Ju ftoj në Tiranë e Stamboll nëse jeni kundër Evropës
Gjatë pushimeve të Pashkëve isha tri ditë në Tiranë dhe tri ditë në Stamboll për të prezantuar “Akustikë e Përkryer”, i sapopublikuar në Shqipëri dhe në Turqi. Humba rikthimin e Berluskonit në televizion, por në këmbim takova shumë njerëz interesantë.
Në Tiranë u njoha me shkrimtarin shqiptar Ardian Vehbiu, që jeton prej më shumë se 20 vjetësh në New York, por që ishte kthyer për të marrë pjesë në Festivalin letrar ku isha e ftuar edhe unë. Më tregoi që në 1974 – në Shqipëri atëherë ishte komunizmi – gjeti një kopje të Gazzetta dello Sport të tre viteve më parë dhe e ruajti për dhjetë vjet si një relike.
Në ato kohë kishin vetëm një të përditshme, organi zyrtar i partisë dhe të mund të lexoje një gazetë të lirë, edhe pse fliste për sport, ishte dehëse. Duke e lexuar, lexuar e lexuar e mësoi përmendësh: më kujtoi titujt e faqes së parë, fliste për një ndjeshje mes Interit dhe Borusisë që kishte dalë 7 me 1. Më tha, se kur ishte djalosh, një shok, fshehurazi, i tregoi një saksofon, instrumenti ”i djallit” i ndaluar nga regjimi dhe ai u emocionua sikur të kishte parë një grua nudo.
Prej shtatë muajsh në Tiranë kanë një Kryeministër të ri, Edi Rama, piktor dhe intelektual i huazuar politikës i cili thotë se i zgjedh ministrat dhe ministret në bazë të mungesës së eksperiencës së tyre politike, sipas tij, garanci ndershmërie dhe freskie. I uroj gjithë mbarësinë e mundur: Shqipëria sot është një vend i ri, plot me mendje brilante dhe të gjalla ku ndjen një atmosferë të mrekullueshme. Takova gra shumë të zgjuara, nga botuesja Arlinda Dudaj, te gazetarja e Top Channel Rudina Xhunga, drejtoresha e Free and Fair Media Alba Malltezi, te ylli, shumë e re, Arbana Osmani. Në Shqipëri të gjithë janë rritur duke folur italisht dhe duke ëndërruar lirinë tonë dhe tani e shohin Italinë me besim dhe shpresë si vendi që do të duhet t’i ndihmojë për të hyrë në Evropë.
E meritojnë.
Ndërsa ditën e dytë të qëndrimit në Stamboll hasa një grup të madh të rinjsh studentë dhe studente të mbuluara me shami të një shkolle islamike me parrulla: “Duam kalifatin”. Kalifët u hoqën nga Ataturku, babai themelues i Republikës Turke në 1927.
Turqia është një vend i madh me një histori të madhe dhe sot do të duhej ta shqetësonte Europën: arrestimet e gazetarëve dhe opozitarëve të Erdoganit, kryeministri aktual islamist, janë me mijëra. Pashë në mure shkrime të të rinjve në Jerzy Park që përgatiten për protestat e 1 Majit, të ndaluara nga Qeveria: maska për t’u mbrojtur nga gazet lotësjellës që do të hedhë policia, ilaçe për stomakun kundër gazit, syze për zhytje.
Takova edhe në Stamboll gra interesante, por nuk do t’i shkruaj emrat e tyre: nuk jam e sigurtë nëse mund t’u shkaktoj probleme. Vështrimet e tyre ishin me siguri më pak të ndezura se ato të grave shqiptare, shumë të ngjashme me tonat të pak kohëve më parë, kur kishim në qeveri ministra si Gasparri, La Russa, Giovanardi. Nuk dua natyrisht të krahasoj atë qeveri me këtë të Erdoganit, por depresioni që perceptohej në ajër, po.
Edhe një udhëtim i shkurtër të mëson se sa me fat jemi që jetojmë në një vend të lirë dhe demokratik dhe sa e rëndësishme është të ruash demokracinë dhe lirinë. Dhe jo “Jo Europës”
"Shqiptarja.com"
Comments
e kujt i duhet se cfare

e kujt i duhet se cfare mendon ti?? pse te mos shkruhet edhe ca mendojne gra te tjera, te panjohura, po qe lene lesht tere diten per familjen e tyre?? edhe ato kane mendime/ide per te propozuar apo debatuar? Kush jua dha te drejten te uzurponi mediumet???? apo fjala jote vlen me shume se mendimet e te tjerave ngaqe je "nderkombetare" dhe "intelektuale"????!!!

Sepse shume gjera ne

Sepse shume gjera ne shoqerine tone jane shitur e blere kohe me pare, dhe mediat nuk bejne ndonje perjashtim. Kete nuk po e shpik une, mjafton te lxosh dhe raportin e FH per media ne Shqiperi. Rasti ne fjale quhet "qoke" , shkrimi i mesiperm eshte publikuar te "Shqiptarja" meqe permendet zonja Malltezi, kaq! Fatkeqesisht Shqiperia nuk jeton e tera rreth festivalit te librit dhe jo te gjithe ushqehen me recetat e yllit te ri, por keto jane imazhi qe ne duam te kemi per veten.

bignardi eshte nje gazetare e

bignardi eshte nje gazetare e madhe por fatkeqesisht vendin tone ja kane prezantuar trumpetat e tredhura te rregjimit si Vehbiu, Xhunga(bashkeshorte zv.ministri), Malltezo-bolinera etj. Prandaj e paska ngrene Daria parajsen shqiptare te 7 muajve edhe me nje .com nga prapa

me fal, gazetare e madhe????

me fal, gazetare e madhe???? nje gazetar i madh nuk i lejon te tjeret t'ua bejne mendjen corap. shko provoje njehere me seymour hersh, apo me te tjere, pa i permendur. kjo me duket nje gazetare pacavure... pastaj kjo pjesa e turqise qeka skandal, injorance totale mbi shqiperine turqine dhe evropen. ata qe i thone jo evropes nuk i thone po as turqise as shqiperise, ata kane probleme krejt te tjera, ata i thone jo evropes, jo shqipeve, jo turqise, jo kines.

e madhe ne kuptimin se ka

e madhe ne kuptimin se ka qene nder te parat qe ka futur ne tv-te italiane nje format televiziv qe nuk ekzistonte me pare nje lloj emisioni te nderthurur mes formatit te canit tone por pa canizma dhe spektaktit te krastes por pa krastizma duke u bere superkompetitive dhe e ndjekur ne nje kanal si La7 qe me goxha kurajo konkurronte gjigande si mediaset apo rai. Ne ne tv-te tona shohim vetem kopjet e shemtuara te ketij formati. Per sa i takon informacioneve nga bota gjithmone gazetaria italiane ka caluar(mendim teresisht personal ky) sepse si burime infomacioni ka perdorur vehbinj & co. ne cdo vend te botes. Per me teper tani po konstatoj se nga gjithe cunat e tirones vetem vehbiu nuk paska pare "electric blue", "program plus" apo "domenica sportiva" & "disco ring" per mos te folur per "santa Barbara" & "domenica in" qe i shihte dhe gjyshja ime ndjese paste.

Te njejten gje ka bere edhe

Te njejten gje ka bere edhe Saviano qe opinionet per Shqiperine i ka marre nga Rudina Xhunga.

Edi Rama e ka kuptuar me mire se kushdo fuqine e medias dhe imazhit qe kjo prodhon e riprodhon. E ka bere qe ne fillimet e ardhjes se tij ne pushtet. Taktika e tij ishte izolimi i gazetareve te huaj ne rrethin e tij te informacionit, ne rrethin e njerezve si keta te permendurit edhe me siper, qe rrefejne historine e suksesit te Rames. Pra te gjithe i shnderron ne reklamues, ne altoparlante PR, ne propagandues te tij (kuptohet, i shperblen pastaj, me cmime, me favore me lekun publik, me tendera, me poste etj, etj). E ka bere deri edhe me gazetaret e NYTimes. Ne kete menyre Rama nderton jo vetem kultin e tij, por izolon nga nderkombetarizimi zerat e pavarur, kritike. Per t'i ndaluar keto zera, Rama nuk kursen as prapaskena e sterkembesha.

shkrim pa lidhje... i

shkrim pa lidhje... i perkthyer keq, "parku Gezi" dhe jo "jerzy"... me nje te pjerdhur kjo shkoka ne hene... se pse ia botoni, nuk e kuptoj

Eshte gazetare e madhe pra,

Eshte gazetare e madhe pra, nuk e lexove ti?

E konsideroj te turpshme qe

E konsideroj te turpshme qe individe si Vehbiu, te cileve iu pelqen t'i therrasin " intelektuale ", sapo takojne nje te huaj fillojne dhe sajojne gjithfare historishe te kaluara me shpresen se keshtu do te behen interesante dhe do te tregohen " moderne ". Shqiperia ( dhe jo vetem ajo ) ka qene nje vend i mbyllur per shume shkaqe por, kryesisht, per shkak te Luftes se ftohte. Dhe, kur ka lufte, dihet se me i rrezikuari dhe me i frikesuari eshte i vogli dhe i dobeti. Leximin e gazetave sportive nuk e ka pas ndaluar askush, por Vehbiu, dhe dhjetera Vehbinj te tjere, shihnin TV-te e huaja, ne te cilet, ashtu si edhe sot, shfaqen kryesisht femra te bukura dhe pamjet me te hijshme te vendit perkates dhe kane besuar se ato jane duke i pritur me krahe hapur. Ne kemi pare edhe stacionet televizive italiane dhe jugosllave dhe as na ka burgosur kush dhe as survejuar njerei. Thjeshte i kemi pare, filmat, sportin apo SanRemon. Individe te tille si Vehbiu besojne se e ngrejne veten lart ne syte e te huajve duke u perpjekur te nxijne sa me shume te shkuaren. E shkuara e shteteve perndimore ( ne kohen kur kane pasur nivelin ekonomik dhe kulturor te Shqiperise), duke perfshire edhe SHBA, eshte shume me e erret se ajo e Shqiperise. Vehbiu duhet te dije se jo te gjithe shqiptaret qe e degjojne apo e lexojne jane " analfabete funksionale".

P.S.Besoj se redaksia do ma botoje opinionin tim pasi mund t'i sherbeje edhe Vehbiut.

ka nje problem shume te madh

ka nje problem shume te madh me shkrimet qe botohen. rreth 95-98 % e tyre jane thjesht sherbime, apo si i thoni ju 'qoka', pa ndonje fill logjik te qarte pervec sherbimit klientelist. rrallehere gjen te kete ndonje shkrim qe ka vertet domethenie, dhe kryesisht keto vijne ose nga njerez qe jane deri diku anonim per publikun e gjere, ose qe shkruajne fare rralle, ose kur ndizet muhabeti mes ketyre sherbyesve. fatkeqesisht, ndryshe nga Italia dhe Britania apo dhe Franca, ku establishmenti politik po vihet dita dites ne pikepyetje me perqindje elektorale, dhe me media alternative, shqiperia ngelet thjesht nje piramide e rendomte mendimi, ku maja eshte pergjithesisht politike, dhe ku idete e verteta per transformimin e shoqerise mbyten qe ne gjeneze, sigurisht duke u ofruar rinise dhe njerezve ne teresi kete shterpesi mendimi, sidomos ne kete periudhe kur libri ka dale ne plan te katert a te peste. ne vend se te reflektojne ide qe mund te behen dhe liber, shkrimet ne mediat ne gjuhen shqipe jane thjesht kolazhe te shemtuara fotografike te situatave te njohura, me ndryshime toponimesh dhe emrash.

Niko Malok Ne fakt, nese ka

Niko Malok

Ne fakt, nese ka ndonje kritike qe mund t'i behet Vehbiut eshte ajo e ekzoticizmit te Shqiperise - nje kritike qe vete Vehbiu nuk ua ka kursyer shkrimtareve dhe kolegeve te tij te publicistikes. Virgjereshat u shteruan, bunkeret po zhduken, tani kane mbetur historite-barcaleta te komunizmit si kjo e gazetes sporti dhe plot te tjera qe i citon ne liber. Nje kritike e dyte do ishte romantizimi/nostaligjizimi i se kaluares. Ose, edhe ajo qe te huajit i tregohen zakonisht ato qe ketij te fundit i pelqejne te degjoje. Nje lloj marredhenie vendas ekzotik/ i huaji i qyteteruar, qe eshte krijuar qe kur te huajt filluan te fusin Shqiperine, kete vend "te eger, te paprekur nga dora e modernitetit" ne agendat e tyre turistike dhe shenimet e ketyre udhetimeve.

Nga ana tjeter, nuk keni pse revoltoheni kaq shume me kete gazetare dhe opinionin e saj: e kane pritur mire ne nje vend per te cilin ka pasur shume paragjykime, ka takuar njerez me te cilet eshte marre vesh, e kane argetuar, njerez qe i kane pelqyer e te cilet deshiron t'i sjelle ne vemendje te lexuesit te saj. Eshte e drejta e saj, edhe kur opinionet e saj jane siperfaqesore dhe te parafarikuara e seleksionuara nga njerezit qe kane takuar, shume afer pushtetit. Eshte nje dukuri qe ndodh kudo, por ne na prek me shume se i kemi hapesirat kulturore shume te vogla e te korruptuara nga pushteti.

Ju ose keni kujtoni se Alba

Ju ose keni kujtoni se Alba Malltezi eshte nga brumi i atij Malltezit qe shahet gjithe diten, ose keni ndoj inat personal me te pastaj.

Se te botosh nje tekst pacavure si ky, nje personi qe nuk ia ka idene cbehet ne te dy vendet qe i paska pare pa dale nga makina, ose duhet te kesh ndonje gazete 600 faqesh ku ca faqe mbushen me gjera qe kurre nuk i lexon njeri, ose duhet ti kesh ndoj borxh shume te madh moral e fizik.

Kjo ka ardh ne Shqiperi e i ra ne sy Albana Osmani, yll mbi yje. Eshte kjo, jane nja 136 vende bosh pastaj fillojne te tjerat. Vajti ne stamboll, ne qytetin qe eshte sa Italia Rome e perpjete, dhe e vetmja gje qe pa ishte nje grup studentesh me shami qe donin kalifatin? ma veramente hai studiato al Cepu?

Nje evropian i mesatar do thoshte se eshte injorante. Nje evropian kopil apo nje turk cfaredo do ishte i bindur qe e ben vete

"Në ato kohë kishin vetëm një

"Në ato kohë kishin vetëm një të përditshme, organi zyrtar i partisë dhe të mund të lexoje një gazetë të lirë, edhe pse fliste për sport, ishte dehëse. Duke e lexuar, lexuar e lexuar e mësoi përmendësh: më kujtoi titujt e faqes së parë, fliste për një ndjeshje mes Interit dhe Borusisë që kishte dalë 7 me 1. Më tha, se kur ishte djalosh, një shok, fshehurazi, i tregoi një saksofon, instrumenti ”i djallit” i ndaluar nga regjimi dhe ai u emocionua sikur të kishte parë një grua nudo."

nuk munda të lexoja më shum se kaq!!

o po tall menderen kjo me ne o ka tall vehbiu arët me këtë debile!!

ku ka jetu vehbiu në kala të dodës??

nuk paska pa saksofon me sy??!!!

a është në vete ky debil??????

more njerëz jemi akoma gjallë dhe e dimë se ka pasur saksofonë dhe saksofonistë!!

vehbiu i shkret qeka prish tu pa saksofonin?????????????????!!!!!!!!!!!!!!!

Borussia Dortmund ose

Borussia Dortmund ose Mönchengladbach

këto janë dy skadrat gjermane që gazetari trap i muçit i quan "Borusisë"!

duket sikur intari ja ka Bo Rusisë ato gola dhe jo Borusies(e shqipëruar)!në shqip(atë që quhet standart,letrare,zyrtare ose e unifikuar skuadrat quhen Borusia e Dortmundit ose e Mënhenglatbahut dhe jo Borusi!

golat i janë bërë Borusies dhe jo Borusisë!!

Mesoj ketu se ky

Mesoj ketu se ky "intelektuali" shqiptar , Vehbiu, jetoka ne Nju Jork. Jam shume i bindur se edhe femijerine dhe rinine do ti kete kaluar ne Hanoi ose Rajkievik pasi nuk di asgje per realitetin ketu. Mjaftojne ato barcaletat e tij me saksofone, gazeta, Tv etj per tu bindur se ku njeri (dikush e quan edhe intelektual) nuk ka jetur nje dite te vetme ne Shqiperi.

Ndersa kjo "gazetarja e madhe" me kujton nje interviste me aktoren Ornela Muti kur erdhi e ftuar ne Tirane. Ne aeroport ajo u shpreh se i pelqen shume Shqiperia, eshte vend i bukur , ka njerez te dashur e punetore, natyre shume piktoreske etj. Pyetja e dyte ishte : A keni qene me pare me Shqiperi ? Pergjigja ishte: Jo, kjo eshte hera e pare qe vij ketu.

Keto lloj laraskash mund te thone cdo gje per nje tufe me Euro. Ky eshte thjesht prostitucion mediatik.

Shkrimi nuk më bëri ndonjë

Shkrimi nuk më bëri ndonjë përshtypje, dhe në fakt u futa ta lexoj kur pashë numrin e komenteve. Ajo që vura re tek komentet ishte energjia e madhe për të shprehur "vlerësim" tejet negativ për një personazh në publikimet shqiptare- Ardian Vehbiun. Nuk është hera e parë, në fakt, që ndodh kështu me këtë person; sa herë që ai shkruan, por edhe kur thjeshtë përmendet, vërehen një lumë opinionesh negative, që përqëndrohen tërësisht në përbuzje (mbase edhe tjetër ndjenjë) personale; dhe të them të drejtën nuk i jap dot shpjegim në lidhje me cilësinë e ideve të Vehbiut, pasi nuk më duket se Vehbiu bie më poshtë intelektualisht se këta... Unë lexoj shpesh prej Vehbiut, dhe për aq sa kuptoj është një njeri që parametrat qytetarë, gjykimin e përgjithshëm dhe dëshirën për disiplinën dhe harmoninë në jetën shoqërore i ka si pak-kush, prej atyre që shkruajnë. Ato anë të temperamentit që mund të jenë bezdisëse për ndokënd do justifikonin denigrim vetëm prej njerëzve të cekët.

Valë të tilla negativiteti të ulin dëshirën të përfshihesh në hapësirat online.

skelar po shkruaj për

skelar

po shkruaj për qëndrimin tim ndaj vehbiut!

jam kundër/kur nuk më pëlqejnë,nuk janë të të njëjtit mendim me timin dhe kur nuk më bindin për të kundërtën e mendimit tim!

jam pro/kur janë në një valë me mendimin tim,ose më bindin për të kundërtën e mendimit tim!

asnjëanës,pa interes/kur nuk më interesojnë!

në të treja rastet nuk ka asnjë gjë të keqe!më duket një qëndrim normal,i një njeriu që kërkon të mësojë por në të njëjtën kohë është dhe kritik!

tashti të flasim për këtë që është shkruar në këtë shkrim!!

SAKSOFONI kjo "vegël e djallit"për regjimin shqiptar!?

a me të vërtetë e pranon një gjë të tillë??nuk di moshën tënde,por timja është pothuaj e njëjtë me vehbiun!!kemi rrojtur të dy në tiranë dhe kemi parë me sytë tanë se saksofonë dhe saksofonistë ka pasur sa të duash!dy i di unë dashin në tiranë dhe një çun në berat,të më falësh për pasaktësinë e emrave dhe mbiemrave!!në të gjitha orkestrat kishte saksofonistë dhe në dyqanin e veglave muzikore po ashtu shiteshin saksofonë!!në lice dhe në konservator mësohej si instrument!

me një fjalë nuk ishte "vegël e djallit"për regjimin,por thjesht një instrument muzikor që e gjeje në çdo orkestër!sidomos estradë e cirk!!

këtu kemi gënjeshtrën e parë dhe më të trashë të adrian vehbiut!!gënjeshtër që nuk mund ti pranohet dhe një fëmije ose dhe një gënjeshtari patollogjik!!

e dyta për literaturën në gjuhë të huaj,pikërisht atë italianen që sjell në shkrim kjo zonjë!!

ndoshta vehbiut nuk i ka qëlluar,nuk ka pasur mundësinë si djali shumë i squar i një doktori psikiatër me emër të jashtzakonshëm në tiranë,të shkonte në bibliotekën kombëtare dhe të kërkonte literaturë dhe gazeta italiane.kurse mua si i internuar që isha mu dha mundësia të lexoja në italisht libra italianë!!të dhëna nga të internuar!të internuar të cilëve pasi u ishte bërë kontroll nga themeli teri tek rrufepritsja e çatisë,për të gjetur ndonjë gjë kompromentuese,nuk iu ishte prekur biblioteka në gjuhë të huaj(italiane dhe angleze)!më duket çudi e madhe!apo jo??

në bibliotekën kombëtare si adoleshentë merrnim litraturë të huaj shpesh më shumë për gallatë!

këtu del dhe gënjeshtra e dytë e vehbiut!!

skelar,si ka mundësi që të mos rrevoltohesh me një gjë të tillë!!me gënjeshtra të thëna nga një njeri që ti e mban si një guru të qytetarizmës?

skelar si thotë dhe kjo zonja, vehbi shkrimtari dhe estetisti,nuk ka qënë një kalama i papjekur në '90ën!ka qënë mbi 30 vjet!

si mund të mos rrevoltohem për një gjë të tillë??si mund të mos rrevoltohem kur ky guru më gënjen për gjëra që nuk mund të gënjehet!?si duhe ti shikoj unë shkrimet e tij,për të cilat unë nuk jam aq kopetent!?ti pranoj si të vërteta,të thëna nga një njeri i ditur??apo ti kundërshtoj me përbuztje si të thëna nga një gënjeshtar i pa skrupullt dhe patollogjik??

ndoshta kjo zonjë i ka shpikur vetë këto brroçkulla,POR unë deri tashti nuk kamë parë akoma një përgënjeshtrim të adrian vehbiut!!

përderisa ai nuk do të bëjë një përgënjeshtrim të këtyre thënjeve të kësaj zonje!?

ai për mua luhatet ndërmjet një gënjeshtari patollogjik dhe një ashtruesi të paskrupullt!!

Add new comment