Po e mbyll shitoren në TVSH
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/31/6078_enkel_demi.jpg?itok=OXIDg4u5)
Enkel Demi
Ditën e hënë, në kinema, por edhe në ekranin e Televizionit Publik u përcoll episodi i parë i filmit “Milenium” me skenar dhe regji të Besnik Bishës. Pas nuk e di se sa vjetësh, TVSH rikthehet me një film artistik. Me një buxhet tejet modest janë realizuar mbi 500 minuta film, i cili përfshin një histori të kohëve të sotme me rrënjë në kohët e dikurshme. Filmi ka gjithçka që meriton një vepër moderne, është thriller, ka ajkën e aktorëve shqiptarë, ka një kamera dhe fotografi të jashtëzakonshme, montazh të arrirë, muzikë të shkëlqyer. Të dhënat e së hënës flasin për një audiencë rekord të ndjekjes, për shifra që veç TVSH mund t’i qëllojë në raste festivalesh apo ndeshje futbolli. Kuptohet nuk ka asnjë reagim të madh mediatik, ndërsa mungon prania e mediave komerciale në pasqyrimin e eventit. Është e shpjegueshme. Përse duhet folur për një film të një regjisori nga më të mirët në botën e shqiptarëve? Përse duhet folur për aktorë si Ndriçim Xhepa, Olta Gixhari, Ervin Bejleri, Klea Huta, Amos Zaharia apo për rikthimin e Enea Zhekut? Përse duhet fol për Leonard Qendron? Përse duhet fol për muzikën e Shpëtim Saraçit dhe Endri Sinës? Tek e fundit, përse duhet me fol për Petrit Becin që e ngjizi projektin? Përse duhet fol për Televizionin Shqiptar?
Në fakt, duhet me fol, por keq.
Në takimin e pasfilmit dikush më tha që kolegu im Alfred Peza në një bisedë televizive paska thënë që TVSH, ashtu copë-copë si është, ka financuar programe që kanë patur kosto 36 mijë euro në muaj. Me një fjalë programe koti, të cilave u kanë marrë paret dhe i kanë fut në xhep. Gojët e liga thonë se Fredi e ka patur për programin tim, por unë nuk i besoj ato, sepse Fredin e kam shok, por edhe sepse ai ka punuar më parë në media dhe e di që mund të ketë kosto programesh edhe gjetkë të këtilla, por hyrjet e reklamave janë më të mëdha se shpenzimet. Gjithsesi TVSH nuk është media komerciale dhe mund t’i lejojë vetes edhe programe me humbje siç janë ato të edukimit, pra arsimi, shëndetësia, mjedisi, bujqësia, fëmijët e plot të tjerë. Nejse, pyeta Martin Lekën dhe më thotë që nuk kemi asnjë program të tillë. Për herë të parë u interesova për koston e “Shih programin”, shfaqja ime e së hënës mbrëma. Ishte 900 mijë e ca lekë në muaj. Falë Kontrollit të Lartë të Shtetit, i ranë përgjysmë, pra e bënë leckë. Nuk po flas për reklamat sa ka futur në thes ky program, se marketingu nuk ka munguar kurrë në të. Pra, Bujar Leskaj si redaktor nuk bën dy lekë, ndërsa Fredin politikan me siguri e kanë rrejt, sepse ai është gazetar i vjetër dhe nuk do fliste pa e vërtetuar nga dy burime të ndryshme.
Tash, meqë qysh kur ndërroi qeveria kam parë shumë ekspertë mediatikë që japin mend nga jashtë gardhit, dua të them dy fjalë për binanë që e quajmë TVSH. Për menaxhimin e tij unë nuk jam profesionist, por një projekt shumë të mirë për të e ka Mirela Oktrova. Është i vetmi projekt që është pritur shumë mirë nga OSBE dhe ndërkombëtarët, por nuk e di sa popullor është në qarqet e politikës. Unë vetë dëshiroj të flas pak fare për ekranin.
Ky televizion që nganjëherë e shohim me përbuzje, për momentin afron programe tejet të ndjekura që në mëngjes, më tej me “Drejtpërdrejt” dhe përfundon në prime time me “Duel” apo emisioni sportiv i së dielës dhe plot prodhime të tjera të ngjashme. Ka telefilma si “Mentalisti” që është kult apo filma dhe prodhime shqiptare që bëjnë përherë rekorde të audiencës. Ka transmetuar “50/50” dhe shumë shpejt “Milionerin”. Ka dy festivale kombëtare të pakonkurrueshme deri më sot, Festivalin e Këngës dhe Festivalin e Këngës popullore. Të dyja këto spektakle shumë, po shumë të mëdha, janë “live” nga “A” deri te “Zh”. Askush nuk e bën dot këtë, sepse nuk mundet, jo se nuk do. Ka ndeshjet kryesore të Superligës, kampionatet botërore dhe europiane të futbollit, mitingjet më të mëdha të atletikës, olimpiadat dimërore dhe verore, tenis, not, gjithçka. Ka programet e edukimit, dokumentarë shqiptarë që veç kjo ngrehinë i prodhon dhe falë këtyre viteve teknologjinë e fundit, platformën dixhitale tokësore, ku gjeni TVSH HD, kanale të dedikuara për muzikën, sportin, artet, por edhe RTK. Ka orkestrën e Radio Televizionit që është një visar i rrallë kombëtar, orkestra e vetme që jep shfaqje falas çdo dy javë në sallat më të rëndësishme. Ka një arkiv që shtin në ngasje të gjithë punëtorët dhe prodhuesit e medias.
Ka dhe dashamirët, fjala vjen sipas një matjeje audience, Finalja e kampionatit europian është parë nga shqiptarët 4 për qind, kurse telenovela e Vizion +, 36 për qind.
Pra, TVSH duhet sulmuar, sepse mbi të gjitha ka lajmet, propagandën, thembrën e Akilit që e hedh gjithë këtë thesar në gropën e halesë. Lajmet i duhen përherë pushtetarëve, sepse ata e dinë që shumica dërrmuese e shqiptarëve i ndjek, jo sepse ato janë më të mirat, përkundrazi, por sepse nuk ka zgjedhje tjetër. Në mbi 20 për qind të territorit nuk shihet asnjë sinjal tjetër, komercialët, qofshin kombëtarë mbulojnë një pjesë shumë më të vogël të Shqipërisë se sa u thotë jorgani i licencës. Në pjesën dërrmuese të Shqipërisë nuk ka pay TV, sepse varfëria bën të vetën dhe kush kalon vijën e verdhë e kupton që TVSH është armë shumë e rëndësishme. Ndaj lajmet apo më mirë informacioni vihet nën thundrën e partisë, e cila prodhon çudira, si fjala vjen një kronikë 20 minuta dhe një sinkron 19 minuta. Ka burrë nëne t’i ndjekë? Po, janë ata që nuk kanë alternativë, të cilët janë shumicë. Japin rezultat këto lloj lajmesh? Po, efektin boomerang dhe ndikojnë në humbje spektakolare zgjedhjesh. Duke u nisur nga shija e ndytë e informacionit dhe propagandës shtetërore merret vareja sot dhe goditet media e vetme publike që ka vlerë kombëtare. Uroj që ta ndërtojnë, jo shkatërrojnë, por pak shpresë kam.
Përse shkruaj tani? Sepse pas 18 qershorit nuk do të drejtoj më “Shih programin”, pra do ta lë zyrën time në Radio Tirana dhe studion që më bëri strehë dy sezone. Kam një kontratë me Grand Media të Kosovës për “Milionerin”, por jo më me Televizionin Publik. Kam kaluar ndoshta dy sezonet më të bukura dhe më profesionale të jetës sime. Kurrë nuk më tha njeri kë të marr në program dhe si t’i pyes njerëzit. Isha i lirë sa nganjëherë shqetësohesha, sepse tek privati nuk e shijon kurrë këtë përmasë lirie. Punova me “Gaspër Çurçia band”, të cilët janë ndoshta formacioni i vetëm i etno-jazz në këtë vend. Punova me ca njerëz që ishin flori. Drejtova dy festivale të këngës dhe një festival të këngës popullore. Jam zbavitur për vdekje, megjithëse honoraret për këto punë janë më shumë se modeste. Por, tash duhet me ik. Shkurtimi i fondeve për gjithë projektet e televizionit na ka kthyer në aksionistë, ndaj duhet me hap krahun. Uroj që mos të jetë direktivë politike, meqë zgjedhjet i fitoi e majta. Po e mbyll zyrën duke mos mundur të bëj nja pesë koncerte unplugged dhe një program për t’u shpjeguar fëmijëve muzikën klasike së bashku me orkestrën dhe dirigjentët e RTVSH-së. Po shkoj duke i thënë faleminderit Petrit Becit që më dha këto dy sezone dhe duke lënë pas Mirela Oktrovën, e cila nuk ka për të ditur kurrë me i ul armët. Por, duke i thënë Martinit, Kleartit, Kolit, Tonit, Elonës, Petrit, Klovit e plot të tjerëve se bota është portokall dhe ku i dihet, kthehem sërish dhe punojmë prapë bashkë, pasi lekë kishte pak, por zanat kishte shumë.
"Mapo"
Comments
Shkrim qensh, shkrim comsh e

Shkrim qensh, shkrim comsh e shkrim zhuli. asgje nuk shkon e nuk qendron ne ato qe thua e shkruan. Une nuk kam kohe te te jap nje pergjigje si e meriton, pra te ta argumentoj te gjithe kundeshtine time. Nuk kam me te vertete kohe se pergatitem per pushime. Por cdo gje te TVSH eshte e shemtuar deri ne neveri dhe nuk jane vetem lajmet po cdo gje dhe kur them, cdo gje, mendoj e argumetoj cdo gje. Qe nga mengjezi e deri sa mbyllet darka te TVSH eshte cdo gje ulerime e pa pranueshme. Le ta fillojme me filmin qe permend zoterote : eshte nje film mizerabel me nje skrenar te peshtire qe vetem art nuk permban. Dialogu i personazheve vetem me kohen qe jetojne e jetojme nuk ka te beje po ka te beje me njerez qe jane me penallti. ( Kam pare vetem serine e pare ne dhe nuk kam per te pare me se nnuk jam kultivuar e mbushur per tu helmuar nga debilitette te tilla qe vetem me art nuk kane te bejne. shkojem te emisioni "duel" qe qe eshte e pa pranueshme cdo gje. Nje skene ulerime idjotike me pecikllase horror qe po te thyhen te marrin jeten. Me nje dekor qe te nervozon e te shqetson grafikisht dhe shume e shemtuar artistikisht ashtu si cdo gje te TVSH-ja. Ne qofte se shkrimi do te jete ketu mbas nje jave do te ta jap nje pergjigje te plote, po dua te te them se TVSH-ja eshte e neveritshme jo prej lajmeve por ne cdo gje qe rrezaton...

Enkel ti mund te qash

Enkel ti mund te qash "parajsen e humbur" njelloj si Jari, Sala, Basha dhe kompani. Por duhet ta dish se ai televizioni ku ke punuar ti, ua ka shpifur njerezve me propaganden e paturpshme qe i bente regjimit qe iku. Nga 30 minuta qe kishte emisioni i lajmeve, 15 i zinte fytyra "simpatike" e ish - kryministrit. Ishit bere aq te varur, aq partizane, aq te perkushtuar ndaj atij regjimi, qe populli e permbysi me vote, saqe duhet te largoheni te gjithe. Si ti, si Mirela, etj etj. Ne Televizionin Shqiptar duhet te hyje fllad i fresket, ide te reja. Duhet te flitet, ne emisionin e lajmeve e kam fjalen, per shtetin, per njerezit, per problemet e tyre ekonomike, sociale, te sigurise etj etj. Dhe jo si e bete ju. Qe qe nga mengjezi e deri ne darke i kendonit hymne padishahut tuaj. Ti ke qene i zoti si gazetar, por tejet i njeanshem. E keshtu ndodh kur nuk je me dinjitet, kur nuk je i ekuilibruar, kur nuk i thua te bardhes e bardhe dhe te zezes e zeze, por mbetesh nje interesaxhi i rendomte. Qe e ve talentin tend, aftesite e tua ne sherbim te nje pushteti. Kur bie pema, bien edhe kokrrat. Gjithmone keni mbajtur nje ane dhe e meritoni te largoheni. Te gjithe. Do te vine te tjere, po aq te zote sa ju. Dhe do Zoti e bejne RTSH-ne nje televizion vertet shteteror, per njerezit dhe jo per politikanet. Se ju qe ishit, e qelbet fare.

Kesaj i thone : 'te mos kesh

Kesaj i thone : 'te mos kesh asgje e t'a ndash me gjithe te tjeret!'. Cudi.

Rrofte Edisoni qe shpiku llampen elektrike,se kush rrinte e shikonte televizor nen driten e qirinjve.

Adresen e re na e dhe, dhe do te ndjekim tek 'milioneri' per te pare kush do behet milioner, ju apo konkurrenti...

HA HA HA .Gazetar i

HA HA HA .Gazetar i vetequajtur ,me i pa afti ,I afte ishte vetem kur hapte kepucet e Sandrit .Pastaj per hir te te shoqes u be gazetar ne TVSH,Afrimi i ketyre te vete quajtur gazetare beri qe Tvsh te ishte televizioni me medikoer e nuk e shikonte njeri

Më mirë vonë se kurë

Më mirë vonë se kurë

Po nashi e kuptove o gazetari

Po nashi e kuptove o gazetari i madh qe TVSH-ja nuk duhet politizuuar...??' Po ku ishte ti me pare per te hedhur kete ide...apo te iku streha politike dhe keta po te japin munxet... TVSH-ja eshte vertete nje pasuri kombbetare, e cila eshte vene me zorr ne gjume, qe te fitoje Sandri, po kur te zgjohet do ta shikoni.... TVSH-ja u be leter higjenike nga Sandri..., u perdhunua po nga Sandri, dhe tashti po lepin plaget qe i beri Sandri.... Te shohim se ne dore te kujt do te bjere, dhe ishallah nuk ka fatin e ketyre tete vjeteve te shkuara....

Po nashi e kuptove o gazetari

Po nashi e kuptove o gazetari i madh qe TVSH-ja nuk duhet politizuuar...??' Po ku ishte ti me pare per te hedhur kete ide...apo te iku streha politike dhe keta po te japin munxet... TVSH-ja eshte vertete nje pasuri kombbetare, e cila eshte vene me zorr ne gjume, qe te fitoje Sandri, po kur te zgjohet do ta shikoni.... TVSH-ja u be leter higjenike nga Sandri..., u perdhunua po nga Sandri, dhe tashti po lepin plaget qe i beri Sandri.... Te shohim se ne dore te kujt do te bjere, dhe ishallah nuk ka fatin e ketyre tete vjeteve te shkuara....

beni mire tel argoheni ca

beni mire tel argoheni ca kohe te tere si grup.Jeni mpire kaq vjet me Berishe nga mengjesi ne darke.Me kujtohet ngjarja e 21 janarit,prisja lajme live nga TVSH,pasi ate dite kishte mot te keq dhe me merrte vetem TVSH ne satelit.Nuk jepnit asgje,jepnit ca kodra jeshile,peisazhe pa ze.Keta jeni ku,njerez qe keni frike tashme te shiheni ne pasqyre,se ia njihni njollat vetes.Po e paskeni bere propaganden per rroga mizerje qenkeni pa bosht fare atehere.

Nuk dua te hyj ne detaje por

Nuk dua te hyj ne detaje por gjuha ne te cilen eshte shkruajtur ky shkrim eshte skandal fare.

Dialekti flitet o Enkel nuk shkruhet.

Gjuha standarte shkruhet.

Add new comment