Turqia pa Twitter, Erdogan kërkon të nxisë protesta kundër vetes
Mbyllja e aksesit të turqve në Twitter është hapi më i fundit i marrë nga Erdogan për të parandaluar informimin e paanshëm dhe objektiv të masës pasi kishte blerë mediat më të mëdha me paratë e bisnesve rreth tij dhe pasi u kishte mbyllur gojën kundërshtarëve të mbetur me gjoba marramendëse.
Censura e qeverisë turke dhe Erdoganit ndaj medias ka filluar prej disa vitesh me blerjen apo presionin ndaj kundërshtarëve. Por, ajo doli në pah për masën e gjerë vetëm pas aksionit të prokurorisë dhe policisë ndaj djemve të katër ministrave dhe shumë biznesmenëve të tjerë. Fijet e korrupsionit përfundonin tek kryeministri dhe i biri i tij. Menjëherë mediat qeveritare filluan dezinformimin publik duke kërkuar që të devijojnë vëmendjen e publikut nga korrupsioni duke e orientuar atë drejt një puçi që po i bëhej sipas tyre Erdoganit.
Me mbylljen e Twitterit si i vetmi burim informacioni për çështjet korruptive i pakërcënueshëm nga qeveria Erdogan mund të ndalojë aksesin e një numri të konsiderueshëm turqish në të (edhe pse duket se ia paskan gjetur ilaçin për të hyrë sërish), por qëllimi i vërtetë nuk është ky.
Shumë mendojnë se Erdogan e mbylli Twitterin në Turqi sepse nuk do që t’i dalin videot e përgjimit me të birin dhe të tijtë për ku flitet për afera që arrijnë në miliarda dollarë. Por, kjo eshte gjysma e së vërtetës.
Ne fakt, Erdogan e mbyll Twitterin sepse do që të nxisë njerëzit të dalin në rrugë dhe të protestojnë kundër tij. Madje, do që ata të protestojnë dhunshëm kundër tij me thyerje dhe djegie. Madje ka profile të partisë së tij në rrjetet sociale që kërkojnë ta fryjnë këtë situatë pikërisht me qëllimin e nxitjes së protestave.
Çudi? Jo. Erdoganit i duhen pikerisht tani protestat e dhunshme kunder tij në një moment që sondazhen tregojnë se për herë të parë që prej 12 vitesh partia AK ka zbritur në 29 % të votave kur kanë mbetur edhe 9 ditë nga zgjedhjet lokale. Kështu, ai mbledh rreth vetes njerëzit/votuesit besnikë të partise së tij, të cilëve iu ishte zbehur besimi pas skandaleve të përditshme të publikuara.
Nëpërmjet protestave të dhunshme të të majtëve, Erdogan kërkon të trembi shtresën e mesme konservatore të shoqerise turke, të cilët jetojnë me paga dhe biznese të vogla. Janë ata që kanë ndërtuar diçka me mund e me djersë dhe nuk duan trazira por qetësi. Duke i trembur me "anarkistet e majtë" ai kërkon minimumi që ata të mos votojnë majtas dhe maksimumi të votojnë partinë e tij.
Comments
Edhe thone se lajmet e
<p>Edhe thone se lajmet e ngjarjeve jane islamofobiiii, apo turkofobiiiiii. Ha,ha,ha. Tamam qesharake.</p>
Add new comment