Majko bën autokritikë për “gabimin politik” të djalit

Postuar në 23 Shkurt, 2017 20:42

Dy gishta lart në një foto detyrojnë babain të bëjë autokrotikë. Ka ndodhur me Pandeli Majkon, djali i të cilit ka dalë në një fotografi me dy gishtat lart, e cila mandej është interpretuar si përkrahje e protestës së opozitës. Majko ka rendur – nuk dihet mirë për cilat arsye – të njohë para socialistëve përgjegjësinë e këtij gabimi politik që rëndon në biografi.

 “Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqinterpretime.  Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë çdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste. Sepse përgjegjësia në çdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mejdis humori dhe miresjelljeje. Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt”, shkruan Majko.

Diçka e tepërt kjo autokritikë në vitin 2017. Djali nuk ka bërë ndonjë krim as gabim politik që Majko detyrohet në këtë tërheqje që zbulon edhe njëherë kulturën politike në atë parti. 

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Kjo foto eshte ne fakt nje tabllo e sinqerte e mossinqeritetit politik te Pandeliut! Fyerje eshte per cdo socialist te ndershem dhe naiv i cili beson tek parulla "Fajin e ka Saliu"! Sepse keta tallen e lozin me kete milet te cilin e mbajne ne nje fanatizem ekstrem! Djali i Pandeliut duhet falenderuar per natyralitetin! Me kete u tregon njerezve qe ata i konsiderojne dele dhe jo vetem Pandeliu por te gjithe njerezit e atij rang! Megjithese jam skeptik qe militanteve socialiste do u preket sedra e inteligjences!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Po pse, kishte ndonje qe kujtonte se Pandi i ka dy para mend?

Submitted by Luan Kolonja (not verified) on

Me sa shoh nga foto e mesiperme, djali i Pandit duket te jete i maturuar (studion ne Universitet, ne mos gaboj) mjaftueshem per te perzgjedhur rrugen dhe bindjet e tij ne jete.
Prandaj me duket shume i pa vend "perkujdesi" dhe "nxitimi" per te nderhyre dhe sqaruar Babushi Pandi kete foto te te birit.
Perse e ben Panid kete "sqarim" krejtesisht te panevojshem? E ben per te qene politikisht korrekt me "liderin" dhe udheheqjen e partise???
Per pak sa nuk ka thene nje nga ato shprehje te fameshme dhe mekatare te komunisteve qe ne mbledhje e partise deklaronin qe "jo vetem nuk nuk pajtohemi me ato gjera qe ka bere femija im, por e kam bere ate lanet dhe ia le ne dore partise qe ta pushkatoje apo vare".
Po e keshilloj Pandin dhe i kujtoj atij qe i ndjeri babai i tij, po te ishte gjalle jo vetem do ta mohonte e bente lahnet Pandin per "tradhetine" e idealeve komuniste, por rrezik do ta kishte "vrare me doren e tij.
Jane kohe te tjera Pandush, hiqni dore nga demagogjite militantiste. Lerini femijet te zgjedhin vete rrugen e jetes, edhe nese i bashkohen krahut te partive opozitare. Jetojme ne kohe te reja.
Dhe se fundi, nuk ka nevoje te marresh pergjegjesi para... partise dhe shokeve te idealeve...
Ne te lexojme dhe te kuptojme shume mire i dashur Pandi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.