Sa turp: 10 burra në Muze!

Postuar në 26 Prill, 2014 09:16
Nina Cara

Në një festival letersie e artesh pamore, ose secili më vete, ështëgjithmonë lajm i mire, mund të biem dakord sh umë prej nesh. Që zëvëndësimi i kazmës ose pushkës me librin veçse emancipim e zhvillim s'mund të prodhojë gjë tjetër (mënjanë respektit për kazmën si “bukëprodhuese” e heronjtë kombëtarë që luftuan për çlirimin e atdheut) mund të biem sërish dakord shumë prej nesh.

Që posterat Warhol-ianë vazhdojnë të jenë pop e gjetje ka rezultuar vazhdimisht të jetë e vërtetë pikërisht se bëhet fjalë që angazhon imazhe popullore si antagoniste të kulturës elitiste në art, duke theksuar elementet banale dhe “kitsch” të kulturës, më së shumti nëpërmjet përdorimit të ironisë. -Aksesi masiv në art do përbënte një temë tjetër të vjetër e të re, të përshtatshme për kritikët e artit.

Që në dhjetë shkrimtarë e artistë pamorë të denjë për të qëndruar në posterin që përfaqëson festivalin nuk ka asnjë femër shkrimtare ose artiste vizuale nuk përbën lajm të mirë për vendin tonë.

Që çdo njeri shumë pak në kontakt me artet, për shkak të kohës ose neglizhencës kupton se asnjë femër shkrimtare shqiptare nuk është në nivelin e Roberto Saviano-s (në një vend mjaft të nderuar mes Ismail Kadaresë dhe Ibrahim Kodrës) vazhdon të mos jetë lajm i mirë për vendin tonë. Që Roberto Saviano është konsideruar “hero-kombëtar” nga Umberto Eco (në Itali) dhe që aktivizmi dhe kurajoja e tij pa diskutim i kalon kufijtë duke na dhënë një shembull të vetëmohimit në emër të lirisë dhe së drejtës për të denoncuar padrejtësinë e dhunën është fakt.

Asnjë paralelizëm me aktivitetin letrar të Kadaresë (në krah të të cilit është vendosur fotoja e tij) përgjatë diktaturës nuk di të shtroj në këtë pikë sepse përveç vlerësimeve për kurajo e guxim e vërtetësi (per kete ka mbrojtje të vazhdueshme nga shteti) nuk di që Saviano të jetë vlerësuar
artistikisht në veçanti për mënyrën e tij të shkruarit e prurje në letërsi.

Por nëse Saviano meriton të jetë aty, a nuk do meritonte dhe Musine Kokalari të ishte në atë poster (Ajo që nuk pati mbrojtje nga shteti, por teksa ishte në sallën e gjyqit duke u gjykuar turma jashtë ulëriste 'me vdekje në litar')?

Mimoza Ahmeti, Elvira Dones, Natasha Lako, Ornela Vorpsi, Mira Meksi,Luljeta Lleshanaku (ndjesë për  emra që s'më kujtohen ose që s'i njoh, për fajin tim ose të “posterave” orientues), asnjëra prej këtyre nuk e meriton të jetë në atë poster? E nëse vërtet ne nuk paskemi shkrimtare femra çfarë do të thotë kjo për një vend?

Se do vazhdojmë që femrën ta mbajmë në ballë të vendit vetëm me pushkë në dorë (mund të ishte dhe kazëm), aty, poshtë posterit?! Për të mbrojtur kë, çfarë?!

(*Poster Warhol-ian i përbërë prej fjalësh)

Historia-ime.com

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Ky eshte turpi me i vogel i ketij festivali. Por ne mungesen e kritikave (keto jane vetem per opoziten) kjo kritike nga kendveshtrimi i gender eshe me se i miresepritur.

Ne fakt festivali duhej analizuar qe nga kryeja. Se pari per fenomenin e politizimit te tij. Kemi nje grup intelektualesh e artistesh qe i perkasin klanit politik roze, e qe kane qene aktive ne sherbimin e tyre ndaj politikes. Organizatoret jane miq te edi rames, qe vetekuptueshem nuk u financuan nga qeveria paraardhese, por gjeten mbeshtetje nga kjo e tanishmja, ky KM eshte Rama dhe Kumbaro eshte jo vetem mike e Rames por edhe e organizatoreve. komikja: Te gjithe keta gjate kohes blu - Berisha, e kane akuzuar ate per politka klienteliste e klanore, per regjimin e familjes! E te njejten gje kane thene edhe per elitetn kulturore qe i ka sherbyer Berishes.

Se dyti, krijohet nje cmim me ermin e Ardian Klosit, qe nuk merret vesh se per cfare e meriton kete cmim, si per faktin qe trashegimia e klosit eshte shume modeste, si ne publicistike edhe ne perkthim, por sidomos ne publicistike, se per kete jepet cmimi me emrin e tij, aq edhe per impaktin e tij. Klosi ishte me i famshem per karakterin e tij gri, per miqesine me Edi Ramen, sesa per vepren e tij. Ishte me i famshem ne rolin e kucedres qe kishte zene burimin e ujit (roli i tij tek Traduki dhe Instituti Göthe), ishte me i perfolur si nje njeri qe ka pare vetem interesin dhe xhepin e tij, qe u ka prishur punen shume kolegeve duke bere qe te mos marrin financime. Tingellon kaq hipokrite sot lumi i levdatave per te, ndoshta ne shkembim qe te pakten ta vjelin Klosin pas vdekjes sipas parimit, kur ishte gjalle na beri gropen, por tani s'ka c'na ben. Jo vetem kaq, por Klosi ishte pragmatik, dhe pertej talljes qe i bente Rames, kishte nevoje per pushtetin e tij dhe sidomos perfitimeve qe i sillte ky pushtet. Sot e gjithe familja e tij vetekuptueshem i sherben Rames! Nuk na lane kohe as te mendonim e reflektonim mbi ate se cfare mbeti nga Klosi ne memorjen tone, ne menyre qe te kishim kuptuar edhe domosdoshmerine e ketij cmimi. Por historine e shkruajne fitimtaret, dhe sot fitimtari eshte Edi Rama dhe klani i femrave dhe burrave te edukuar qe i sherbejne me devotshmeri e pa i bere asnje lloj kritike (cmimi qe paguajne per karrieren). Te gjithe fitimtaret nxitojne ta shenjojne kohen e tyre mes te tjerash edhe me heronjte e tyre, e Klosi ishte njeri nga keta.

Se treti: marresi i cmimit eshte po nje mik i Rames, i organizatoreve dhe nje "mik" i Klosit, qe gjithashtu nuk le rast pa permendur meritat e Klosit dhe sidomos mitin qe kane qene bashke (si vellezer siameze, me foto). Nje veshtrim i shkurter ne arkivat e medias, ben te qarte qe jo gjithmone raporti i ardianeve ka qene kaq patetik sa kerkon ta shese i mbijetuari. Dhe komikja e tragjedia: Eseisti i talentuar nuk ka rreshtur se talluri ata, te tjeret, qe ja japin cmimet njeri-tjetrit, qe jane ne sherbim te pushtetit. Dhe me komikja, qe meriton nje autokarikature (ne shenje ndershmerie per lexuesin qe i ka besuar): eseisti promovon Kryeministrin, ky ia hap dyert e karrieres e cmimeve. Me erdhi cmimi i papritur, tha fituesi dhe deshmoi se eshte njeri me "humor". Ishte ankuar se nuk e kishin ftuar personalisht ta merrte cmimin gjergj fishta, ca kohe me pare. Te pakten kjo ju kursye kete here. Kete here madje ksihte edhe kryeministrin aty, te cilit i dha edhe doren - si element Marredhenie. Edhe 25 vite pas renies se komunizmit, e vetmja mundesi per shkrimtarin te behet i famshem eshte pushteti! Eshte politikani, udheheqesi. Si ne binomin Kadare/Hoxha, ne na ngelet te fillojme e te hamendesojme se cili eshte shkrimtari me i mire ne binomin Rama/Vehbiu. Njeriu mund te argumentoje se Kadare ka alibine e komunizmin. Por, sidoqofte, askush nuk i shpeton argumentit, se zgjedhjet jane personale.

Pra, ky festival, thjesht se zbuloi se sa e pandershme dhe incestuale eshte kjo elite, qe eshte perpjekur per tete vite me radhe te na binde se eshte elite Shprese, elite Kulture te mirefillte, se eshte Qytetare, se eshte e Merituar. Festivali zbuloi se kjo elite eshte kaq e pacipe ne arrogancen e saj sa as nuk perpiqet t'i beje gjerat pak me mbuluar, pak me me spond. Ose lufta dhembe per dhembe me tjetrin keta 20 vjet e ka tjetersuar kaq shume sa e ka bere nje kopje te tij. Thone se mbas nje lufte nuk ka fituese, vetem te mbijetuar.

Me e dhimbshmja e ketij festivali: na tregoi se shpresa se dicka do ndertohet po vdes perfundimisht. Kjo elite kulturore ka uzurpuar te gjitha mediat, te gjitha institucionet. Nese dje, ishin keta vete qe benin luften, edhe pse gjysme te vertete, por te pakten ofronin nje lloj rezistence. Sot nuk ka me askush te luftoje, kush te perpiqet.

Submitted by alidemsi (not verified) on

Po perse duhej qe te mbulohej faqja kryesore e muzeut me njeposter te tille....??? Apo u vjen turp savianove nga luftrat shekullore qe ka bere populli yne kunder eterve te savianove apo dhe me gjere........

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Per fat te keq Shqiperia si kudo, edhe ne fushen e artit, kultures dhe letersise nuk po shkeputet dot nga e kaluara e saj e erret. Si qemoti, kur Partia - Qeveria shperndante flete lavderimi me tituj "Artist i Popullit", apo "Artist i Merituar", edhe sot Qeveria - Partia shperndan Cmime dedikuar e kushtuar, disa karaktereve te dyshimte, merita me e madhe e te cileve eshte qe direkt apo indirekt i sherbejne klikave politike ne pushtet.

Vete dedikimi i cmimit per publicistiken, nje individi si i ndjeri Ardian Klosi me se pakti eshte tallje per publicistiken vete, me se shumti eshte cinizem absolut i klikes politike qe thjesht demostron qe sot ne Shqiperi, pervec parave e bisneseve qe shperndahen e vidhen sipas qejfit, edhe kultura e arti konsiderohen si nje domen ekskluziv i politikes zyrtare. Thuhet se per te vdekurit nuk flitet keq dhe une nuk do te zgjatem me shume ketu. Por kjo nuk do te thote qe detyrimisht per te vdekurit duhen thurrur levdata te pamerituara, e aq me pak dedikime cmimesh kombetare.

Kulmi arrihet pastaj kur ky i ashtuquajtur Cmim Kombetar i jepet nje tjeter individi me nje veprimtari kaotike me pretendime prej intelektuali omniscient, qe nuk kuptohet mire ku i qendrojne vlerat e kontributet per kombin pervec nja dy tre librave te palexueshem dhe nje krrakavitje te pafund ne blogun e vet ku krekosja perzihet me vetadmirim deri ne vjellje. Ketij individit tjeter nuk i mungon as kurajoja qe te shkruaj rreth temash e ceshtjesh qe jane absolutisht jashte dhe tej arsimit te tij te çale, as kurajoja te gefurret si gjel po t'i vesh ne dukje me miresjellje se me shpesh se rralle e ka gabim.

T'ma gzoni Rriln e Lindjes!

Submitted by Zapbone (not verified) on

Pashe M. Nanon i ngrefosur gati sa nuk po vinte kembet mbi podium/tavoline, me duart e kryqezuara e pothuaj gjithe gjymtyra e poshtme e kembes i dilte mbi tavoline duke demostruar nje gjuhe trupore here here si te cmenduri qe i kishin vene kemishen e hekurt po dhe prej triumfatori zapberes ne poza perandorake alla Cezar. Nuk i fshihte emocionet edhe pse te gjith trupin e kishte nyjetuar ne forme solide si model i mikelanxhelos.Kerkonte ndoshta qe ti fshihte ndjenjat me pozat e marra po harronte se me shume i zbulonte dhe i bente ato me te lexueshme duke i pasqyruar ne te gjithe qenjen e tij. Keshtu e lexova Nanon dhe po kesisoj pozash mirnin ne vitin 1945 partizanet gjykates kur jepnin sentenca me vdekje edhe pse nuk kishte kepuce qe i rrinte ne kembe se e kishin kallon sa nje patate. Keto ishin elitat vrastare qe u bene vegla te politikes dhe dhunuan bashke me partine duke vrare elitat e verteta qe kishin mbaruar ne Vjene, Bolnja, paris e ne europe. Keto ishin ato qe kishin mbaruar universitetin e malit. Menduam se mbaroj ajo kohe ku partia nen morseten etatiste kontrollonte cdo gje po paskam gabuar. Me M. Nanon qe eshte dore e pare e kallove te deformuara ne koke qe marrin poza delirantesh e triumfatoresh me shpirt te gerryer e te shitur kerkojne te mbushin vakumin e elitave te verteta kulturore me simbole qe sa qene gjalle nuk leshuan hije artistike dhe pa as mete voglin profil artistik ne vdekje i kane ngrefur cmime fantazme per te delegjimuar e diskrediduar vlerat e verteta konkuruese ne publicistike e ne art. Turperohen? Nuk turperohen se nuk kane ynyre dhe nuk jane dinjtoze. Morali dhe etika jane dhe ceshtje trashgimnie dhe ne nuk kemi trasheguar as elita dhe as etike dhe ashtu si partite shkerdhata qe jane shpk e kartel mafie ashtu jane dhe te ashtequajturat elita shkerdhata dhe te deligjitrimuara. Elitat shqiptare kane trashgmnine e bashkpunimit e te nenshtrimit ndaj partise dhe jane te diskrediduara.

Submitted by Drakulat ne Baner (not verified) on

Megjithe meritat e Vehbiut, problemi kryesor eshte qe cimin e merr shtepia botuese qe organizon evenimentin.

Vehbiu mund ta meritoje ate cmim, por kjo pune e bere kaq hapur dhe kaq pa moral eshte e shemtuar.

E dyta, kryeministri ishte i entuziasmuar per cmimin e Vehbiut, pra e dha bekimin e tij. I ka lexuar kryeministri librat e tjere ne panair?

Nuk i takon te gjykoje se i bie qe eshte vete kryetar jurie.

Baneri i evenimentit me kujtoi librarine Ismail Kadare te Fahri Balliut, qe u hap megjithe portretin e shkrimtarit tone te madh, por qe nuk u mor vesh si perfundoi dhe pse qendroi aq sa qendroi.

Strategjia e deritanishme ala Balliu, eshte ver portrete te nejrezve te shquar per te fshehur pislleqet mbrapa.

Fytyrat e atyre 12 apo 16 te perdorurve u shfrytezuan thjeshte per te ndryshuar pronesine dhe mbeshtetjen e ministrise e te shtetit nga nje panair ne tjetrin.

Ajo qe ndodhi eshte se botuesja e librit te kryeministrit, merr ne dore organizimin dhe fondet e shtetit per te bere nje panair libri qe eshte copy paste i panairit ekzistent. Thjeshte kane shtuar nje hapesire video arti te ekzpozuar si mos me keq ne hyrje te salles.

Ky eveniment pervec pompozitetit dhe nderrimit te dores nuk kishte asnje ndryshim me panairin e zakonshem.

Turpi i kesaj here eshte perdorimi i fytyrave te disa njerezve te mikluar per te bere nje dore para botuesja e kryeministrit, qe per me teper edhe ate nje cmim qe jep ia jep shtepise se vete botuese.

Submitted by Anonim (not verified) on

Jemi shume krenare qe vete udheheqesi e ka marre ne duart e tij artin dhe kulturen, duke i rritur krenarine dhe nderin shqiptarit, duke na injektuar e imponuar kendveshtrimin e tij per boten dhe se si i sheh gjerat, nepermjet perzgjedhjes e kurorezimit selektiv te fituesve, miq dhe sherbyesa te tij.

Gjithashtu na entuziazmon fakti, qe vete udheheqesi, i qeverise dhe partisem ka organizuar dhe sponsorizuar kete aktivitet, qe e kujtuam si inisiative te pavarur te shoqerise se librit shqiptat e qe ministrja e kultures na e shiti si nje nga shume projektet konkurruese mes te tjerash. Por, si gjtihmone, Edi Rama kujdeset qe asgje te mos i mbetet ne dore rastesise dhe ca me pak vullnetit dhe deshires se pavarur nga politika te artistit dhe intelektualit.

Dava tarafesh, do thoshte Ardian Klosi dhe do shkrihej gazi kur te degjonte Ramen duke folur per mediokritetin.

T’i kam falur te gjitha biri, im, do thoshte Enver Hoxha. Kur ishe i ri me vrave, por si i htone fjales, i riu si veriu. Tani te kane ardhur mendte e je kthyer ne vathe. Tani besoj e kupton pse sillesha ashtu. Por ti biri im do jesh me i suksesshem se une. Tani, pas reflektimit e duke te pare ty dhe paraardhesin tend, mjekun tim, them se je shume inteligjent dhe e ke kuptuar mire qe s’ke nevoje te burogsesh e vrasesh elitat sepse keto i ke te gjitha ne dore nese ua perkedhel e ushqen deliret me cmime, status celebriteti, prani mediatike apo duke u dhene nje cope buke (vend pune) per vete apo tarafin. Dhe mos harro grate, flirto dhe mikloi pak dhe i ke te gjtiha te tuat. Fotografen e zyres se propagandes e ke si Leni Riefenstahl. Po qe ke edhe dore per te shkruar? Njesoj si une. Je Gesamtkunstwerk, biri im, Gesamtkunstwerk!

Submitted by Arsen Doda (not verified) on

Nje mesim per veprimtarite e pavarura,ishte edhe ky spektakel i fundit.

Askush nuk mendon pak me thene se cfare po ndodh rreth e rrotull nesh prej kaq e kaq vjetesh.

Vizualisht, mund te jete krejt e lehte me kuptue  qe kur sallat per promovime dhe aktivitete kulturore jane vendos  BRENDA MINISTRISE SE KULTURES gje qe nuk kishte ndodhur as gjate diktatures se zeze. Nje maratone e peshtjellimit te interesave filloi lirshem ne cdo prag dere.

U harrua madje se edhe  vitet e fundit te asaj diktatur te zeze   askush nga byroja politike nuk pati guxim te marrte direkt pjese neper aktivitete, pasi kishte te deleguarit e vet besnike, te cilet i dine te gjithe. Edhe nje diktature ne grahmat e veta e ruajti fasaden dhe hipokrizine.

Tani nuk ka as fasade, as hipokrizi. Vetem cinizem pushteti dhe lajkatare. Eshte cudi se si loloja i dikurshme nuk u dorezua kurre.

Muzeu Kombetar kalon nga duart e nje besniku ne nje tjeter, sa me afer te pareve te vendit (edhe te pareve), sa mund te thuash se me i lire ka qene vetem ne kohen e Moikom Zeqos.

I vetmi personalitet dhe njeri inteligjent qe synoi nje veprimatri te pavarur institucionale mund te quhet deri tani Shaban Sinani, si drejtor i Arkivit te Shtetit. Mirepo edhe keto aktivitete u transferuan ne muret e ish KQ, nen kurimin e vete Josefine Topallit, per te kopjuar me sa duket donatoret milionere amerikane qe vetem e dhurojne vepren e tyre, por te tjere e kuratojne neper muze.Kjo u be  edhe pronare e dokumentacionit shqiptar.Dhe deri tani  nuk e ka kuptuar se Libraria e Kongresit Amerikan, qe   dergon edhe lajmerime aktivitetesh , ne cilesine e nje arkivi kombetar  vepron e pavarur nga Kongresi pasi nuk e lene detyrat e tjera te shumta. Emerohet nje njeri dhe kaq.Gjithecka eshte mekanizem me vete. Po kush me e kuptu.

Qe !Kurorezimi i nje ekpozite brenda hyrjes se godines se kryeministrise, e drejtu dhe kuratu nga kryeministri vete. Nafaka jon kjo!

Dhe ja aktiviteti i fundit, veper e shkelqyer e vete Ministres se Kultures,Sanijes se sotme, qe kishte  nen kujdestari artet mbretnore.

Mretnija ka gjithenje ide te reja, jo njerezit!

Te tjera lajme do te kemi per kete perqendrim te pakufizuar dhe te ri pushteti, qe ne fushen e kultures kuptohet ma lehte.Snobe qe nuk dine te bejne ate qe duhet te bejne. Snobe. Snobe, por krejt snobe shqiptare.

Shqiptare, mos e vrisni mendjen.

Sa te rroje lale Gjoni, hani, pini dhe kendoni, ju qe e meritoni. Cfare force e re intelektuale e pavarur!

Me pamuk safi kane per te na marre me qafe keta intelektualet e pavarur.

Por mos u shqetesoni se kemi  Sanijen si  shpetim per jetese ma te kulturueme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.