Epidemia nacionaliste, Kroacia në radhë pas Hungarisë?
Koalicioni qeverisës në Kroaci ka tërhequr vëmendjen për një prirje nacionaliste të ngjashme me atë që haset aktualisht në Hungari. Njësoj si kjo e fundit, edhe Kroacia bën pjesë ndër ato vende që kanë traditë në instalimin e regjimeve nacionaliste, të përfshira madje në krime si në rastin e Luftës së Dytë Botëore. Duket se cikli po mbyllet dhe retorika po riadaptohet në formën e një shpagimi historik, por edhe ndoshta pse alternativat e tjera janë diskredituar. Për Kroacinë është ende shpejt të flitet, por një shkrim i të njohurës gjermane, “Der Spiegel” ngre alarmin për atë që po konfirmohet si prirje në të gjithë Europën. “Nacionalizmi i Kroacisë: frika për Hungarinë e radhës”, kështu titullohet shkrimi që trajton disa vendime të diskutueshme të 100 ditëve të para të koalicionit aktual. Rast tipik, ministri i Kulturës, Zlatko Hasanbegoviç, “shembull i kthesës nacionalistit konservatore të Kroacisë”, cilëson “Der Spiegel”, referuar nga agjencia ruse “Sputnik”.
Sipas medias gjermane është shqetësuese që dy ditë pasi mori detyrën, ministri kroat shkarkoi të gjithë anëtarët e komitetit të ekspertëve në Ministri për mediat jofitimprurëse që trajtohen nga buxheti i shtetit. “Ata mbështesnin platforma ideologjike”, tha Hasanbegoviç, biografia politike e të cilit është shqetësuese. Ai ka qenë një antikomunist dhe pjesë e Lëvizjes Kroate për Çlirim, parti e ekstremit të djathtë e themeluar nga ish-lideri fashist, Ante Paveliç në Argjentinë më 1956. Në vitin 1996 ministri aktual kroat ka firmosur artikuj në media ku ngre lart heronjtë ustashë të Luftës së Dytë Botërore.
Një tjetër çështje është shkarkimini disa drejtueve të televizionit shtetëror, një vendim që u kritikua gjerëisht nga përfaqësues diplomatikë të ShBA-së dhe BE-së.
Duke zbuluar qëndrimin konstant rus lidhur me rizgjimin e nacionalistëve të Europës Lindore, që origjinojnë në regjimet fashiste të Luftës së Dytë Botërore, “Sputnik” i shton shkrimit të “Der Spiegel” edhe një dokumentar të televizionit franko-gjerman “Arte”, që muajin e shkuar i kushtonte vëmendje kësaj dukurie në Europë. “Një e treta e dokumentarit i kushtohej Kroacisë, ministrit të Kulturës dhe zv. kryetarit të Parlamentit, Ivan Tepes, si shembuj të ekstremizmit të djathtë në ngjitje”, referon agjencia në fjalë që kujton se edhe përkujtimi, vitin e kaluar, i operacionit “Stuhia” të vitit 1995, u shoqërua me këngë fashiste.
Dukuria fiton kontekst shqetësues parë në një plan me zhvillimet në Hungari, Poloni, Gjermani vetë, apo edhe në Francë. Nuk është çudi që shumë shpejt historia e Luftës së Dytë Botërore të revizionohet, për ta parë atë në një frymë të re dhe larg prerogativave morale të deritanishme.
http://sputniknews.com/europe/20160503/1039019268/croatia-nationalism-ne...
Comments
Akuzat e Internacionalistve
Pastrimet qe qeverite e sotme ne Hungari, Kroaci etj i bejne ish internacionalistet e pas LDB ende neper qeverite e ketyre vendeve, po na i quejne keto qeveri si Nacionaliste duke i krahasue me ato te LDB. Ky asht nji kethim mbrapa ne drejtim te majtes ekstreme e cila vendosi sistemet diktaturiale te mohimit te Drejtave te Njeriut si dhe shkaktoi rrenimin ekonomik te ketyne vendeve.
Add new comment