk ka gjykate ne planetin toke te perballeni me cfare keni bere dhe sqarimet e mija ne keto palo letra per ju jane nje pike uje ne lumenjte e poshtersive tuaja te cilat i kemi pertypur me miliona here dhe ju vazhdoni sic thote ai zotnia me larte ti zmadhoni sikur te keni qene te virgjer e ju cvirgjerova une>ju e keni shoshe vleresimin nga te gjithe shqiptaret.prandaj ti zoti NGANKON QE TE MOS ME AKUZOSH PER PROTESTE TE FRYRE MUA LEXOJI MIRE KETO QE TE KAM SHKRUAR SE NJEREZIT JANE DUKE KERKUAR TE VDEKURIT JASHTE ATDHEUT ,PER VDEKJEN E TE DASHURVE TE TYRE JASHTE SHQIPERISE KETA KANE ALUDIME NGA ME TE NDRYSHMET DHE DUKE DYSHUAR NE SHUME NJEREZ E NE SHUME GRUPE KJO KATEGORI KERKON TE PUNOJE ME SILENCIATORE PER TE HEQUR QAFE PA ARESYE ATA QE KETA I KATEGORIZOJNE SI SHKAKTARE TE VDEKJEVE PA MARRE PARASYSH ASNJE LIDHJE,SHKAK OSE FAJ  QE MUND TE KETE PATUR VETE VIKTIMA DHE DUKE SHPIFUR ARMIQ IMAGJINARE TE PAPROVUAR.KETO NUK JANE FRYRJE POR JANE AKSIONET E TE ATAKUARVE PER SQARIM NE VEND TE FJALEVE QE MUND TE KISHIN THENE KETA AKSIONERE TE TRADHETUAR NGA KRERET E TYRE SI DHE TE NGRENE NGA KONKURENTET E TYRE TE BIZNESEVE TE TYRE.PRANDAJ TI ZOTNIA I KARROCES SE FARAVE TE PJEKURA BEN MIRE TE PYESESH ATJE KU TI DHANE LETRAT NERENXE SE KUSH ISHTE SHKAKU QE ATO U SHKRUAJTEN DHE MOS NA GJEJ VRASES NE RRADHET E TYRE QE NUK KANE MARRE ASNJE FISHEK NE DEPOT E USHTRISE NE 1997.
DHE NE AKSIONET PER DEMASKIMIN TIM DHE NE AKUZIMIN TIM JENI TE VONUAR POR SKA GJE SE ATEHERE JU AKTIVIZUAN NJEREZIT E PPSH-se PER TE BERE PROTESTE-AKUZEN.

LETRAT E TE VDEKURIT TUAJ THONE VDEKJE PER SHKAK TE AKSIDENTIT AUTOMOBILISTIK>SE KUSH KA QENE SHOFERI QE E KA VRARE SHKONI HAPNI GJYQ ATJE KU U VRA TA GJENI.BILE MUND TE GJEJ GJYKATA E ATIJ VENDI PO TE DOJE EDHE KUSH E KA SHTYTUR SHOFERIN MEQE JU MENDONI SE SHOFERI QE KA VRARE NJERIUN TUAJ MUND TE JETE I URDHERUAR.UNE NUK KAM FUQI TE URDHEROJ TE VRASIN NJEREZ SE ME  NJERIUN QE ESHTE VRARE UNE KAM PATUR RELATA DHE MENDIME SHUME TE MIRA .POR EDHE AKSIDENTET NDODHIN.DHE MIRE DO TE ISHTE TE DILNIN NEPER RRUGE ATA QE UNE KISHA KATEGORIZUAR(NE LETRA NUK PERMENDEN EMRA FARE) DHE JO TE NXIRNIT 2MILLION NJEREZ E TE MBESHTETESHIT NGA TELEVIZIONI I SHOSHORIT PER DENIGRIMIN TIM.UNE NUK JAM FAJTOR NE ASNJE PIKE ME JU.NUK JU KAM ASNJE BORXH>NUK JU KAM BERE ASNJE TE KEQE.JAM I LIRE TE JAP MENDIMET E MIJA PER PROBLEME QE ME KANE SHQETESUAR POR NUK JAM I LIRE TE AKUZOJE QOFTE EDHE SIKUR TE KEM TE DREJTE.NE KETE RAST NUK KEMI TE BEJME ME AKUZE.AKUZEN ME TE MADHE JUVE JUA KANE BERE BOSAT TUAJ(SIC THOSHTE NJE BIZNESMEN-BOSSA)NE FAQEN ZYRTARE TE BASHKISE SE QYTETIT TUAJ.KJO TREGON SE KATEGORIZIMI IM ESHTE PA VLERE PARA FAKTEVE TRONDITESE QE JEPEN NE KETE WEB>TE TJERAT FAKTE I KANE ATA QE JU KANE JUVE SI QEN TE LIDHUR NE LITAR PRA BOSET TUAJ QE NUK ESHTE ASPAK CUDI TJU HEDHIN NE KOSHAT E PLEHRAVE SI LIMONA TE SHTRYDHUR>ATJE SHIKOJENI TRADHETINE JU JO TEK UNE.AS ME KENI INTERESUAR NDONJEHERE>BOSET TUAJ JANE ATA QE KANE JETET TUAJA NE DORE.UNE NUK JAM BOSI JUAJ.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.