Ta emërojmë kryeministrin, jo ta zgjedhim!

Postuar në 19 Qershor, 2024 10:09

Unë do të preferoja një figurë që vjen nga diaspora, një figurë të pakontesueshme që do të gëzonte besimin e të gjithë strukturës së partisë. Nuk e kam emrin, por po bëj profilin si do doja unë. Edhe Tabaku mund të ishte një figurë e shkëlqyer për kandidate për kryeministre, qoftë për profilin që ka, qoftë për individin që përfaqëson

Kështu është shprehur ndër të tjera Gazmend Bardhi dje në një intervistë televizive duke konfirmuar sërish se në këtë vend nuk ia ka haberin kush sesi duhet qeverisur. 

Çfarë do të thotë që kryeministri duhet të mos jetë nga politika? Po që edhe presidenti të jetë konsensual, Avokati i Popullit me konkurs e kështu me radhë? Përveç idiotizmit ka ndonjë gjë këtu që meriton të sillet në vëmendje? Ta zëmë pse nuk përmend ky zotëri se edhe deputetët në liata kështu duhen zgjedhur? Ta zëmë me kriterin e ndjekësve në Facebook…

Politika shqiptare e ka testuar katapultimin si praktikë dhe ka dështuar. Ka dështuar jo pse është vetë e  paaftë, por sepse eksperimentimi me outsider nuk ka asnjë kuptim dhe vlerë efektive në qeverisje, qq është proces politikash përpara sesa të jetë ekspertizash. Të marrim qeveritë socialiste.

Mund të pyesim: cili është kabineti më përfaqësues? Më i plotësuar

Përgjigja mund të niset nga shumë kritere, por me siguri që kabineti i parë ka lidhje më organike me politikbërjeën në ekip dhe me premtimet opozitare. Kryeministri nisi të eksperimentojë me njerëz anonimë për politikën që erdhën nga kurrkund, morën pozicione drejtimi, luajtën dekorin, nuk lanë gjurmë dhe humbën. Të marrim edhe kabinetin e tanishëm: një pjesë e ministrave janë në qeveri, por jo në politikë. Ministri nuk mund të reduktohet në një ekspert pa njollë që do bëjë reformat më të padëgjuara që nga 1912. Sepse detyra e ministrit duhet të mbetet një pikë kulmore në karrierë, një ambicie për të çuar para disa politika apo ide. Kështu lind edhe përgjegjësia për vendimet. 

Çfarë ministrash janë këta tani? Në kuptimin politik po themi? Janë ministra që kanë dalë nga koka e Edi Ramës, se ashtu iu dukën atij në  një çast: njerëz që duken mirë. Nuk po shumëzojmë me zero punën e shumëkujt, por parimi i karrierës vepron në çdo profesion. Dhe politika është edhe profesion. Z. Bardhi paska të njëjtat mendime edhe sepse pëshpëritet në fakt që ka një figurë të diasporës të cilën opozita po e përgatit për ta katapultuar. Dhe kështu ky apo kjo e jashtmja do vijë të bëjë çudinë.

Po a nuk ishte KOP një gjetje e tillë? A nuk ishte Basha buzëqeshja e mijëvjeçarit? A nuk është vetë Bardhi një karrierë e dalë nga akskund me luhatje që nuk paketohen dot me asnjë polimer?  

Nuk eksperimentuam ne në Presidencë? Po pse, kryetar shteti është personi aktual? Kryeministrin apo kandidatin  për kryeministër e caktojnë zgjedhjet: ai që fiton PD-në, që paraqet sfidën, ai edhe është gati të përballet me atë që drejton sot. Tjetër punë ekipi që krijon. Ky është rasti i parë që emri i kryeministrit diskutohet dhe pastaj vendoset. Dhe kjo parti do të vijë në pushtet?! Po duhet një minimum serioziteti dhe bindje ndaj parimeve të sistemit. Morët vulën dhe nuk dini ku ta fusni? Bëni partinë më demokratike nga sa ka qenë dhe ja një hap u hodh. Kështu edhe mbrohet në të vërtetë ai pluralizmi për të cilin çirret opozita edhe nga maja e dritares. Dhe në thelb, pluralizmi nuk mund të ekzistojë pa një politikë dinamike, që nuk mund të delegjitimojë veten duke deklaruar se “qeverisjen e fitojmë ne, por sjellim dikë tjetër të qeverisë”. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Flora keci (not verified) on

Zoti Bardhi une jam me zgjedhjen sipas primatëve në PD dhe këtë fitoj me i miri qoftë dhe dikush nga diaspora apo dhe ndonjë tjeter

Submitted by Sudja&Gjallica (not verified) on

Flora Dhija
Dakord jam me ty, jam i shushatur nga inteligjenca jote, te pershendes!
Problemi eshte se kush i zgjedh te zgjedhurit per krietar!
Po tja leme Daktorr Berishes, AY do zgjedhe te birin e Rustem Gjates, te birin e Sali Lushes, te birin e Fahri Balliut, mbesat e Ije Vokshit, kurse ne anetaret e thjeshte, nuk na pyet njeri!
Nave Na, forumi rinor i PD Mal Bardhe- Shullaz- Bushnesh, kena vite si kena propozu Çiljeten, Suden, Jul Deden, Bleonen, Greta Koçin, Lek Plepin, por nuk na pyet njeri!
Si tja bejme?!

Submitted by Hasudja (not verified) on

Flora Cjapi
Ke shume te drejte qe te gjithe PD-istave iu drejtohesh me -primate-, dmth majmune. Kur del doktor mortja ne dritare atje larte dhe aty, poshte pallatit te tij qendrojne ne grup "primatet"; del nje skene sikur je duke pare Tarzanin mbretin e xhungles me majmunet rreth tij qe ulerasin me mbeshtetje per te.
Sa per te tjera, Sudja meriton cinque stele. Per L'Amor di Dios

Submitted by Sudja & Gjallica (not verified) on

Ha ha ha barkas…
Keci ka dyte qe po mundohet te lexoje çfare ke shkruar , kurse ta kuptoje, vitin tjeter!
Prostituta Kombetare sali ka nevoje per primate si Flora!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.