Rusia preferon Emiratet për takimin e mundshëm Trump-Putin. Përjashton Zvicrën

Postuar në 15 Janar, 2025 12:23

Diskutimi për zhvillimin e një takimi mes presidenti të zgjedhur të SHBA, Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin, ka krijuar një lloj gare për organizimin. Aktualisht Zvicra dhe Serbia kanë shprehur gatishmërinë e pritjes së një takimi ku ka pritmëri për të paktën rregullimin e krizës ukrainase. Mirëpo duket se në Rusi preferojnë një vend tjetër; Emiratet e Bashkuara Arabe. Në një prononcim për agjencinë “Tass”, Oleg Karpovich, zv.rektor për Çështjet Shkencore në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme, ka shprehur idenë se Emiratet janë opsioni më I mundshëm.

Zvicra ka pushuar së qeni një vend neutral qëkurse iu bashkua sanksioneve kundër Rusisë. Ndaj një do të zgjidhet me gjasë një vend në Lindjen e Mesme. Në këtë aspekt, Emiratet e Bashkuara Arabe janë një opsion I mundshëm, nisur nga historia që kanë në lehtësimin e shkëmbimeve të ndryshme, negociatave dhe konsultimeve

ka thënë ai. Sigurisht që vendimi u takon të tjerëve, por kërkesa e drejtuar tij prej “Tass” vjel një opinion zyrtar dhe e përcjell atë si mesazh për palën amerikane.

Në listë ka qenë edhe Serbia, por presidenti Vucic deklaroi se do të lobonte në SHBA për këtë iniciativë që duket se ka pak shanse.

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Eshte krejt normale qe asnjera nga dy vendet e permendura te eleminihen per nje aresye a tjeter.
Edhe ruset edhe amerikanet nese do zgjidhnin nje vend ky duhet te ishte ose neutral te themi dhe i oranueshem ne kapacitet. Ne evropen qendrire pak e veshtire te gjendet nje vend i tille per shkak te sanksioneve ruse, ne lindje veshtire qe amerikanet ti jepnin nje flamur te tille cekise apo hungarise.
Kurse beogradi mendoj se eshte lene jashte per probleme irganizative. Vucic do e deshironte shume ne keto kohe te veshtira per te te bente nje foto me dy presidentet, por kapacitete serbe jane te vogla per keto lloj gjerash
Eshte pak e cusitshme pae nuk eshte ofruar Turqia per nje takim te tille te mundshem. Per ruset eshte elmjaft e pranueshme e me historik te gjate marreveshjeah, dhe per amerikanet do sherbente si zbutes te qendrimit turk per kurdet e sirise fati i te cileve rri pezull. Dhe automatikisht do ishin ne favor.
Emiratet duket si zgjidhje ku secili nga te medhenjte mendon se nuk e kam per vete, po as armiku nuk e ka.
Duket qe askush nuk do te shoenzoje oer kete takim. E nese vertete eahte keshtu, rezultati i takimit zbehet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.