Sa rëndohet xhepi i shqiptarëve nga rritja e taksës së karburantit?

Postuar në 23 Tetor, 2014 07:36
Eduard Zaloshnja

Në shumicën e mediave shqiptare është njoftuar se Ministria e Financave po konsideron një rritje prej të taksës së karburanteve me 12 lekë për litër, duke filluar nga 1 janari i 2015-ës. Sipas PD-së, “ky lajm i keq për shqiptarët është baraz me 80-90 milionë dollarë në vit, të cilat qeveria do t’i marrë direkt nga xhepat e çdo qytetari shqiptar, i cili, përveç kësaj, do të paguajë edhe indirekt, nëpërmjet rritjes së kostos së produkteve e shërbimeve të konsumit të gjerë”.

Por sa mund të jenë realisht të ardhurat që do të futen në buxhetin e shtetit nga një rritje e mundshme e kësaj takse? Të dhënat e Drejtorisë së Doganave tregojnë se në 8 muajt e para të vitit, janë taksuar 295 milionë litra karburant, ose 7% më shumë se një vit më parë. Duke ndjekur këtë trend, për 12 muajt e 2015-ës, mund të parashikohet se do të taksohen gjithsej 445 mijë litra karburant. Shtesa e taksës 12 lekë për litër do të sillte kështu një shtesë prej rreth 50 milionë dollarësh në buxhet – shumë që do të paguhet direkt nga të gjithë ata që blejnë karburant. Sa për efektin e tërthortë, treguesi i inflacionit deri më sot ka treguar se nuk ka patur rritje të përgjithshme të çmimeve, edhe pse ka patur rritje të taksës së karburantit – inflacioni ka më shumë se një vit që rri poshtë nivelit 2%, i cili është dyshemeja e sugjeruar nga FMN-ja (tavani është 4%).

Comments

Submitted by tironc (not verified) on

<p>nqs efekti i takses do jet 50 milion dollare, megjithe efektin plus te tvsh, shkon 60 milion dollare</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.