Me ndërgjegje të ndytë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/5375_download_34.jpg?itok=xY86_8Ra)
Para pak ditësh nji gazetare e talentueme botoi nji letër të kompozitores Dhora Leka drejtue Enver Hoxhës në vitin 1967. Tonet e letrës, të mjerueshme në pikëpamjen morale, tashma janë të njohuna prej publikut; vetë ekzistenca dhe publikimi i asaj letre sjell në vemendjen e shoqnisë shqiptare urgjencën e hapjes së dosjeve.
Nga ana tjetër ndenja e përbuzjes ndaj nji personi që ngrehte kurtha për llogari të Sigurimin e Shtetit, ia lëshon pak nga pak vendin keqardhjes për nji grue të mjerë, që mbasi kishte besue në rini të vet tek komunizmi si nji forcë emancipuese e çliruese e shoqnisë, ndodhej falë po atij sistemi në pozitën e nji individi pa të drejta civile, pa dinjitet, pa miq dhe pa asgja tjetër përveç instinktit të mbijetesës që e çonte deri në akte histerike keqbamjet dhe vetëflijimi të ndërgjegjes.
Por shumë ma e ligësht se Dhora Leka, që tashma nuk jeton ma, asht aradha e spijunëve, fanatikëve, dogmatikëve, atyne që kanë marrë në qafë individë dhe familje të tana, tue nënshkrue dëshmi të rreme, tue firmosë për internime, dëbime, arrestime, dënime e deri edhe pushkatime.
Shumë prej tyne kanë gjetë strehë në këto dy dekada në rradhët e politikës shqiptare, të gjyqsorit dhe të administratës shtetnore, të shoqnisë civile etj. Disa prej atyne fanatikëve komunista dhe spijunëve kanë mbërrijtë deri atje sa me drejtue forcën kryesore politike të djathtë, ndërsa ndonji tjetri në këto vite i asht lëshue në njenën dorë kinse drejtimi i Shtetit. Mjerimi i tyne moral shkëlqen shumë ma tepër se dobësia e nji grueje të mjerë që ishte e gatshme me ba gjithçka për me rifitue “lirinë”, ose nji lloj malli të neveritshme që asokohe shitej si të ishte liri.
Në qoftë se në këto vite në Shqipni do të ishin hapë dosjet, nuk do të kishim pasë kaq shumë politikanë, analista, deputetë, nëpunës të naltë të Shtetit, biznesmenë, gjykatës, akademikë, artista apo gazetarë me nji militancë të turpshme në rradhët e Sigurimit të Shtetit.
Asht paradigmatik përdorimi që nji komunist fanatik si Sali Berisha, lavjerrës për nga karakteri e “grimpeur” si urthi për nga vokacioni, i cili deri para dy dekadash voziste në nji barkë me Karontat e Bllokut komunist, i ka ba dhe i ban edhe sot ish-bashkëpuntorve të Sigurimit. Mund të themi pa frikë se forca e dobët e këtij burreci ka ardhë edhe prej atyne dosjeve, që edhe pse s’i ka hapë, i ka përdorë sistematikisht, ka rrjedhë prej njollave të zeza që ia shoqnojnë shikimin. Po të hapen dosjet, shumica e shqiptarëve do mund ta konstatojë sesi Berisha asht mbajt gjallë në këto vite në misionin e tij tritolean prej shkarthave të Sigurimit. Shumë sish, tashma në mbramjen e jetës së tyne, i kemi pa në këto dekada sesi ecnin hijerandë përpara togave “për nder armë”, merrnin dekorata, tituj nderit, sesi bisedonin para telekamerave me ministra e me presidenta shtetesh të hueja, sesi në funeralet e tyne qaheshin dy lot mallëngjimi prej nji turme hipokrite që tregonte anekdota, si u kushtoheshin rrugë, shkolla, çmime letrare etj.
Edhe sot kjo seri gjakprishunish po mban peng Shtetin, drejtësinë, tue pengue me vullnet të plotë së bashku me nji aradhë tjetër, ma të re, parvenu-shë të korruptuem deri në palcë, reformat dhe integrimin. Madje disa sish shkojnë deri atje sa me mbrojtë haptas botën e krimit në profilin e saj ma tragjik, atë të gjyqsorin shqiptar. E gjithë kjo gja tregon përbuzjen që Berisha ka pasë dhe ka për institucionet shqiptare, tue qenë se i ka mbushë me individë që në pikëpamjen intelektuale dhe morale nuk mund të klasifikohen ma nalt se kandrrat, mbasi ideali i tyne i vetëm asht zgjanimi në hapsinë i landës së korruptueshme që u ka falë natyra, përfshi këtu edhe egon e tyne të gjymtueme.
Politikës sonë deri më sot i ka mungue vullneti me i hapë dosjet dhe me çlirue kështu shoqninë shqiptare prej pengmarrjes mafioze.
Jemi përballë nji hapi të randësishëm drejt integrimit europian dhe hapja e dosjeve mbetet nji kërkesë me randësi morale, prandaj në qoftë se në parlamentin shqiptar ka ende nji shumicë me ndjeshmëni historike ndaj së kaluemes dhe qytetare ndaj së tashmes, akti i parë që duhet të miratohej do të ishte ligji për hapjen e dosjeve. Përndryshe do të vijojnë me na u sjellë kudo nepër kambë shkarthat e përbuzshëm me pasionin e shërbimit ndaj së keqes, ata që e qelbin prej koket dhe e jargavisin fund e krye Shqipninë dhe institucionet e saja.
"Shqiptarja.com"
Comments
Bravo, Ndreca, Rama do mbaje

Bravo, Ndreca, Rama do mbaje shenim fjalet e tua dhe do te gjeje nje vend te mire ambasadori, mundet edhe ne Katar, se e di qe ti je bere gati per karriere dhe per te je kandidat te ndrrosh edhe fene siç ndrron bindjet, nese ke pasur ndonjhere.

Perse ky vendi yne i ka me

Perse ky vendi yne i ka me te tepert ndyresirat, komentatoret e paguar dhe njerezit e ulet qe nuk shohin thelbin e shkrimit te nje autori te mprehte dhe dinjitoz, por i shpikin menjehere sipas natyres se tyre prej xhambazi qellimin e larget qe ka autori perfitimin. Shtroj pyetjen: a duhen hequr fare komentet apo duhen njerez ne faqet online te angazhohen per mbrojtjen e figurave te shquara qe shkruajne me perkushtim te braktisur balleperballe njerezve pa emer, prapaferrakeve qe qellojne me shuka balte. Me takon te shikoj komente ne shtypin e huaj. Dhe ve re mjerisht se ne edhe shtypin e kemi te nje niveli te ulet, por sidomos komentatoret, perfaqesuesit e edukates enveriane te tranzicionit i kemi ne nivele te mjerueshme karakteriale. Jam i mendimit per heqjen totale te komenteve. Apo duhet te mbushim boshlleqet e papunesise?

Nuk pastrohet ndergjegja duke

Nuk pastrohet ndergjegja duke u bere pale me persekutuesit apo bijte e persekutuesve te djeshem. Askush, as eter as bij nuk kane kerkuar falje per krimet si sherbyes te diktatorit, prandaj nese duhet te flasim per ndergjegje te paster e mira do te ishte t'i qendrohej larg te dyja paleve.

Keta dy sipershkruesit duken
Keta dy sipershkruesit duken mbeshtetes te thekur te Sali antikomunistit, po ikni ore debile, lerini denglat se eshte tallur me ju paq.
Ritter, Perpara se te vesh

Ritter,

Perpara se te vesh etiketa e te fyesh, lexoje mire deri ne fund cfare kam shkruar sidomos pjesen: "e mira do te ishte t'i qendrohej larg te dyja paleve". Ashtu si u tall Berisha dje po tallet Rama sot, pikerisht sepse ka gjetur "gjeni" si Ritter.

Po mire o Gjon, behu me ate
Po mire o Gjon, behu me ate te qendres Zef Bushatin ose Mark Frrokun, ata jane te barazlarguar. Ndjese per fjalen debil.
per tipa si puna jote vetem

per tipa si puna jote vetem pozicionimi politik eshte ekzistence, po nuk ishe i pozicionuar politikisht je i vdekur, nje hic, nje joperson.... por ne fakt e verteta eshte krejt e kunderta... ndjell keqardhjen me te thelle per racen njerezore...

I dashur Ritter perse ke kaq

I dashur Ritter perse ke kaq zell te me gjesh nje pozicionim ne politike. Une jetoj shume mire larg saj dhe kjo me jep lirine te kritikoj cdo gje qe nuk shkon pa u ndikuar nga anshmerite politike. Mos paragjyko idete e mia duke u nisur nga emri, sepse une mund te jem fare mire jo besimtar e me ide shume me te ndryshme nga ato qe ti mendon!

Dosjet âsht dasht me i pâs
Dosjet âsht dasht me i pâs hap tesh njizet vjet. Por siç thot i nderumi autor, jân përdor e keqpëdor me mâjt njerzit e Sigurimit prej komunistave si Salija e nji grup i ngusht qi e kân mbajt peng e vazhdojnë me vjedh e shkatrru edhe ato pak vlera. Ndertimi i shtetit fillon me hapjen e dosjeve, krijimin e ligjeve e zbatimin e tyne me pikmëni.
Kush jep apo kush ka dhene

Kush jep apo kush ka dhene nje pergjigje zyrtare per procesin e kalbezuar te hapjes se dosjeve?

Add new comment