Rest in peace, Amik!
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/4635_kasoruho-foto-ok.jpg?itok=ltAQQyBQ)
Amik Kasoruhon e kam njohur vonë, ngaqë vonë ka ardhur në Tiranë, pas një “ekzili” të gjatë në Itali. Erdhi, me gjasë, të jetonte një pleqëri të qetë në vendin e vet, dhe unë nuk di nëse vitet e fundit në Shqipëri i pati njimend të qeta, apo të trazuara. Di vetëm që ka punuar gjithë kohën, ashtu siç punoi edhe 15 vjet me radhë në Itali, prej nga na vinte në faqe kopertinash librash të huaj, si përkthyes. Por këtu bëri një jetë edhe më aktive, e prandaj edhe më me kuptim, pasi shkruante nëpër gazeta, shkonte nëpër studio televizive kur e thërrisnin, shkruante kujtime.
Në jurinë që do zgjidhte fituesin e çmimit ‘Ardian Klosi’ në festivalin e librit e të arteve pamore, jehona e të cilit nuk është shuar akoma (dje ish një shkrim kritik i Ilir Yzeirit), u diskutua dhe mbi librin e fundit të Amik Kasoruhos, një libër me shkrime të natyrës publicistike. Dikush hodhi idenë se, sikur çmimi t’i jepej Amik Kasoruhos, për këtë të fundit do të ish një befasi e bukur në moshën që ka. Votën time në atë juri, dhe votën e të tjerëve, rrjedhimisht dhe çmimin, e mori Ardian Vehbiu me librin ‘Sende që sillte deti’, e në këtë mes unë personalisht nuk kam llogarira për të shlyer me ndërgjegjen time. Por nuk mund të mos pajtohesha me kolegun në juri, kur hodhi idenë e një suprize për Kasoruhon, së cilës, siç u mor vesh tani, ky i fundit nuk do të mund t’i gëzohej dot, ose jo aq sa duhet, ngaqë ka qenë dergjur në shtrat. Nëse do kish arsye t’i gëzohej.
Pse e them këtë të fundit? Në të vërtetë, nuk e kam ditur se ç’mendim ka patur për Amiku për Ardianin (Klosin), por jam i prirur të mendoj se nuk do mjaftonin arsyet “ideologjike” për ta refuzuar çmimin “Klosi”, dhe me këtë po lë të kuptohet një fërkim “ideologjik” mes tyre, jo ngaqë i kam parë si i majti përballë të djathtit, por ngaqë i kam parë si dy njerëz me jetë shumë të ndryshme në kohët e vështira të komunizmit, Ardiani i biri i një prokurori të komunizmit, dhe Amiku i biri i një armiku të regjimit komunist. Por nga ana tjetër, besoj se Amiku ka gjetur arsye për të parë tek Ardiani, jo të birin e prokurorit, por kolegun, përkthyesin e punëtorin e kulturës. Në fund të fundit, jeta e ndryshme që kanë bërë nuk ka qenë një zgjedhje e tyre. Ka qenë një zgjedhje e tjetërkujt.
Sidoqoftë, sa më sipër janë thjesht hamendje, për më tepër të vonuara. Tanimë, as njëri, as tjetri nuk jetojnë më, dhe ashtu si nuk kam ide nëse e kanë takuar, simpatizuar apo empatizuar sho-shoqin në këtë botë, ashtu nuk kam as idenë më të vogël, nëse do donin të takoheshin në atë botë. Madje, as që më intereson kjo gjë në një kohë që mendoj se që të dy, Ardiani që zgjodhi të ikte vetë nga kjo botë në kulmin e fuqive të veta, dhe Amiku që nuk do zgjidhte kurrë të ikte edhe sikur ta linin fuqitë për fare. E donte shumë jetën, dhe pleqërinë, kam përshtypjen, e jetonte mes një trishtimi të madh, e jetonte si një lak që mbyllej e mbyllej. Deri sa u mbyll vërtet sot, kur morëm vesh se Amik Kasoruho ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare.
Paç paqe në atë botë, Amik, paç atë paqe që s’pate fatin ta kesh në këtë botë!
Comments
Bukur. Shkruar me sinqeritet

Bukur. Shkruar me sinqeritet dhe ndjenje. Ngushellime familjes. Aq me shume se Amik ka qene edhe mik me tim ate.

A jane te sinqerta keto

A jane te sinqerta keto shkrime? Apo thjesht qoka qe duhen bere? Mos valle vetem vdekja garanton respekt pa kushte? Po dashur te paragjykoj i bej keto pyetje se shkrimi (s'di nese mund ta quajme eulogji) ishte pa nerv, pa ndjenje si dicka per tu bere brenda 8 oreshit, si urata per paqe ne boten tjeter, por a beson Muci te bota tjeter?

Me mire " Rest in peace" se

Me mire " Rest in peace" se rahmeti turko - arab. Shqip do te ishte : "U prehsh ne paqe"

Ose "I ndrihte shpirti!".

Ose "I ndrihte shpirti!".

edhe nje here,ne titull, doli

edhe nje here,ne titull, doli ne pah kompleksi i thelle i inferioritetit dhe huajomania provinciale. U PREHTE NE PAQE

I ka vene titull te bukur

I ka vene titull te bukur Muci, aq te bukur dhe ne nje 'shqipe te kulluar', sa te bene te mos i lexosh fare ato qe thote me poshte. Sa interesant eshte shejtani me ato qe thote, mahnites. Po sa shume qe di, mor aman! Ah, skur ti dinte ne shqip ato qe di ne anglisht, sa shume do e lumturonte tere mexhilizin.!

Add new comment