Vdes bosi i Cosa Nostra-s, Bernardo Provenzano
"Vdiq si bos, pa thënë asnjë fjalë më shumë se ato që do të thoshte një kokë e mafias", shkruan gazeta italiane “La Stampa” për Bernardo Provenzano-n, kapon e Cosa Nostra-s që ndërroi jetënë në spitalin e Milanos, ku ishte shtruar pas problemeve të rënda shëndetësore.
I lindur më 31 janar 1933, Provenzano e filloi aktivitetin mafioz në 1963 i njohur me nofkën ‘Kumbari” dhe për 43 vjet qëndroi i fshehur deri në 2006 ku u kap shumë afër shtëpisë së tij në Corleone të Siçilisë. Bernardo Provenzano ishte krahu i djathtë i Toto Rinës dhe njihej për karakterin e tij të dhunshëm.
"Ne do të shmangim funeralin publik për Bernardo Provenzano-n"- tha përfaqësuesi i rajonit të Palermos, duke mos pranuar të bëjë komente për vdekjen e një prej mafiozëve më të dhunshëm të Italisë së Jugut.
Comments
Para se te nderroje jete o
Para se te nderroje jete o zoti mafioz, pse nuk more me vehte ne boten ku shoove, edhe kete, MALOKUN tone, mafiozin e mafiozeve, SALI RAME BERISHA ?
Add new comment