Shterimi i rezervave të lëndëve djegëse, në vitin 2300 temperatura e planetit rritet me 10 gradë
Shkencëtarët janë të shqetësuar për të ardhmen e planetit dhe pasojat që njerëzimi do të vuajë nga ezuarimi i rezervave të lëndëve djegëse. Studiues të Universitetit të Viktorias në Kanada parashikojnë se nëse do të shterohen të gjitha burimet e identifikuara të lëndëve djegëse atëherë temperatura e planetit do të rritet me 10 gradë celcius, duke provokuar thatësirë në disa zona dhe dëme të mëdha në ekonominë globale. Sipas studimit, ndikimi më i madh do të jetë në Arktik, ku është vlerësuar se deri në vitin 2300 temperatura do të rritet në 20 gradë Celsius. Shkencëtarët vlerësojnë se rritja e emetimeve të karbonit do të çojë në një rritje të temperaturës së Tokës me 8 gradë Celsius në vitin 2300, duke i shtuar edhe 2 gradë po të llogaritet ndikimi i efektit serë. Ngrohja pritet të ketë ndikim dhe sasinë e reshjeve. Studiuesit thonë se reshjet do të reduktohen me 2/3-at në Amerikën Qendrore, Afrikën Veriore dhe 50% në Australi, Mesdhe, Afrikën e Jugut dhe Amazonë.
Comments
Sa mire qe po vdesim ma pare.
Sa mire qe po vdesim ma pare. Ha,ha,ha.
Add new comment