Antienverizmi i parinovuar i Edi Ramës

Postuar në 09 Maj, 2014 06:05
Arjan Vasjari

Në ndryshim nga partneri në koalicion, që nuk e fsheh veneracionin për Enver Hoxhën, dhe kundërshtari në opozitë që buçet kundër tij, Edi Rama ka zgjedhur të heshtë diku në mes. Nuk merret vesh nëse ndihet komod apo i detyruar aty ku gjendet sot. Petku i kryeministrit me siguri i ka rritur kapacitetin për të kalkuluar politikisht, por lutja e vetme kur bëhet fjalë për qëndrimin ndaj atij barbari, është që zoti Rama mos të ketë hequr petkun e antienveristit. Sepse indiferenca politike ndaj Enver Hoxhës rrezikon të përtypet në shoqëri si indiferencë morale ndaj krimeve të tij. Në këtë kuptim, indiferenca e këtyre ditëve e zotit Rama ndaj diktatorit nuk meriton respekt. Ndaj dikujt tjetër kjo apati –tolerancë edhe mund të përligjej, por ndaj njërit prej antienveristëve më të angazhuar në panoramën publike të fundviteve ’80, kjo është e pafalshme. Në fund të fundit, Edi Rama ka aderuar në mendimin publik të Shqipërisë moderne me statusin e një antienveristi dhe jo përmes diçkaje tjetër. Madje, bash prej këtij fakti kuptimplotë, ai nuk ka trashëguar njollat që zakonisht shqiptarët të veshin për shkak të prejardhjes. Mirëpo, antienverizmi i zotit Rama ka ngecur diku nga 1990. Duket sikur kryetari i së majtës i ka mbyllur hesapet me të, ndërkohë që enverizmi ende nuk i ka mbyllur hesapet me të majtën. Në 5 maj ai, pra enverizmi, i rihapi pa asnjë kompleks kartat. Në këto kushte, lipset që antienverizmi i hershëm i Edi Ramës të rinovohet. Duhet të rinovohet jo sepse enverizmi rrezikon të rehabilitohet si model politik, por sepse ai gradualisht mund të legjitimohet si fenomen moral. Tezat kriminale se “Enver Hoxha pati edhe të meta, por bëri edhe disa gjëra të mira” apo “gjykimin për Enver Hoxhën t’ia lëmë historisë” apo më keq akoma, përqeshja si diçka banale e quasi selfie-t të një ministri kabineti me foton e diktatorit, nuk janë asgjë më pak se përpjekja për t’i relativizuar barbaritë e tij si gabime të sistemit. Për gjithçka ndodhi antienveristi Edi Rama do të kishte folur patjetër, por kryeministri Edi Rama zgjodhi të heshtë. Evokimi i një tirani, qofshin të pasionuarit me të edhe një grusht injorantësh dhe burracakësh, është një fyerje edhe për antienverizmin e dikurshëm të Edi Ramës. Antienverizëm i cili, me thënë të vërtetën, ishte shumë më i thjeshtë asokohe kur Edi Rama ishte vetëm një peshë civile dhe aq. Nuk duhej të mendonte për vota, nuk ishte i kushtëzuar të bashkëjetonte politikisht me askënd, nuk drejtonte ndonjë formacion politik dhe as ndonjë qeveri. Sot, kur ballafaqohet me të gjitha këto, antienverizmi i tij ka ngelur antienverizmi i dikurshëm i një individi rebel kundër despotizmit të Enver Hoxhës. Unë e di që Edi Rama është një antienverist i bindur, mirëpo antienverizmi nuk mund të jetë më vetëm një çështje e botëkuptimit personal të qytetarit Rama. Kështu nuk ka pikën e vlerës, për të mos thënë që bëhet i dyshimtë. Antienverizmi i qytetarit Edi Rama duhet rinovuar si antienverizëm i kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kryeministri i kabinetit të majtë, në mënyrë që të ketë kuptim dhe vlerë politike. Pajtohem me arsyetimin e tij se, antienverist nuk të bën e folura kundër tij, por sjellja jo si e tij. Por nga ana tjetër e kam të vështirë të pranoj se ky arsyetim mund të vlejë për besimtarët hoxhistë që ka në parti dhe qeveri. Jo se ata nuk janë të lirë të flasin për idhullin e tyre, por sepse idhujtaria e tyre është e atashuar politikisht brenda Partisë Socialiste dhe qeverisë së majtë. Nëse do ta konsumonin onanizmin e tyre me figurën e komandantit jashtë kostumeve politike nuk do të fyenin askënd, janë të lirë ta bëjnë. Por, si hierarkë të një partie që qeveris apo si ministra të një republike, kanë poshtëruar historinë dhe ndjenjat e gjithë pjesës tjetër të shoqërisë. Kryeministri Edi Rama ka përgjegjësi të plotë për këtë. Asgjë nuk e justifikon: qoftë indiferenca ndaj maskaradës së fëlliqur, qoftë antienverizmi i arkivuar në ligjërimin e asaj kohe të largët. Më pëlqen të kujtoj pasionin e tij për dekonstruktimin e miteve aty nga vitet ’90 përmes frazës “ne nuk po hedhim baltë mbi shokun Enver, ne thjesht po heqim baltën që shoku Enver na ka hedhur”. Tani që enveristët e përkushtuar të partisë dhe qeverisë së tij po rreken, sipas mundësive, ta rikonstruktojnë mitin e tyre, antienverizmi i Edi Ramës lipset të rinovohet qartë, publikisht dhe njëherë e mirë, si antienverizëm i së majtës. Tashmë jo për të dekonstruktuar mitin e së keqes, por përpjekjen për ringjalljen e tij. A është i gatshëm ta bëjë?

Mapo

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Ne ' 90-ten ishim te gjithe antienveriste te thekur. Por qe atehere kane rrjedhur shume ujra. Kemi pare dhe degjuar shume. Kemi njohur edhe Perendimin dhe sistemin e tij, per te cilin dikur vinim te dyja duart ne zjarr. Dhe kemi konstatuar se jo gjithçka qe ndrit eshte ar. Kjo mendoj se eshte edhe arsyeja kryesore qe ne nje pjese te popullsise ka filluar nje lloj rivleresimi i Enver Hoxhes. Rivleresim qe per mua do te thote jo glorifikim i tij, por jo dhe sterrosje e plote e asaj kohe.Ndofta edhe Rama ka ndryshuar opinion ne lidhje me te kaluaren. Kishte gjera te tmerrshme ajo epoke, por pati edhe disa gjera te mira, qe as per 150 vjet Shqiperia nuk i ben dot me. Prandaj une nuk mendoj se Rama duhet ta rinovoje antienverizmin e tij. Nuk eshte me ajo kohe. Boll qe nuk eshte enverist dhe kjo eshte diçka shume e mire per kryeministrin aktual te vendit.

Submitted by Kurt Pasha (not verified) on

Indro Montaneli:

"Pas ikjes së gjermanëve dhe italianëve Shqipëria ishte për pak kohë, nga fundi i luftës deri në Konferencën e Paqes, tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin. Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.kur u paraqit në Konferencë.Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencë. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës që arrinte deri në arrogancë Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd.

Dhe, në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race. Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur duke i ofruar Moskës shërbimet e tij. Por për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar; ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë më parë i tillë as prej race, as prej gjuhe, as prej feje.

Prozelitë e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit. Dhe, në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race. Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur duke i ofruar Moskës shërbimet e tij.

Por për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar; ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë më parë i tillë as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën. Mbi mënyrat me të cilat Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, babai mitik i një atdheu po aq mitik shqiptarësh, ndoshta është më mirë që të mos hetohet."

KE KUPTUAR GJE O ARJAN APO MENDON SE JE SIC KE EDHE EMRIN

MESO TE LASH B...... O TURKOSHAK BERATI

Submitted by Po ata qe luftu... (not verified) on

Edhe pse

shqiptaret, te bezdisur nga megalomania e Sali Berishes, kerkuan te besonin tek dikush tjeter,

dhe ky dikushi tjeter ndodhi te ish Edi Rama, rebeli i pa tjeter i vitit 1990,

edhe pse duket sikur ky ehste "më i ri" ne llojin tradicional te komunisteve shqiptare,

sepse eshte me ei ri ne moshe dhe ka jetuar lirshem ca kohe ne Perendim,

duket se zhgenjimi ka per te na ndodhur serish. Dhe me i ashper.

Duket se eshte mashtrues edhe me i madh se bolsheviku berisha, pasi eshte me i rrotullueshem

E nderron fjalen pa te keq fare: dje e quante Luften Nac Clirimtare Lufte Civile, sot mbledh ca veterane

dhe tallet edhe me ta, edhe me tere shqiptaret. Madje kerkon t'i hedh hi syve europes!

Po si nuk kujtohet: mire veteranet duhen respektuar per naivitetin e tyre (luftuaan per komunizmin,

pa e ditur se c'do ndodhte!), po si te mos nderohen ata qe luftuan kunder komunizmit me vetedije

te hershme?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Rama asnjehere nuk ka qene antienverist. Rama hiqesh si antienverist ne vitin 1990, kur mund te fitoje ndonje gje prej kesaj. Kur PD nuk ia vuri ne pulle dhe i tregoi deren, edhe antienverizmi i Rames u shkri si bora ne Diell. Rama eshte pervers deri ne kocke, por nuk eshte budalla. E perse i vlen Rames antienverizmi sot, mbasi ai e ka arritur qellimin e tij politik?!? Po te kishte mundesi ai do t'i fshinte nga faqja e dheut gjithe c'tha e beri, o u duk sikur beri kunder Enverit ne vitin 1990.

Vasjar, ato qe thua ti nuk jane vecses iluzione, po ta perseris Rama as nuk eshte, as ka qene ndonjehere antienverist, Rama gjithnje ka qene ai qe i eshte kerkuar ne moment te jete per te arritur qellimet e tij politike. Meqe ra fjala, a eshte bere e qarte ndonjehere se kush e urdheroi Fatos Nanon ta nxirrte piktorin e deshtuar nga llumi i Parisit e ta bente Minister te Kultures?

Sa per ty o katarakti,  dua te te pyes, a ia ke bere ndonje here vehtes pyetjen, perse ne shqiptareve naive perendimi na dukej aq i mire ne kohen e Qoftelargut?!? Kur t'i japesh pergjigje kesaj pyetje, mbase do te kuptosh qe po qe se neve na ishte mbushur mendja qe mjafton te shkoje ne perendim dhe te gjitha problemet do te zgjidheshin si me magji, kush e kishte fajin per kete, ne, Enveri apo Perendimi me sistemin e tij?

Submitted by Anonim (not verified) on

Pikes i ke rene!

Submitted by Sandri (not verified) on

Sh sakte mendoj. Edi Rama duhet te shprehet pa ekuivoke sot ashtu si ne vitet 90 kunder enver hoxhes. Sepse enveristet qe shqetesojne nuk jane ata nostalgjiket me grushtin lart por disa eksponente te rendesishem te socialisteve. Ne 2014 kjo eshte skandaloze.

Submitted by Gjon (not verified) on

Tipi i cuditshem i disidentit alla Rama qe "u perkedhel" nga regjimi qe ai aq shume "urrente". Rama e koncepton(te) disidencen jo si ideal qe kerkon sakrifica por si nje menyre te qenit "king" per tu shprehur me fjalorin e Velise.  Me ngjan me disa syresh qe per hir te nje shperblimi na dolen hem balliste, hem partizane.

Submitted by drini (not verified) on

Analiza teper cilesore.

Po kerkojne ta ringjallin Enverin ,duke qene akoma gjalle ne qe kemi pare ferrin e atij sistemi.O Zot luminoji shqiptaret,ose ndoshta u shpreha gabim kur thashe shqiptaret,por ata qe nuk kishin sy as dje dhe as sot.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Hala kini frike nga Enveri? Edhe 30 vjet pas vdekjes? Ju trimat e medhenj qe " permbyset " komunizmin? Vallahi, po me fusni ne mendime .

Submitted by Gjon (not verified) on

Niko Maloku,

Enveri nuk ishte trim por i pabese, hileqar, hakmarres dhe kriminel (karakteristika qe i kane trasheguar shume prej atyre qe rriti ne "oborrin e tij") ndaj edhe vete shoket e  tij te armeve i druheshin. Historia tregoi se paskan pasur te drejte.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Or Niko Maloku, nga Enveri nuk pjerdh me njeri sot, se si i thone fjales tani Enveri te ha m.u.t.i.n. Problemi eshte qe ne behemi merak per vellezerit tane shqiptare, qofshin edhe maloke si puna jote, qe Enveri u pat hedhur trute e gomarit dhe nuk po u del e keqja as sot qe ne te tjeret rrojme ne liri dhe shijojme demokracine, qofte ate te Sales, qofte kete te ketij palloshit tjeter.

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

O Plaku Xhuxhumaku! Ti shijoje edhe ate te Saliut edhe ate te atij Palloshit dhe te befshin mire. Une nuk qaj hallin e ju xhuxhave qe kini cfare shijoni, por te popullit te thjeshte qe s'ka as pune, as siguri, as drejtesi. Sa per trute e gomarit, Hoxha mund te na i kete hedhur, por e keqja me e madhe eshte kur je vete gomar dhe s'ke nevoje per trute e gomarit. Apo jo?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

He bre Niko, megjithese me ne fund e paske kuptuar kush eshte gomari, prape nuk te ben syri terr e vazhdon te pellasesh...

Submitted by kastriot (not verified) on

Edi Rama asnjehere nuk ka qene antienverist ne kohen e Enver Hoxhes dhe aq me pak ka qene demokrat. Ai nuk ka qene per ndrim sistemi ne ate kohe. Ai ka qene vetem nje njeri qe I vrisninsyrin te metat siperfaqesore te zbatimit te socializmit ne Shqiperi si p.sh. mungesa e lirise te fjales, molejimi I muuzikes, molejimi rymave te huaja ne art dhe vecanerisht ne pikture, (si shume te tjere nativist kerkonin te lejohet nudism I ne pikture.Po te kini lexuar sh typing te gjith piktoret e denua thone se Kishinev bere dhe I mbanin fushe hour nudity dhe per kete ishin denuar)mungesat ne treg,etje. Pra,po te kishte qene per ndrimin e sitstemi,nuk do te fshihej ne Korfuz ditet qe themelohej PD. Sa per qendrimet mbas kesaj dite(te themelimit te PD) jane qendrime per te fituar dicka apo per t'u dukur. Njelloj si ata "tifozat" qe vene ne stadium vetem ne ndonje ndeshjen futbolli te rrendesishe dhe ate dite flasin e s'pushojne e perseri nuk pushojne se flourish per t'dukur specialiste. A tij i intereson vetem kariera se ndryshe nuk hidhej nga deshire per te hyre ne drejtuesit e PD ne vitrectomy 1990 ne drejtues te partise qe eshte vazhduesja e pamohueshme e PPSh. Kujtoni qe kane akoma gazeten ZP.

Submitted by billy (not verified) on

Te thuash qe Rama duhet t'i kthehet me deklarata te forta antienverizmit, eshte sikur te thuah qe Rama duhet te pergatitet te lere pushtetin. E kuptoni kete ju zoti Vasjari? Ata qe kane nje fare nostalgjie per Enver Hoxhen, apo ata te cilet i bejne atij nje vleresim pozitiv, ne fund te fundit,po t'i numerosh, do t'i konvertosh ne vota. Pra nese e majta fitoi me nje milion vota me 23 qershor, nese sot behet nje referendum per vleresimin e figures te Enver Hoxhes, po me kaq vot do te fitonin ata mbi kundershtaret e tyre.

Pra zoti Vasjari, nese do t'i vendosim kembet ne toke, dhe te gjithe te ishin shkrimtare e analiste, do te ishin mbi nje milion shqiptare qe do te benin shkrime pergjithesisht pozitive per figuren e Enver Hoxhes. Kjo tregon me se mire ate qe, sharsit e figures se Ener Hoxhes,duke shfrytezuar medien, nuk bejne gje tjeter vecse rrisin reagimin e kundert. Se thjesht te marim vetem shembullin e vjetshem ose te sivjetshem me fotot e Enver Hoxhes.  A i vuri re populli keto foto ne varrezat e deshomoreve? Jo. Populli edhe mund ta kishte harruar Enver Hoxhen, thjesht e vetem duke e lene ne harrese dhe indeference.

Mirepo kush nuk i la rastet e shfaqjes se fotografive apo te nderimit me grusht te kalonin pa ja paraqitur popullit, i cili as e kishte idene e ngjarjeve. Dhe nostalgjiket e Enver Hoxhes, ja dine shume per faleminderit PD-se, e cila nuk le rast qe Enver Hoxha te harrohet.

A do te kishin mundesi nostalgjiket qe t'i tregonin popullit,se ja, se si populli nuk e harron, por e kujton Enver Hoxhen? Jo. Mirpo ate qe nuk e bejne dot nostalgjiket e Enverit, sepse nuk kane mjetet e propagandes, e bejne mjaft mire ata qe e quajne veten antienverist. E bene PD.  Ne kete kuptim jehone Enver Hoxhes nuk i kane bere enveristet por antienveristet, duke i bere nje sherbim te pacmuar kujtimit te tij, duke mos lejuar qe pluhuri i harreses te veproje mbi subkoshiencen e popullit. Pra ne kete rast edhe ju keni meritat tuaja, zoti Vasjari qe sido qe te jete, nuk lejoni qe figura e Enver Hoxhes te lihet ne harrese. Pastaj, duke e  kujtuar juve, njerezit jane ne gjendje vete, ta vleresojne Enverin me te mirat dhe te keqiat e tij.

Ne kete kuptim, Edi Rama eshte tamam antienverist sepse nuk e ze ne goje hic emrin e Enverit. Ju kujtohet si e eleminoi Nanon? Duke mos ja permendur kurre emrin. Sikur nuk kishte ekzistuar njeri me emrin Nano.

Submitted by EnedaAnonim (not verified) on

Me keshilluan t'a lexoja shkrimin si shume interesant dhe objektiv.Nuk u zhgenjeva.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.